
Nga Foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, komentoi protestat e qytetarëve kundër qeverisë, duke thënë se dalja masive e tyre në shesh është një zemërim i madh shoqëror ndaj padrejtësive që iu janë bërë.
Ai theksoi se protestat masive të qytetarëve mund ta çojnë vendin në destabilizim sepse është një revoltë reale dhe me shumë energji. Deputeti demokrat iu kujtoi socialistëve se edhe “partia e tyre nënë” u rrëzua nga revolta e qytetarëve.
Më pas, Alizoti komentoi edhe sjelljet dhe komentet e kryeministrit Edi Rama për protestuesit, duke e cilësuar si të “çmendur” dhe duke shtuar se asnjë lider në botë nuk reagon në mënyrë të tillë si ai.
“Protestën e kanë bërë vetë njerëzit dhe mirënjohje njerëzve të lirë që po protestojnë për padrejtësitë, jetën e vështirë që kanë. Në kohë krizash përpiqen të gjithë të marrin protagonizëm.
Protesta e sotme ka një gjë. Është protestë reale, natyrale. Është zemërim shoqëror ndaj një padrejtësie të madhe që ka zënë vend në këtë vend, protesta e të rinjve që nuk gjejnë një punë pa njohur dikë, pa qenë në politikë. Kjo është Shqipëria reale, por arroganca është pika ku çon çdo forcë politike, çdo pushtet drejt shkatërrimit.
Rujuni dhe kini kujdes se arroganca ndodh kur autokratët, oligarkët e pushteti …dhe mos thoni ne fitojmë shumë. Nuk fiton asnjë. Ajo protestë mund ta çojë Shqipërinë në destabilizim, është protestë natyrale, me shumë energji, ka energjinë e të rinjve, e njerëzve pa shpresë, e atyre që iu janë bërë padrejtësi.
Padrejtësia ka hedhur perandori. Reflektoni, mos recitoni se kuvendi përfaqëson shqiptarët dhe u kanë ndërtuar dy lloje realitetesh. Realiteti i madh është në rrugë.
Partia nën e juaja e hoqi rruga, nesër mund të mbyllin qepenat, të dalin të gjithë ku do të shkoni ju. Si do ta drejtoni Shqiprinë me bandën e Durrësit apo Elbasanit. Reflektoni se është sinjali i keq për Shqipërinë.
Merreni atë të marrin e lidheni, se është çmendur. Është bërë si kloun. Nuk ka kryeministër në botë që sillet ashtu, në asnjë lloj diktature. Ato protestuesit kanë bërë parrula brilante por ai fatkeqësisht është kryeministri i Shqipërisë. Një i çmendur mund të çmendtë të gjithë Shqipërinë Shqipëria ka nevojë të bëhet vend normal.”, tha Alizoti.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
11 Qershor12:20
“Rama jepe dorëheqjen”/ Deputetet e PD-së këndojnë në Parlament ‘refrenin’ e protestuesve
Seanca parlamentare është shoqëruar me tensione dhe thirrje nga deputetet e Partisë Demokratike, të cilat kanë përsëri...
POLITIKE
11 Qershor11:52
“Nuk kam qenë kurrë non grata”- Berisha: Të tillë e quajtën kundërshtarët, sanksioni im ka qenë viza, kam patur një komunikim zyrtar
Pas lajmeve se Sali Berishës iu hoq non grata, kreu i PD në një komunikim për gazetarët tha se “kurrë ai nuk ka qenë ...
POLITIKE
11 Qershor11:43
Mijëra protestues do të mblidhen sërish sot për rrëzimin e Ramës: Shqipëria nuk shitet!
Sot pritet të jetë protesta e radhës e qytetarëve të cilët kërkojnë ndalimin e ndërtimeve në Zvërnec dh...
POLITIKE
11 Qershor11:03
“Dorëheqje Ramës, qeveri tranzitore”, Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi
Deputeteje e PD-së, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit ka reaguar për protestat masive që po mbahen në Tiranë, dhe mbarë diaspor&...
POLITIKE
11 Qershor10:33
SHBA heq sanksionin "non grata" për Sali Berishën
Lideri i opozitës është liruar nga sanksionimi Non Grata i shpallur plot pesë vite më parë nga ish sekratari i shtetit Blinken q...
POLITIKE
11 Qershor10:30
Nis Kuvendi/ Deputetët e PD-së me pankarta në seancë: O jari kur do e japësh dorëheqjen
Ka nisur në Kuvend seanca e radhës plenare, ku deputetët e opozitës kanë zgjedhur të përcjellin mesazh në një m&e...
POLITIKE
11 Qershor10:30
Vajza e Ismail Kadaresë në mbështetje të revoltës kundër qeverisë, ish-ambasadorja publikon pamje nga tubimi masiv
Në mbështetje të mijërave qytetarëve që protestojnë në shesh prej ditësh kundër qeverisë së kryemi...
POLITIKE
11 Qershor10:27
'Oligarkët po marrin tokat e shqiptarëve'/ Xhixho: Rama ka humbur legjitimitetin, të japë dorëheqjen
Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u shpreh se qytetarët shqiptarë po ngri...
POLITIKE
11 Qershor10:11
‘Buxheti i shtetit vijon të vidhet masivisht’, Shehaj: Baruti i SPAK është lagur, ja dosjet që fundosin Ramën
Në një diskutim mbi rolin e SPAK dhe të ardhmen politike të kryeministrit Edi Rama, paralajmërohet një fund i ngjashëm me a...
POLITIKE
11 Qershor09:56
A po mbahet peng hetimi për Ballukun, Gjokutaj: SPAK i kishte dokumentet e akuzave të sotshme, pse nuk i përdori?
Zhvillime të reja dhe akuza të rënda rrethojnë dosjen e një ministreje, e cila dyshohet për përfshirje në një ske...