U thirr në polici për protestën, qytetari: Presion, por ne nuk tërhiqemi! Rama ik!
Aktivisiti Aurel Kujtimi ka deklaruar gjatë protestës së 18-të të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryemini...
Aktivisiti Aurel Kujtimi ka deklaruar gjatë protestës së 18-të të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryemini...
Protestuesit zgjodhën një mënyrë origjinale për të përshëndetur amendamentin e Parlamentit Europian për Shqipë...
“Ne jemi sovrani”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, nën këto thirrje ka nisur marshimi për ditën e sotme nga s...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një tjetër mesazh goditës sa i takon protestave që po shkundin qeverinë p...
Pas kualifikimit historik në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”, Kombëtarja e vajzave do të njoh&eu...
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke mirat...
Mjeti i inteligjencës artificiale Grok i Elon Musk u përdor në operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit, sipas një...
Kryedemokrati Sali Berisha dënoi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërcënimet e adresuara ndaj deputetes së largua...
Ishte lloji i miqësisë që mund t’i kishte shpëtuar lehtësisht kujtesës. E luajtur në fillim të sezonit kund&eum...
Robin Hood filloi si një traditë gojore në shekullin e 12-të përpara se të shndërrohej në një stereotip heroik dh...
Revista prestigjioze britanike "The Economist" i ka kushtuar një analizë protestave të fundit në Shqipëri, që prej 17 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
"The Economist" i përshkruan protestat si një lëvizje qytetare të nxitur nga kundërshtimi i një projekti luksoz turistik në zonën e Zvërnecit në Vlorë, por edhe nga pakënaqësia më e gjerë ndaj klasës politike.
“Edi Rama u rizgjodh lehtësisht për një mandat të katërt si kryeministër i Shqipërisë. Megjithatë, ditët e fundit, ish-ylli i basketbollit, zakonisht me humor të mirë, është dukur gjithnjë e më nervoz.
Çdo ditë që nga 31 maji, mijëra protestues janë shfaqur në rrugë për të kundërshtuar planet për zhvillime luksoze në plazhe që përfshijnë Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump”, thuhet në shkrimin e revistës, e cila thotë se protesta ka marrë edhe emrin “Revolucioni Flamingo”.
Drejtuesi i organizatës mjedisore EcoAlbania, Olsi Nika, citohet të ketë thënë se përplasja në Nartë ishte vetëm shkëndija që nxori në sipërfaqe pakënaqësi të grumbulluara prej kohësh, duke përmendur mungesën e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje.
Protestat janë të përhapura, thotë Diell Grazhdani, një ekzekutiv marketingu: “Njerëzit po flasin për gjithçka, nga të drejtat LGBT deri te të drejtat e pelikanëve.” Por të gjithë kërkojnë arrestimin e z. Rama dhe të Sali Berishës, udhëheqësit kryesor të opozitës.
“The Economist” e cilëson këtë lëvizje edhe si një revoltë të brezit të ri, duke theksuar se shumë të rinj shqiptarë nuk kanë njohur një skenë politike pa figurat kryesore të tranzicionit, si Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha.
“Disa i quajnë protestat një revoltë të Gjeneratës Z. Berisha u bë president i Shqipërisë për herë të parë në vitin 1992. Ai dhe Rama e kanë dominuar politikën për aq kohë sa askush nën 40 vjeç nuk mund të kujtojë një kohë pa ta. Ata na shohin të gjithëve si të modës së vjetër dhe një establishment që duhet të ikë”, thotë një mik i Ramës.
Ndërsa gazetari Gjergj Erebara tha se “Rama nuk përballet me ndonjë sfidë serioze nga brenda Partisë së tij Socialiste. Ai ka vetëm shërbëtorë, por jo bashkëpunëtorë”.
“Protestuesit variojnë nga aktivistë liberalë kundër korrupsionit dhe ambientalistë deri te nacionalistë që bëjnë thirrje për një Shqipëri të Madhe duke përfshirë edhe Kosovën. Ata janë bashkuar kundër elitës politike të vendit të tyre.
Ajo që do të arrijnë është më pak e qartë. Disa shohin ngjashmëri me protestat që kanë tronditur Serbinë vitet e fundit. Ashtu si në Serbi, lëvizja e re protestuese në Shqipëri dominohet nga të rinjtë. Ata po e shfryjnë zemërimin e tyre kundër një elite që mburret me pasurinë e saj.
Flamingot e lagunës së Nartës u kanë dhënë atyre një simbol të ndezur rozë të pakënaqësisë. Por demonstratat pa udhëheqës të fortë dhe plane konkrete mund të përfundojnë duke arritur pak”, mbyllet analiza e "The Economist".
Një telefon “Iphone 11” që BKH i sekuestroi, Viola Haxhiademit, sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Energ...
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke mirat...
Mbi 120 akademikë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë dalë me një deklaratë publike në ...
Kryedemokrati Sali Berisha dënoi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërcënimet e adresuara ndaj deputetes së largua...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe sot ka denoncuar Belinda Ballukun, që sipas tij ka kryer tre udhëtime me skaf në Greqi d...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme, e cila ishte e 17-ta në radhë. Ai ka ndarë një video, ku dhj...
Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar protestat qytetare kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se protestuesit kanë të drejtë...
Vetëm pak ditë pasi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe u vetëshpall deputete e pavarur, Marjana Koçeku zbulon ...
Në një kohë kur protestat për largimin e kryeministrit kanë hyrë në ditën e 18, historiani dhe studiuesi Auron Tare ka...
Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan gjatë një vizite zyrtare në Holandë, ...