Nga mbledhja me kryetarët e degëve të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se qeveria e Edi Ramës bazohet në “korrupsion dhe lobim korruptiv”.
Ai u shpreh se qeveria dhe kreu i saj po përpiqet që të mbyllë dosjet e skandaleve të Belinda Ballukut, Mirlinda Karçanaj dhe bashkëshortes së tij, por demokratët nuk do lejonin dhe do vazhdonin me misionin e tyre nëpërmjet protestave paqësore.
Berisha akuzoi kryeministrin se po bën ligje për të vjedhur, teksa tani po ndjen frikën dhe se fundin e kishte shumë afër. Ai denoncoi edhe deklaratën e mëhershme të komisioneres Marta Kos për kulturën e shqiptarëve për pengmarrjet dhe korrupsionin.
“Situata është e jashtëzakonshme siç ju thashë. Sepse pavarësisht nga protestat tona të fuqishme, ai shpalli veten mbi ligjin. Pavarësisht nga reagimet e fuqishme të partnerëve tanë, ai nuk u ndal. Ndërmori atë veprim me të cilin u tha shqiptarëve, se për mua vjedhja e pasurive publike të shqiptarëve nuk është krim, nuk është e ndaluar dhe është atribut i funksionit të tij dhe ministrave të tij. Situata është e jashtëzakonshme sepse si rrallë ndonjëherë mafia mediatike shqiptare, e cila nga rrezikshmëria është mafia numër një, më e rrezikshme se ajo e kokainës, është hedhur në një sulm të shfrenuar në mbrojtje të Edi Ramës dhe krimeve të tij e kundër PD dhe demokratëve. Duhet thënë se në këto kohëra të paprecedenta që kalon Shqipëria, demokratët dhe demokratet, mbështetësit dhe mbështetëset, në protestat dhe kryengritjet e tyre dhanë kontribut të jashtëzakonshëm, luajtën rol shumë të madh”, tha ai.
“Nëse ndiqni qeverisjen e Ramës, ajo bazohet në rrafshin ndërkombëtar në korrupsion dhe lobim korruptiv”.
Kreu i selisë blu iu drejtua edhe deklaratave të disa ndërkombëtarëve, përfshi Marta Kos, duke argumentuar akuzën e tij se Rama bënte lobim korruptiv në arenën ndërkombëtare.
“Çdo anëtar i partisë dhe forumeve tona, ftoj të kujtojnë vetëm një deklaratë e cila nuk u bë në selinë e PS, por u bë nga lobistë të korruptuar të Ramës, se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri, problemi është se shqiptarët nuk ngrihen kundër korrupsionit, racizëm antishqiptar dhe se çështja e AKSHI-t, shqiptarët kanë çështje marrjen peng, apo mosheqjen e imunitetin e Ballukut. Nuk janë diskutuar kurrë më parë heqjet e imunitetit të ministrave me kërkesë të prokurorëve, as që janë diskutuar. U ndala në këtë moment se çfarë është forca e lobimit të Ramës, çfarë guximi të deklarojnë se një komb ka kulturë pengmarrjen, të deklarojnë se heqja e imunitetit, paçka se janë heq gjithmonë imunitetet në Shqipëri, përveçse me Ramën, është çështje shqiptare”, u shpreh Berisha në diskursin e tij para kryetarëve të degës së kryeqytetit.
Kryedemokrati deklaroi se ata nuk do ndalen në protestat e tyre dhe në denoncimin e skandaleve të qeverisë.
“Me kryengritjen tonë ne kemi treguar të kundërtën, kemi damkosur Ramën dhe qeverinë e tij, kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor, me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk kanë kulturë pengmarrjen. Me të në kemi plagosur bishën në mënyrë përfundimtare, Rama nuk e merr më veten, dhe s’mund ta marrë”, vijoi ai.
Duke komentuar vizitën e kryeministrit në Dibër dhe deklaratat e tij para fermerëve atje, Berisha shtoi:
“Sot në Peshkopi u kërkonte socialistëve të na mbronin nga sulmet, në mënyrë që të vjedhin të qetë. Na mbroni nga sulmet thoshte, e ndjen se çdo shqiptar, pavarësishst nga bindjet politike, por që jetojnë me djersën dhe mundin e vet, e konsiderojnë Ramën kriminel dhe hajdut dhe qeverinë e tij organizatë kriminale. Shqiptarët çdo ditë e konsiderojnë se strumbullari i vjedhjeve në Shqipëri ëhstë Rama dhe familja e tij”.
Lideri i opozitës theksoi se skandalet e AKSHI-t dhe Ballukut çojnë te Rama dhe familja e tij, bashkë me organizatën e tij kriminale. Ai u shpreh se nuk do lejonin që të mbylleshin këto dosje dhe të pengohej drejtësia në hetime.
“Shqiptarët edhe njëherë në dimensionet e dosjes Rama-Balluku po kaq janë edhe dimensionet edhe të AKSHI-t dhe Lindave të AKSH-it. Demokratët janë nën presion të jashtëzakonshëm, por duhet të jenë më krenarë se kurrë, pasi në kushtet e një terrori të vërtetë psikologjik, mediatik, policesk, ata ju faktuan shqiptarëve dhe botës se janë opozita e vërtetë e vendit dhe as nuk pajtohen dhe as janë pajtuar, as kanë pranuar dhe as do pranojnë që dosja e Lubi Balluku të mbyllet siç tha Rama, që dosjes së AKSHI-t t’i vihet kapak me të gjorën Mirlinda Karcanaj, kurse Linda Surrelit, padronia e vërtetë e AKSHI-t të shëtisë nëpër botë, shqiptarët s’e pranojnë kurrë këtë, demokratët s’e pranojnë kurrë këtë”, tha Berisha.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
25 Prill19:49
“Dosja Balluku është dosja Rama”- Berisha: Kryeministri përdori 83 mandatet e krimit për të shpëtuar lëkurën e tij!
Nga mbledhja e sotme me krerët e degëve të PD-së në Tiranë, Sali Berisha deklaroi se sot shqiptarët qeverisen nga një ba...
POLITIKE
25 Prill18:43
Këlliçi – Ramës: Ti s’je nga Surreli, je shefi i Belindës që vodhi 1,1 miliardë euro dhe Mirlindës së varfër të AKSH-it
Deputeti demokrat Belind Këlliçi, reagoi sot (25 prill) ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës që ky i fundit bëri në takim...
POLITIKE
25 Prill18:23
Stafa: Porti i Durrësit është asgjësuar, krim shtetëror dhe tradhti kombëtare
Kryetari i degës së PD-së në Durrës, Osman Stafa, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në Syri TV, ka fol...
POLITIKE
25 Prill14:18
Berisha për Ferit Hoxhën: Të quash idiotë shqiptarët e Maqedonisë, do të thotë të jesh një tradhtar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen pasi atij iu publikua ...
POLITIKE
25 Prill12:50
Berisha: Rama është në panik dhe pa shpresë! Shqipëria e zhytur në skandale korrupsioni dhe rritje të varfërisë
Edhe këtë të shtunë, lideri demokrat Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.
Në n...
POLITIKE
25 Prill12:35
AKSHI “gropë e zezë”/ Berisha: Kanë plaçkitur shqiptarët në qindra mln euro, kur në 2017 AKSHI mbuloi tenderat e IT
Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, ku ka folur për situatën politike dhe ekonomike në vend. Ai ka ak...
POLITIKE
25 Prill12:10
"Ai që agresoi Albanën në parlament, porositës vrasjesh"/ Berisha: Dosja e Ballës është eliminuar me vendim gjykate
Sali Berisha mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, ku folur për situat&eum...
POLITIKE
25 Prill11:51
“Shqiptarë idiotë”/ I publikoi mesazhet, Këlliçi thirrje ministrit të Jashtëm: Ferit mos vazhdo të diskretitohesh, jep dorëheqjen
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka kërkuar sërish dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha pas deklaratës ...
POLITIKE
25 Prill11:34
Fuqizimi i grave në PD/ Berisha: Duhet më shumë përfaqësim në drejtim dhe qeverisje të ardhshme
Sali Berisha në konferencën “Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, ku foli për përfshirjen më t&...