Detaje/ Ky është 24-vjeçari që humbi jetën pas të shtënave me armë zjarri
Personi që shihni në foto është Ylber Luli, 24 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra gjat&...
Personi që shihni në foto është Ylber Luli, 24 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra gjat&...
Brazili vijon të përballet me pikëpyetje pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026, ndërsa kritikat vijnë edhe nga ish-futbollist&eum...
Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe ...
Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për zgjerimin e masave detare n&eu...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me kompaninë...
Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 në juglindje të P...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë mblidhet sot për të vendosur hapat që do të ndërmerren kundër rregullores së re t&eum...
Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona t&...
Finlanda ka përuruar një gardh rreth 200 kilometra të gjatë, të ndërtuar në segmente përgjatë kufirit me Rusin&eu...
Nga Pallati i Kongreseve, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimin e shtatë ministrave, duke nisur me largimin e Belinda Ballukut nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe të Energjisë.
Pas botimit në Fletoren Zyrtare, numri dy i qeverisë do të jetë Albana Koçiu, e cila lë postin e ministres së Brendshme. Në krye të Ministrisë së Brendshme emërohet Besfort Lamallari, aktualisht ministër i Drejtësisë, ndërsa këtë të fundit do ta pasojë Toni Gogu.
Enea Karakaçi merr drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë, duke zëvendësuar Ballukun.
Elisa Spiropali largohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj emërohet Ferit Hoxha, i cili ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara nga viti 2009 deri në vitin 2015.
Pjesë e kabinetit nuk do të jetë më as ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Në vend të tij emërohet Ermal Nufi. Ndërsa në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin është vendosur Eriona Ismaili.
Ndryshimet vijnë vetëm gjashtë muaj pas votimit të kabinetit "Rama 4” në Kuvendin e Shqipërisë.
Balluku mes presionit të drejtësisë dhe vendimit politik
Largimi i Belinda Ballukutvjen pas një përplasjeje disa mujore me organet e drejtësisë. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK-ut, vendosi pezullimin e saj nga detyra në kuadër të një hetimi për procedura prokurimi publik. Vendimi u kundërshtua nga mazhoranca dhe çështja përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila la në fuqi masën e pezullimit. Ndërkohë, SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit te Ballukut për të vijuar me procedurat penale ndaj saj.
Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar, kryeministri Rama deklaroi se do të presë raportin e Këshillit të Mandateve përpara se të shprehet përfundimisht lidhur me kërkesën e SPAK-ut.
Argumentet e shumicës socialiste do të përfshihen në një raport që po hartohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim dhe më pas të dërgohet në Kuvend për votim.
Opozita në protestë, kabineti nën trysni
Prej disa muajsh, opozita shqiptare ka organizuar një seri protestash kombëtare, me kërkesat kryesore largimin e Ballukut nga qeveria, e më tej rrëzimin e kabinetit "Rama”. Protestuesit kanë paralajmëruar një tjetër tubim këtë të shtunë (28 shkurt).
Ndërkohë, largimi i ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu vjen në një moment kur Forcat e Armatosura janë angazhuar në juglindje të vendit, pas shembjes së aksit "Librazhd - Pogradec”, që prej më shumë se pesë ditësh ka izoluar këtë pjësë të vendit.
Në riformatimin e kabinetit nuk janë prekur nëntë ministri. Mes tyre mbetet në detyrë edhe ministrja për Inteligjencën Artificiale, "Diella”, e cila gjithësesi po përballet me një padi nga aktorja Anila Bisha. Kjo e fundit kërkon dëmshpërblim prej 1 milion eurosh për përdorimin e imazhit dhe zërit të saj në krijimin e avatarit ministror pa pëlqimin e saj./ DW/
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë deklarata të forta në lidhje me hetimet e SPAK ndaj Belin...
“Qeveri nga halli”, kështu e ka nisur analizën e tij gazetari Armand Shkullaku, sa i takon ndryshimeve që kryeministri Rama bëri...
Analisti Andi Bushati i ka komentuar ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar si një zgjedhje politike të kryeministrit Edi Rama në favor ...
Në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, analisti Enton Abilekaj deklaroi se zhvillimet e fundit politike sinjalizojnë nisjen ...
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë ndyshimi drastike në kabinetin e tij qeveritar. Këto ndryshimet përfshijnë di...
Gazetari Muhamed Veliu ka treguar detaje lidhur me ndryshimet në qeveri që u njoftuan pak më parë. Gazetari sqaron se pak momente para se R...
Ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar janë komentuar nga ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar ndryshimet e shumta në qeveri, të cilat u konfirmuan rreth nj&...
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar me një videomesazh pas ndryshimeve të fundit në qeveri të nd&...
"Çfarë është kjo punë!!? Ne, socialistët ia fusim njëri-tjetrit. E papranueshme! Duhet të jemi bashkë!" Kët...