U bë baba i një djali me partneren aktuale, e zbulon vetë Blero: Ish-partnerja më ka…
Këngëtari i njohur Blero Muharremi po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, pasi së fundmi ë...
Këngëtari i njohur Blero Muharremi po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, pasi së fundmi ë...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjeh...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht, në Fier, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe ...
DashiAna juaj sensuale ka të ngjarë të shfaqet sot. Takimet romantike janë intensive dhe pasionante, prandaj sigurohuni që t’u ...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Sektori i ndërtimit në Shqipëri, veçanërisht ai i kullave të larta që kanë mbushur Tiranën, denoncohet nga opozita se është kthyer në një nga mekanizmat kryesorë për pastrimin e parave të krimit të organizuar, duke përfshirë edhe fitimet nga trafiku i drogës.
Akuza të rënda tregojnë se kjo lidhje nuk është e re, duke sjellë në vëmendje një operacion të disa viteve më parë, i koduar “Basso Profilo”, ku mafia italiane ‘Ndrangheta kishte shtrirë tentakulat e saj në Shqipëri. Deputeti i PD Oerd Bylykbashi gjatë një fjalimi në Kuvend tha se, “përgjimet e kohës zbuluan se anëtarët e organizatës mafioze, e cila konsiderohet si më e pasura dhe më e rrezikshmja në botë, kërkonin mundësi investimi në Tiranë”. Në bisedat e tyre, ata përmendnin gjetjen e një personi me leje ndërtimi për kulla, i cili kishte nevojë për financim, një sinjal i qartë i synimit për të pastruar paratë e pista përmes ndërtimit. Sipas deputetit në disa prej këtyre kullave ka roje sigurie speciale, me pretendimin se apartamentet janë të mbushura me para droge dhe ruhen për të mos lejuar askënd të afrohet.
Problemi nuk kufizohet vetëm në kryeqytet. Situata paraqitet e rëndë edhe në qytete të tjera, ku kartelet e fuqishme veprojnë hapur. Në Durrës, thuhet se operon karteli më i madh i kokainës në rajon, i cili ka arritur deri aty sa ka ulur çmimin e saj në treg. Ndërkohë, Elbasani përmendet si qendër e një prej karteleve më të fuqishme të heroinës. Të gjitha këto aktivitete kriminale dyshohet se koordinohen në nivele të larta, duke përfshirë edhe zyrtarë të lartë që, edhe pse gjoja në kërkim, nuk arrestohen.
Një shembull konkret i këtij fenomeni është projekti për prishjen e stadiumit të Durrësit për t’i hapur rrugë ndërtimit të pesë kullave deri në 50 kate. Ky projekt shihet si një rast flagrant ku, duke ndjekur paranë, mund të zbulohen interesat e mafias, tha Bylykbashi. Zhvillimi i projektit raportohet se është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve për përqindjet e fitimit mes palëve të përfshira.
Oerd Bylykbashi: Tani nuk ka njeri që nuk e ka kuptuar këtë gjë prej vitesh tashmë në Shqipëri, edhe ju e kuptoni dhe ju e dini shumë mirë që është një nga sektorët kryesorë të pastrimit të parasë, krimit të organizuar. Para disa vitesh, po t'ju kujtohet, u hap një çështje ku nxirrte që Ndrangheta italiane kishte futur këmbët në Shqipëri. Ishte një operacion i cili në Itali u njoh me emrin Basso Profilo. Profili i ulët. Sepse në konceptin e krerëve të asaj organizate, pjesë të Ndranghetës, ishte që ta mbajmë profilin e ulët të mos dukemi. Dhe në Shqipëri ishin me një dyqan të vogël që shisnin veshje pune, por në fakt projektet i kishin shumë të mëdha për t'u lidhur me shtetin apo përtej. Në një nga bisedat e interceptuara ishte që këta personazhe të organizatës mafioze, që është më e madhja në botë, më e pasura, më e rrezikshmja, më pas, sipas prokurorit antimafia Gratteri, vjen mafia shqiptare. Këta personazhe thonin, njohim, kemi gjetur një në Tiranë që ka nja dy leje për kulla të larta, i duhen para, nuk ka, duket me interes. Pra ishte shumë e qartë, bëhet fjalë për investim dhe pastrim të parave të mafias në sistemin e në sektorin e ndërtimit, në mënyrë specifike atë të kullave që kanë mbushur Tiranën.
Këto kulla që shihni ju sot, se mos kuptojmë ne se janë si rasti i këtyre porteve që kujt i teket, dalin. Po të shihni, ka një përmbledhje, duhet ta ketë në zyrë kryeministri, të projekteve të konkurseve të qendrës së Tiranës të viteve 2005-2007. Po thuajse të gjitha këto kulla i shihni atje. E ka pasur idenë e qartë shumë ai, se çfarë do të bënte. Dhe nuk ka një çudi që në Shqipëri edhe kur ishte kryetar bashkie, bashkëpunimin e kishte me krimin e organizuar, po jo të këtij niveli që është sot. Sepse sot ne po flasim me nivele krejt të tjera, ne po flasim për kartele. Në Durrës është karteli më i madh i kokainës në rajon. Ka ulur çmimin e kokainës. Në Elbasan është një nga kartelet më të fuqishme të heroinës. E me radhë e me radhë. Të koordinuara me një zëvendëskryeministër të krimit të organizuar, i cili sot është gjoja në kërkim, por në fakt nuk është në kërkim. Tani, nuk ka njeri që nuk e din që tashmë dihet që në Tiranë janë 50.000 apartamente bosh.
Por gjithashtu ta thonë, pra ky sukses i jashtëzakonshëm prodhon që ndërtohen dhe këto, nuk shiten. Po kush i blen nga tre, katër, pesë mijë euro metri katror nëpër kulla? Kush e bën këtë? Çiftet e reja nuk kanë mundësi. Po as kushdo, edhe një që ka para thotë, prit një sekond se nuk është shaka. Tre, katër, 5.000 euro metri katror, ti investoj për një apartament 100 metra katror, të harxhoj gjysëm milioni euro në mes, Tiranës, në fakt është mesi i Parisit. Sado ne mund ta duam këtë gjë, nuk është njësoj. Atëherë, ka njerëz që të thonë dhe këtë gjë, që nëpër hyrjet e këtyre kullave gjen edhe roje sigurie speciale. Pse? Se ta thonë dhe arsyen pse. Ka aty apartamente të cilat janë ding me euro, me euro të drogës. Ruhen që mos të shkojë njeri aty. Tani, këto janë punë për SPAK-un. Po këtë, këtë thonë njerëzit, që po ndodh. Po pse është vetëm në Tiranë kjo punë? Jo, nuk është vetëm në Tiranë. Kjo është kudo që mund të luajnë interesa. Për shembull, kur unë isha nxënës gjimnazi, stadiumi i Durrësit ishte në fundin e qytetit. Sot nuk është më fundi, është diku, përsëri nuk është zonë aq e lakmuar. Kanë vendosur ta zhdukin stadiumin e Durrësit, se do ta marrin për të ndërtuar pesë kulla deri në 50 e ca kate shkojnë. Dhe po të kërkohet, ekziston fiks shprehja e Falkones, Ndiq paranë dhe do të gjesh mafian edhe aty. Por, meqë nuk kanë rënë dakord me sa duket me përqindjet, se interesi për të blerë kulla në atë zonë të Durrësit për të jetuar, nuk është zonë elitare, është. Është anulluar sërish procedura, është anulluar procedura për t'u rihapur, shihni kur të bjerë përqindja që përfiton shteti në këtë kontratë.
Pas tërheqjes nga projekti për “pasaportat e arta”, deputeti socialist, Taulant Balla kërkon në Kuvend ndryshime në ligji...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se çdo projekt që lidhet me aeroportet dhe portet,...
Deputeti socialist Erion Braçe akuzoi kompanitë prodhuese të qumështit se kanë ndërmarrë një fushatë në terr...
Debati për reformën e re territoriale është ndezur sërish, teksa palët politike kanë nisur të zbulojnë propozimet k...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e kësaj të enjteje. Deputeti i Partis&eu...
Partia Demokratike përmes një udhëzimi të ri, kërkon angazhimin e strukturave të saj në diskutimet mbi reformën ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për ndalimin e daljes së saj jashtë shtetit. Vendimi në...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, nga Kuvendi, lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se bën udhëtime lu...
Rritja e çmimit të naftës ka shkaktuar debat ditën e sotme në Kuvend. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se sot Shqip&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, nga Kuvendi, lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se bën udhëtime ...