POLITIKE

“Rama cirk me shqiptarët”, Bardhi: S'do të ketë kohë të bëjë llogaritë e burgut të Veliajt, duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2025, 15:50
“Rama cirk me shqiptarët”, Bardhi: S'do të ketë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, po bën “cirk” me shqiptarët.

“Në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama zgjedh të bëjë cirk me shqiptarët. Abuzimi i pushtetit këtë herë ishte aq i madh, sa, edhe Belinda Balluku të ishte klonuar 8 herë në Gjykatën Kushtetuese nuk do t’i kishte bërë dot derman”, shkruan ai.

Bardhi thekson se Rama urdhëroi shkarkimin e Erion Veliajt në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe kërkoi shpalljen e zgjedhjeve në një përpjekje për pazar politik me Erion Veliaj, tani në shkelje flagrante të Kushtetutës, kërkon lirimin e Veliajt nga qelia.

Sipas tij, Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në qeli për korrupsionin dhe abuzimin me detyrën. Bardhi shtoi se dosja e incineratorit të Tiranës mbetet e hapur dhe se shumë shpejt Rama do të përballet vetë me drejtësinë.

Përgjigjen për kërkesën e tij, Edi Rama e ka marrë po nga Gjykata Kushtetuese, e cila në njoftimin e saj u kujdes të theksonte se "shqyrtimi dhe vlerësimi i çështjes ka të bëjë vetëm me procesin e shkarkimit të kërkuesit nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, PRA JO ME PROCESIN PENAL NË NGARKIM TË TIJ". Kështu që Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në burg për paligjshmëritë, korrupsionin dhe abuzimin me detyrën, ndërkohë që planet e Edi Ramës për të grabitur çdo pushtet, njësoj siç grabiti zgjedhjet e 11 majit, morën shuplakën e parë fytyrës. Sa për Tiranën, më mirë jetim sesa me kujdestarë abuzues që e vjedhin, e plaçkisin dhe e shpërfytyrojnë çdo ditë.

Dhe një kujtesë: Në SPAK, ndonëse e zvarritur, është ende e hapur dosja e incineratorit të Tiranës për procedurën ku Edi Rama del garant për qindra milionë euro që janë zhdukur nga korrupsioni. Kur të hetohet ajo dosje, atëherë Edi Rama s’do të ketë me kohë të bëjë llogaritë e burgut të Erion Veliajt, sepse duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij!”, përfundon reagimi.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan