POLITIKE

Rama e la jashtë listës së sigurt të PS-së, Xhafa: E prisja! Por nuk mendoj se ka ardhur si pasojë e deklaratave të mija për Veliajn

b.z Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 15:16
Rama e la jashtë listës së sigurt të PS-së, Xhafa: E
Etjen Xhafa

TIRANË - Deputeti aktual i Partisë Socialiste Etjen Xhafa i cili është dhe kandidat në listat e hapura të PS-së për zgjedhjet e 11 Majit ka komentuar vendimin e partisë socialiste.

I ftuar në News 24 Xhafa është ndalur fillimisht te kritikat që ka marrë nga kryeministri Edi Rama për mbrojtjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe për ato që u perceptuan si sulme ndaj SPAK.

Ai u shpreh se qëllimi i tij nuk ka qenë të sulmojë SPAK-un apo reformën në drejtësi, por intervista e tij kur foli për Veliajn është interpretuar ndryshe.

“Në çdo moment kritika të bën në një farë mënyrë që të rikthehesh dhe të reflektosh mbi atë që kë thënë. E mirëkuptova patjetër, sepse ka disa momente që mund të interpretohen ndryshe tek ajo intervistë, si një sulm ndaj SPAK, që nuk ka qenë në asnjë moment”, tha ai.

I pyetur nëse deklarata e tij ka pasur një kosto, duke u lënë në listën e hapur nga kryeministri Rama, Xhafa tha se jo.

“Në asnjë moment! Kishte qenë shumë i qartë kryeministri dhe ne takimin e Grupit Parlamentar dy ditë para intervistës sime dhe një një komunikim më parë. Nuk mendoj se më ka kushtuar, e prisja”, tha ai.

Etjen Xhafa: Në çdo moment kritika të bën në një farë mënyrë që të rikthehesh dhe të reflektosh mbi atë që kë thënë. E mirëkuptova patjetër, sepse ka disa momente që mund të interpretohen ndryshe tek ajo intervistë, si një sulm ndaj SPAK, që nuk ka qenë në asnjë moment.

Fokusi i punë që bëj është të krahasoj standardin e BE ku kam bërë studimet e mia dhe me këto këtu në Shqipëri. Në asnjë moment nuk ka qenë synim për të protestuar ndaj SPAK. Ajo dhe prokurorët bëjnë punën tyre, kanë qasjen e tyre në zbatimin e ligjit, kanë struktura dhe hallka të tjera të sistemit gjyqësor.

Kryeministri është shprehur me idenë e formës që ka marrë kjo gjë, ku fokusi ynë duhet të ishte tek një proces që të jetë i paanshëm dhe të vendos një standard të barabartë për të gjithë. Si kjo çështje ka sigurisht edhe të tjera, të cilat si unë apo dhe të tjerë, mendoj se duhen shqyrtuar në këtë rast.

Megjithatë, kjo nuk do me thënë që ne kemi sulmuar, kritikuar apo vënë në dyshim reformën në drejtësi. PS mbetet e përkushtuar tërësisht ndaj reformës në drejtësi, ndaj punës së SPAK, GJKKO bëjnë, sepse janë për një hap drejt BE.

Pyetje: A ju kushtoj ajo që thatë për Veliajn dhe SPAK largimin nga lista e mbyllur? A kishte këtë kosto?

Xhafa: Jo, në asnjë moment! Kishte qenë shumë i qartë kryeministri dhe ne takimin e Grupit Parlamentar dy ditë para intervistës sime dhe një një komunikim më parë. Nuk mendoj se më ka kushtuar e prisja. Gara në listë të hapur nuk më tremb.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan