Legjislatura e XI parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 11 majit nisi punimet të premten me një seancë konstituese, ku u betuan 140 deputetët e Kuvendit: 83 të Partisë Socialiste që merr mandatin e katërt qeverisës, 50 të Partisë Demokratike me aleatët, 3 të Partisë Socialdemokrate dhe 4 deputetë nga partitë e reja.
Puna parlamentare është e ndarë mes angazhimit të deputetëve në komisionet e përhershme, ku shqyrtohen nismat ligjore, dhe seancave plenare, ku votohet për to. Por me nisjen e këtij sesioni të ri, “arkitektura parlamentare” e organizimit të komisioneve pritet të ndryshojë sipas sugjerimeve të bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje partie.
Të enjten, duke folur para Asamblesë së Partisë Socialiste të mbledhur për të mësuar emrat e kabinetit të ri qeveritar, Rama parashtroi edhe idenë e tij për parlamentin, duke propozuar riemërtimin e komisioneve të përhershme parlamentare, shtimin e numrit të tyre dhe ngritjen e dy komisioneve të posaçme: për rishikimin e reformës territoriale, për të cilën vetëm një vit më parë PS kishte votuar kundër si të panevojshme, dhe një tjetër komision për reformën zgjedhore.
Rama i cilësoi emrat aktualë të komisioneve të përhershme si “antikë” dhe propozoi riorganizim të tyre në përgjegjësi, numër anëtarësh dhe riemërtim, me justifikimin se kjo do t’i shërbejë procesit të negociatave me BE-në.
Në këtë kuadër, ai propozoi që komisioni i përkohshëm i drejtuar nga Fatmir Xhafaj gjatë legjislaturës së kaluar të kthehet në një komision të përhershëm, i emërtuar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i cili sipas tij do të mbikëqyrë procesin e negociatave dhe do të shqyrtojë nismat ligjore të ardhura nga qytetarët.
Në “arkitekturën e re” të ideuar nga kryeministri përfshihet edhe një arkitekturë fizike e godinës së Kuvendit: praktikisht një godinë e re për seancat plenare dhe modernizimi teknologjik i saj.
“Thënë të gjitha këto, institucioni i Kuvendit të Shqipërisë si i tërë duhet të ngrihet në një nivel tjetër funksionimi dhe menaxhimi”, konkludoi Rama.
Ai i quajti këto “sugjerime” dhe ia mvishte propozimet një “grupi pune”, por për juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile, kjo sjellje është antiligjore dhe autoritariste, pasi merr atribute që i takojnë vetëm Kuvendit.
Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i tha BIRN-it se: “Interpretimi sistematik dhe harmonik i legjislacionit tonë, bazuar edhe në parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të çon në konkluzionin se çdo ndryshim që vjen apo propozohet në numrin e komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre duhet të iniciohet nga organi që e ka këtë tagër – Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”.
“Propozime të tilla, si ai për ndryshimin e numrit të komisioneve parlamentare dhe të deputetëve jashtë debatit parlamentar, në formacione dhe struktura politike ku qëllimi kryesor duhej të ishte prezantimi i programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave një ditë para se të propozoheshin në seancën e parë plenare të legjislaturës së re, reflektojnë elementë autoritarë që perceptohen si përqendrim i pushteteve tek ekzekutivi, duke dobësuar dy pushtetet e tjera”, konstaton ajo.
Në këtë kontekst, Skëndaj i quan propozimet e Ramës “të dëmshme për demokracinë funksionale dhe parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon shteti i së drejtës në vendin tonë”.
Edhe avokati Marash Logu i cilëson këto propozime si në kundërshtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe praktikën e mëparshme parlamentare.
“‘Sugjerime’ të tilla, të bëra në mënyrë të njëanshme, dëmtojnë frymën e bashkëjetesës demokratike, konsensusit dhe bashkëpunimit parlamentar. Ato dëmtojnë edhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, pasi përjashtojnë opozitën nga ky proces duke i hequr drejtimin e komisionit parlamentar për integrimin europian”, i tha ai BIRN-it.
Sipas Logut, Rregullorja e Kuvendit e ka të përcaktuar qartë procesin se si emërohen apo strukturohen komisionet parlamentare: propozimet për ndryshime bëhen me shkrim nga një ose më shumë deputetë, u njoftohen të gjithë deputetëve dhe më pas shqyrtohen nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i përbërë nga 10 deputetë me përfaqësim të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës.
“Kjo barazi ka pasur për qëllim që çdo ndryshim në rregulloren e Kuvendit të mos bëhet në mënyrë të njëanshme nga shumica parlamentare, por të arrijë konsensus ndërmjet palëve”, thotë ai, duke shtuar se “rregullorja është akti që garanton bashkëjetesën demokratike ndërmjet palëve politike në Kuvend dhe në këtë kuptim ajo nuk mund të shndërrohet në një instrument të mazhorancës për të kufizuar hapësirën demokratike të partive opozitare”.
Nga ana tjetër, Skëndaj sugjeron që ndryshime të tilla, përveçse të inkurajohen të kenë një debat sa më gjithëpërfshirës dhe konsensual politik midis forcave të ndryshme të përfaqësuara në Kuvend, duhet edhe t’i nënshtrohen një procesi konsultativ transparent dhe publik, me aktorë të shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur të së drejtës parlamentare.
Struktura aktuale me 8 komisione të përhershme parlamentare – 5 të drejtuara nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, funksionon prej vitit 2004, kur u miratua Rregullorja e Kuvendit, ndërsa ideja e Ramës është për 11 komisione të përhershme në raportin 7 me 4 në drejtimin e tyre.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
15 Shtator19:30
Ish-ministri i Ramës kundër idesë për një ministre si Diella: Nuk na i lan hesapet as me korrupsionin dhe as me keqqeverisjen
Ish-ministri i Jashtëm socialist, Ditmir Bushati del kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për një ‘ministër AI&rsquo...
POLITIKE
15 Shtator19:25
Në Shqipëri u pastruan miliarda euro të kokainës, gazetari Çollaku zbardh direktivat e DASH për SPAK: Të nisë goditjen
Gazetari i Basir Çollaku i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv komenton shantazhimin që Rama i bën gjyqtarëve...
POLITIKE
15 Shtator19:13
“Çdo vendim i Irena Gjokës është nul”/ Malltezi zbulon: Dosja Partizani po diskutohet në Kongresin e SHBA
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, k...
POLITIKE
15 Shtator19:07
Sistemi gjyqësor është në kolaps/ Muçi: 270 mln dollarë u përdorën për kapjen e drejtësisë në Shqipëri! Janë 150 mijë dosje që...
I ftuar në emisionin Task - Force në Syri tv ka qenë edhe ish gjyqtari Besnik Muçi i cili ka komentuar gjyqtaren me tre mbiemra...
POLITIKE
15 Shtator18:48
Çfarë (nuk) u pa në mbledhjen e grupit, deputetët e rinj i prezantohen Gardës, Rama humor me Peleshin e Llajën
Këtë të hënë të rinjtë dhe të vjetrit socialistë shkuan në mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur n...
POLITIKE
15 Shtator18:49
BE mision kontrolli në Shqipëri dhe Mal të Zi për fondet e Unionit
Një delegacion nga Komisioni për Kontrollin Buxhetor, i udhëhequr nga kryetari Niclas Herbst, do të vizitojë Malin e Zi dhe Shqipë...
POLITIKE
15 Shtator18:28
Arrestimi i Ilir Metës, caktohet data kur Gjykata e Lartë do të marrë vendimin, pas rekursit
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e Metës për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ më 9 tetor. Gjykata...
POLITIKE
15 Shtator18:14
Skandali/ Bajram Begaj dekreton një robot për ministër që do të komandohet nga Rama
Në shërbim të idiotësive të Edi Ramës, sot pasdite i nënshtruar totalisht nga mentori i tij, presidenti Bajram Begaj ka vulos...
POLITIKE
15 Shtator17:15
Grupi Parlamentar i PD-së letër ambasadave në Tiranë për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit: Dëmton integrimin
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një letër drejtuar nëntë ambasadave në Tiran&eum...
POLITIKE
15 Shtator17:10
Begaj “noterizon” emrat që i dërgoi Rama për ministra të rinj
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar Rama4.
Njoftimi:
Pas emërimit të Kryemini...