POLITIKE

“Rama i futi qytetarët me shkelma në banesa gjatë fushatës”, gazetari: Sot ka asgjësuar certifikatat e legalizimeve!

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 09:20
“Rama i futi qytetarët me shkelma në banesa gjatë

Gazetari Elton Qyno, nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto”, tha se kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale përdori ndërhyrje të drejtpërdrejta në çështje civile dhe pronësore për të krijuar imazh politik dhe për të përfituar vota.

Sipas tij, rasti i banorëve në rrugën “Frosina Plaku” është shembull i qartë se si kryeministri mori rolin e përmbaruesit dhe gjyqtarit, duke urdhëruar qytetarët të hynin me forcë në banesat e tyre, ndërkohë që konfliktet mes pronarëve ishin ende të pazgjidhura ligjërisht.

Qyno shtoi se pas zgjedhjeve, Rama është tërhequr plotësisht nga premtimet për zgjidhjen e konflikteve të qytetarëve me shtetin, ndërsa sot, sipas tij, “zgjidhja e vetme që u ofron është ruspa dhe asgjësimi i certifikatave të legalizimit”.

"Kut kalojmë tek rasti tjetër, pas zgjedhjeve, ku Rama doli i “dhjamosur” me disa mandate, sot ai nuk merret më as me bizneset, as me individët, as me zgjidhjen e konflikteve civile mes qytetarëve. Lërini më ato penale, për të cilat e ka thënë qartazi: “hëngshi kokat tuaja”. Konfliktet civile tashmë i ka lënë plotësisht pas dore dhe nuk merr përsipër të zgjidhë asgjë"- u shpreh Qyno.

Elton Qyno:

"Kur ishte koha e fushatës elektorale, ju e mbani mend se kryeministri Rama shkoi në zonën e rrugës “Frosina Plaku”, ku ekziston një problem, pasi aty ka konflikt mes banorëve dhe pronarëve.

Pronarët janë në konflikt me njëri-tjetrin (Llanajt e Vlorës, nëse nuk gaboj, nuk e kam të saktë nga janë fiks), por të qëndrojmë te fakti: situata është e tillë që kryeministri, në atë kohë, për qëllimet e veta elektorale, shkoi dhe u premtoi banorëve që të shqyenin dyert me çekiçë e shkelma, vetëm për të hyrë në shtëpitë që kishin porositur.

Por këta të fundit nuk mund të hynin dot, pasi edhe pronarët që kishin ndërtuar pallatet ishin në konflikt civil dhe penal. Me ndërhyrjen e Ramës në këtë periudhë zgjedhore, ai mori rolin e përmbaruesit, gjyqtarit dhe policit të lagjes: i mori qytetarët dhe i futi me forcë në banesa.

Kjo ishte një shfaqje që u zhvillua vetëm për imazh, për të treguar se ai do t’i zgjidhte të gjitha problemet, edhe ato civile, edhe konfliktet mes individëve.

Por kur kalojmë tek rasti tjetër, pas zgjedhjeve, ku Rama doli i “dhjamosur” me disa mandate, sot ai nuk merret më as me bizneset, as me individët, as me zgjidhjen e konflikteve civile mes qytetarëve. Lërini më ato penale, për të cilat e ka thënë qartazi: “hëngshi kokat tuaja”.

Konfliktet civile tashmë i ka lënë plotësisht pas dore dhe nuk merr përsipër të zgjidhë asgjë.

Përkundrazi, nëse ke një konflikt civil apo administrativ me shtetin, zgjidhja e parë është ruspa, pra të prishin objektin ose praktika e legalizimit që ti ke aplikuar. Në shumë raste dhe këtë e ka thënë vetë publikisht, është asgjësuar edhe certifikata e legalizimit".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë