POLITIKE

“Rama mbrojti “lubinë”, aferat e saj shkonin në 36 vite burg”/ Berisha: 7 mln euro për ADS. Ermal Beqiri apo Ergys Agasi pas këtyre skemave?

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Qershor 2026, 12:34

“Rama mbrojti “lubinë”, aferat e saj shkonin në 36

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se për kompetencat e “Albanian Digital Solution”, nuk ka asnjë VKM.

Berisha nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i përfshirë në korrupsion dhe i lidhur me krimin. Gjithashtu ai shtoi se gjasat janë që të përsëritet e njëjta situatë si me KAYO, dhe se ADS është një kompani mbi ligjin

“në rastin e një kompanie shtetërore mund të ketë pasoja të rëndësishme, në mungesë kontrolli mund të përdoret për favorizime, PPP apo keqmenaxhim fondesh. Pra është drejtpërdrejt vjedhje e Edi Ramës. Mund të krijojë favorizime për abuzime, dhënie kontratash ndaj subjekteve të afërta. Klani i Surrelit është klani më mafioz në Europë. Një ish-zv-kryeministres e qeverisë famëzeze kryeson bordin politik. “Albania Digital Solution” do menaxhojë gjithë infrastrukturën e këtij shteti. Dokumentet e ADS janë thuasje identike me KAYO. ADS është një kompani mbi ligjin, njëlloj siç është Edi Rama me Lubi Ballukun dhe Lindat e tij. I cili në vendime shkatërrimtare për shtetin ligjor, mori përsipër të mbrojë Lubinë pavarësisht se aferat e saj ngjiteshin në 36 vite burg. A do jenë Ermal Beqiri apo Ergys Agasi pas këtyre skemave, apo të tjerë kjo mbetet për t’u parë. Rama ka krijuar një artificë ligjore dhe përgjegjësinë ia lë Igli Tafanit dhe do vijë të na thotë që edhe ai i gjori banon në shtëpi me qira, njëlloj si linda një mafioze e kategorisë së lartë. ADS është modeli i korrupsionit absolut mbi ligjin dhe çdo kriter”, nënvizoi ai.

Pjesë nga fjala e Berishës;Ku është bazuar Rama për të ngritur një shoqëri të tillë?
Shumë e drejtë kjo pyetje.
Si mund të ngrinte Edvin Balluku një kompani pa asnjë bazë ligjore?
Këto janë ndryshimet që u bënë në ligjin 4323 për ushtrimin e funksioneve operative të mirëmbajtjes së sistemeve TIK.
AKSHI mund të bashkëpunojë me shoqëri aksionere ku shteti zotëron të paktën 51 përqind të aksioneve si dhe t’u kalojë atyre në administrim sisteme, platformë ose infrastrukturë TIK ose t’i ngarkojë për zhvillime dhe operime nga fillimi.
Në çdo rast, kompetencat mbeten tek AKSHI.
Ndryshimet ligjore janë propozuar me 11 shkurt nga deputeti Erion Xhepi, Erion Malaj.
Keni parë ju, një deputet merr përsipër të propozojë, se nuk ka qeveri, nuk ka asgjë, amendime me implikacione me pasoja të thella financiare, transparence dhe të gjithanshme.
Dhe meqenëse mbron interesat e klanit të Surrelit, votohet symbyllas.
Asnjë konsultë, asgjë.
Shikoni çfarë çmendurie, nuk ndalen para asgjëje për të vjedhur.
Por me gjithë këtë, krijimi i kompanisë përderisa janë përdorur fondet publike 7 milionë euro, duhej të shoqërohej së paku me një VKM.
Por Edi Rama do të vjedhë duke fshehur dorën, vendimin nuk e bën.
Kemi vetëm vendimin për kalimin e fondit, i cili nuk thotë asgjë për kushtet e mësipërme.
Statuti i shoqërisë. Neni 4.
Shoqëria, brenda kufijve që i lejon legjislacioni në fuqi kryen çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj.
Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarive dhe krijimin e shoqërive të reja dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brenda dhe jashtë vendit.
Kjo pra ka autoritet të veprojë në mënyrë të pavarur pa pasur asnjë bazë ligjore.
Kjo kompani shtetërore i lejon vetes të përcaktojë pa kufi veprimtaritë e saj.
Kjo pikë e nenit të statutit të kësaj shoqërie është thuajse e njëjtë me nenin 3 dhe është marrë nga statuti i shoqërisë KAYO, të cilës i është dhënë e drejta të kanalizojë kapitalin shtetëror tek privatët pa tenderim.
E kuptoni ju mënyrat që ka gjetur Edi Rama të vjedhë tani? Merr këto paratë, çoji në bankat offshore.
Këto janë monstruozitet të paimagjinueshme.
Pare të shtetit, pare të taksapaguesve.
Jashtë tenderit.
Por ama në rastin KAYO, firmën e hidhte kryeministri për firmat që do ishin partnere, ndërsa në rastin e AKSHI-t, ky vendim i mbetet tërësisht në dorë aksionarit kryesor, famëziut Igli Tafaj, ish-shef mafioz i sigurisë kibernetike, i implikuar gjer në vesh me Ergys Agasin, Ermal Beqirin, Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit.
Pjesa më e rëndësishme është shprehja: drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj. Pra në të gjitha mënyrat.
Pra i hiqet çdo kufi vjedhjes me këtë kompani.
Kjo i jep hapësirë shumë të gjerë interpretimi kompanisë për të justifikuar aktivitete të ndryshme si të lidhura me objektin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan