SPAK zbulon një vilë tjetër të Belinda Ballukut në Sardenjë të Italisë!
Hetimet e SPAK për gjetjen e pasurive të fshehura të ish-Zëvendëskryeministres dhe deputetes së PS, Belinda Balluku, brenda dhe ja...
Hetimet e SPAK për gjetjen e pasurive të fshehura të ish-Zëvendëskryeministres dhe deputetes së PS, Belinda Balluku, brenda dhe ja...
Të tjera detaje nga audiopërgjimet e Ron Yeffet janë bërë publike në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV,...
Pas publikimit të videove intime, kompozitori Adrian Hila është paraqitur në ambientet e policisë së Tiranës. Mësohet se...
Të tjera fakte tronditëse nga audiopërgjimi i Ron Yeffet janë bërë publike në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI...
Ndërsa po vijonin marshimin në rrugët e Tiranës, ka pasur një moment tensioni në protestën e 124. Situata u tensionua pran&e...
Një protestues, teksa mori fjalën në protestë, u ndal tek vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen një di...
Bandat famëkeqe të armatosura po bashkëpunojnë në të gjithë Britaninë, duke krijuar një rrjet të gjerë kr...
Edison Lika, një prej protestuesve, ka njoftuar një aksion të ri të paralajmëruar nga grupi i studentëve që marrin pjesë...
Sot shënohet dita e 124-t e protestës qytetare, ndërsa qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej&rdq...
Nga Jesus Antonio Blancuiqet, EL TIEMPO Për muaj me radhë, historia e Enid Kasmit në Venezuelë ishte e rrethuar nga pikëpyetje. Kur u ...

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në prezantimin e pesë projekteve të paraqitura në kuadër të konkursit ndërkombëtar për rikonceptimin dhe zhvillimin e “Tirana Fountain Tower”. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, ai mbrojti përfshirjen e arkitektëve të huaj në projektet e zhvillimit urban në Shqipëri, duke iu vënë kundër kritikave se ato po realizohen jashtë standardeve apo në dëm të pronarëve dhe banorëve.
Sipas fjalës së kryeministrit Rama, në vend nuk ka ndodhur që qytetarët të nxirren me forcë nga shtëpia për tu zhvilluar një investim privat. Ai shtoi se bashkëpunimi me arkitektë ndërkombëtar të huaj u krijon profesionistëve shqiptarë mundësinë të punojnë me emra të nivelit të lartë të fushës.
Rama, e etiketoi Shqipërinë dhe Tiranën si “universitetin më të madh të hapur të arkitekturës në natyrë”, teksa u shpreh i bindur se në vitet e ardhshme arkitektët shqiptarë do të jenë në gjendje të konkurrojnë jashtë vendit. Njëkohësisht, ai pranoi se Shqipëria nuk i ka ende kapacitetet për projekte komplekse dhe shtoi se bashkëpunimi me profesionistë të huaj do të hidhet si baze e një shkolle të re të arkitekturës shqiptare.
Edi Rama: Absurditeti me demek ne projektet tona ne bëjmë nxjerrje me forcë nga shtëpitë të njerëzve për të imponuar projekte që arkitektët i bëjnë pa patur parasysh njerëzit.
Kjo është mungesë respekti për personalitet e një bote që ka më shumë përgjegjshmëri dhe sens të përkatësisë ndaj vendit se kanë komentatorët e punëve të tyre dhe është totalisht e pavërtetë.
Nuk ka ndodhur në Shqipëri asnjëherë që të nxirret dikush me forcë nga shtëpia për t’u zhvilluar një investim privat dhe asnjë privati nuk i është mohuar e drejta e tij për të zhvilluar apo jo një projekt.
Ne me zaptuesit që janë pjesë e proceseve të legalizimit, edhe për ata ligji është shumë i qartë dhe asnjëherë nuk kemi mbajtur anën e pronarit apo zhvilluesit, nuk ka garanci që të jepet një kontratë qiraje dikujt tjetër, për një nr. të caktuar vitesh e të paguhet nga zhvilluesit derisa qytetari të hyjë në programet e strehimit që i trajton bashkia.
Pyetje tjetër – arkitektë të huaj vijnë në Shqipëri për të bërë art ëashing, bulldozer politics dhe për të realizuar gjëra që janë jashtë standardeve.
E vërteta është krejt ndryshe, kemi patur diskutime për zhvillimin, pengesat që kanë dalë në zhvillimin urban dhe arkitektonik, por nuk do të thotë që ne në Shqipëri ndërtojmë pa rregulla apo bëjmë diçka që në vendet e tjera është e papranueshme dhe e palejueshme.
Në fakt ka diçka shumë të qartë për mua që është xhelozia e njerëzve mediokër dhe të njerëzve të cilët kapen pas nacionalizmit, pasaportës, kapen pas faktit që janë pjesë e komunitetit lokal dhe nuk kapen pas profesionit, argumentave dhe mundësive për të qenë konkurrues. Ndërkohë që janë shumë arkitektë dhe shumë profesionistë të rinj shqiptarë që janë pjesë e këtij transformimi dhe pjesë e punës me arkitektë të huaj.
Dhe kjo e bën Shqipërinë vendin ku arkitektët vendas kanë mundësi më shumë se vende të tjera që të rriten profesionalisht, që të punojnë me arkitektë që janë në nivelin më të lartë sot të mendimit dhe të profesionit.
Sot Shqipëria dhe Tirana janë universiteti më i madh i hapur i arkitekturës në natyrë.
Sot arkitektët kanë mundësi të takojnë, të ndjekin, të punojnë konkretisht me mjeshtra.
Për të shkuar të bësh 1 stazh 1-mujor në studio e këtyre mjeshtrave që janë sot, duhet të aplikosh dhe ke shans 1 në një mijë, mund të rrish në studion e tyre dhe s’mund të kesh kurrë shansin të flasësh sy më sy me arkitektin.
Ndërkohë që ky arkitekt vjen dhe ti je pjesë e projektimit bashkë me të.
Jam i bindur që disa vite më pas ne do të kemi arkitektë tanët që do të jenë në gjendje të konkurrojnë edhe përtej Shqipërisë dhe do të kemi 2, 3 emra shqiptarësh që do të jenë pjesë e kësaj elite.
Të mos harrojmë që ndërtimi i kullave është kaq kompleks, kaq delikat dhe kërkon kaq profesionistë të bërë bashkë, saqë ne duhet ta pranojmë që ne në Shqipëri nuk i kemi kapacitetet dhe dijet për ta bërë këtë gjë.
Hedhim bazat e një shkolle të re arkitekture shqiptare.
Është shtyrë sërish gjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme. Jashtë ambienteve të ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka folur pasi Kuvendi nuk lejoi debat për arrestin ndaj ish-shefes së SHISH Vlora Hysen...
Kryebshkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dal hapur kryeministrit Rama në lidhje me propozimin për reformën territoriale. N&eu...
Për deputeten e PD, Jorida Tabaku është e papranueshme që kryeministri Edi Rama, t’i shmanget mocionit për debat në Kuvend...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kontrollin e medias dhe kufizimin e pl...
Deputetja e Partisë së Lirisë dhe nënkryetarja, Erisa Xhixho kritikoi rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë dhe nu...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur...
Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat mbi përgjegjësitë institucionale lidhur me emërimi...
Ish deputetin i PL, Petrit Vasili teksa komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të prezantuara këtë të mërkur&eum...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 124-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...