POLITIKE

'Rama po bën puç institucional', Burimi: Evropa po hesht përballë shkeljes së drejtësisë në Shqipëri, njëlloj si me Putinin

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 19:19
'Rama po bën puç institucional', Burimi: Evropa po hesht

Analisti Genc Burimi ishte i ftuar në emisionin “Task Forcë” në SYRI TV, ku deklaroi se në Shqipëri po ndodh një “puç institucional”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po injoron drejtësinë dhe po qëndron në pushtet në mënyrë të paligjshme.

Burimi u shpreh se një puç ndodh kur një grup njerëzish merr pushtetin duke shpërfillur Kushtetutën dhe institucionet, duke e krahasuar situatën në Shqipëri me grushtet e shtetit në vende të ndryshme gjatë Luftës së Ftohtë apo me rastet e fundit në Afrikë. Sipas tij, në Shqipëri “nuk janë ushtarakë, por banditë” që, siç tha ai, po injorojnë vendimet e drejtësisë.

Ai deklaroi se, sipas tij, ky proces ka nisur që me çështjen “Xhaçka” dhe se kryeministri ka hyrë “kokë e këmbë në një puç institucional”. Burimi bëri edhe një paralelizëm me Rusinë, duke thënë se ashtu siç Evropa nuk reagoi në kohë ndaj aneksimit të Krimesë në vitin 2014, po hesht edhe përballë zhvillimeve në Shqipëri.

Analisti krahasoi gjithashtu Ramën me presidentin rus Vladimir Putin, duke pretenduar se të dy kanë ardhur në pushtet në mënyrë legale, por më pas, sipas tij, e kanë mbajtur pushtetin përmes ndryshimeve kushtetuese dhe kontrollit të institucioneve.

Sipas Burimit, Bashkimi Evropian po mban një qëndrim të dyfishtë, duke reaguar ndaj situatave në Serbi, por jo ndaj zhvillimeve në Shqipëri, përfshirë, sipas tij, përdorimin e dhunës nga policia në protesta.

Ai u bëri thirrje partive opozitare që të bashkohen dhe të zhvillojnë një tur takimesh në kryeqytete evropiane për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar mbi situatën në Shqipëri.

Burimi:

Shiko, ti e nise emisionin me një fjalë që s'ke nevojë ta përkufizosh se shpërkufizohet vetë, që është një puç institucional. Çfarë është puçi? Puçi qe nga Greqia, qe nga Spanja, qe nga Turqia, po ka këto vende që ndodhën puçe gjatë kohës së luftës së ftohtë, vitet 70-80, në rregull? Apo puçet aktuale që ndodhin në Afrikë, në Mali, në në në në në në Gabon, në Afrikë. Çfarë janë puçet? Puçet janë kur një grup njerëzish që në këto vende janë ushtarakë, në Shqipëri janë banditë, marrin pushtetin dhe thonë i injorojmë vendimet e drejtësisë. Ky është puçi. 

Pra, kur ushtaraku vjen dhe thotë, nuk njoh kushtetutë, nuk njoh asgjë tjetër, ky është ligji im. Dhe në këtë përkufizim, sot në Shqipëri, Rama me bandën e tij po bëjnë një puç, sepse e injorojnë drejtësinë. Dhe ky puç filloi që me Xhaçkën. Dhe ashtu si në Evropë, s'e kuptuam që Rusia ishte një predatore që kur mori Krimenë në 2014-ën, dhe e lamë të bënte, dhe tani themi sot, ah, ta kishim kuptuar. Që atë moment duhet të kuptohej, kuptohesh, që Rama kishte hyrë kokë e këmbë në një puç institucional që e injoron drejtësinë. Kjo është gjëja kryesore, nuk ka më pikë dyshimi.

Pra, sot Rama është një skenar, është një histori që e njohim përmendësh gjatë gjithë shekullit të 20-të. Dhe tani, Putini, Rama, vijnë në pushtet në mënyrë legale, Putini që ja la Jelcini, bëri pastaj zgjedhje dhe Rama erdhi në pushtet, bëri atë aleancë me Ilir Metën 2013-ën, dhe pastaj mbahen në pushtet në mënyrë ilegale. Putini ta ndryshojë kushtetutën, njëherë bëhesh kryeministër, njëherë president.

Rama, kujtohem në 2021-shin ndërron kushtetutën, heq aleancat që të mbahesh në pushtet, dhe tani ka shkuar komplet, nuk e pyet më fare SPAK-un. Dhe ku çon kjo? Për mua, jam shumë dakord me ty, që sot Evropa në mënyrë të pakuptimtë, po hesht.  Dhe të pakuptimtë për dy arsye. Sepse kjo Evropë tregon veten më superiore ndaj Trumpit pikërisht në terrenin e vlerave morale. Thuhet, ata janë, luajnë ligjin e forcës, perandoria amerikane, ne kemi vlera. Ku i kemi ne Shqipëri vlerat? E dyta, shembulli tjetër është Serbia.

Lexoja dhe një shtypin serb që thotë, kemi dy situata. Ishin në Shqipëri edhe në Serbi. Njerëzit u ngritën, ose po ngrihen. Po. Kur ngrihen njerëzit në Serbi, që janë shumë më radikal se ajo protestë që pamë nga ana e njerëzve, vitin e kaluar, në Serbi i vunë flakën. Po. edhe bashkisë edhe parlamentit. Edhe në Serbi, Evropa nuk dënon ata që u ngritën, kujdes se kanë të drejtë. Evropa dënon policinë me muskuj të policisë së Vuçiçit.

Në Shqipëri Evropa nuk thotë asnjë lloj fjale për atë veprim të policisë të paligjshëm që pamë herën e fundit në bulevard. Me një dhunë të pakrahasueshme me atë të Serbisë në fakt, nga ana e qytetarëve.  Pra sot qartë Evropa ka vendosur të heshtë dhe Rama e kupton këtë gjë. Rama ka krijuar tani bindjen se vlera e tij gjeopolitike është më e madhe sesa dëmi që mund të shkaktojë në terrenin e vlerave, sepse kush e njeh Shqipërinë. Dhe prandaj unë këtu s'jam dakord fare me këtë nismën e forumit, të paktit midis partive të opozitës dhe të hapësirës.

Sikur të ishte një luftë, ka një luftë midis partive. Nëse ka diçka për të bërë bashkëpunim, është që të gjitha ato parti politike, një nga PD-ja, një nga Lapaj, një nga... Të gjithë të shkojnë një delegacion të gjithë bashkë. Qytet më qytet evropian, Paris, Berlin, Romë, Madrid, deri në Bruksel, takime me parlamentarë, takime me qytetarë, takime me shtypin.

Që s'thuhet, ju Evropë, ja ku janë vlerat. A ndodh te juve kjo gjë juve? Ku kapet një ministër me presh në dorë siç u kap në Ukrainë, ku Ukraina bën namin juve...

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan