POLITIKE

‘Rama po mbytet’/ Petrit Vasili: Pas aferave të tmerrshme qëndron kryeministri, është subjekti kryesor i drejtësisë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2025, 09:39

‘Rama po mbytet’/ Petrit Vasili: Pas aferave të tmerrshme

Kryeministri Edi Rama ndodhet përballë një krize të thellë politike dhe ligjore, e cila përshkruhet si një “përmbytje” që ai nuk e ka më nën kontroll.

Sipas analizës së ish deputetit Petrit Vasili që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, zhvillimet e fundit nuk janë ngjarje të izoluara, por pjesë e një strategjie të dëshpëruar për të ndërtuar një mburojë mbrojtëse kundër drejtësisë që po i afrohet.

Në qendër të kësaj strategjie, sipas Vasilit, qëndron përpjekja për të krijuar “kolona rezistence”. Kjo përfshin përdorimin e grupit parlamentar prej 83 deputetësh si “spartanë” përballë drejtësisë, si dhe investimin politik në Parlament dhe Gjykatën Kushtetuese. Metafora e përdorur është ajo e një njeriu që përpiqet të ndalojë vërshimin e ujit duke hedhur thasë me rërë, me qëllimin final që “uji” i drejtësisë të mos arrijë në pragun e zyrës së tij.

Sipas Vasilit sistemi i drejtësisë, veçanërisht SPAK, ka funksionuar deri më tani “me regji”, por tashmë ndodhet përballë një presioni të madh, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit. Sipas tij, drejtësisë i është vënë një ultimatum i qartë: “Ose do të shkojë Rama me të tijtë brenda, ose do të shkoni ju”. Kjo situatë e vendos Prokurorinë e Posaçme përpara një përgjegjësie historike, ku heshtja nuk është më një opsion.

Në analizën e tij, Vasili thekson se fokusi nuk duhet të jetë tek individë si ish-ministrja Balluku, por tek mbrojtja e vetë kryeministrit Rama. Ai liston një sërë aferash të bujshme, si ajo McGonigal, Becchetti, inceneratorët dhe krimi elektoral, duke pretenduar se kryeministri është “personalisht i implikuar” në të paktën 17 çështje. Dëmi ekonomik nga këto afera përshkruhet si “i tmerrshëm dhe i pakthyeshëm”, ku paratë e vjedhura nuk kthehen kurrë në arkën e shtetit, por përfundojnë në parajsa fiskale.

Gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Flavio Qarri, Vasili tha se, “Policia e Shtetit, në vend që të ishte mbështetëse e ligjit, është shndërruar në një “aktor të madh në veprimtari kriminale”, duke u përfshirë në trafik droge dhe rrëmbime njerëzish”. “Kjo situatë, sipas tij, tregon se Shqipëria ndodhet përballë një “katastrofe të madhe”.

“Kryeministri, sipas Vasilit, është vendosur tani, jo më si udhëheqës i reformës në drejtësi, por si subjekti kryesor të saj.

Flavio Qarri: Petrit Vasili, është në një lidhje video për ditën e djeshme. A duhet t'i themi thank you apo faleminderit, Vasili?

Petrit Vasili: Kjo dita e djeshme, unë do të thoja vetëm kaq, që ditën e djeshme, edhe nga reagimi që pati nga Edi Rama, është Edi Rama ndodhet përballë një përmbytje që ai nuk e ka të qartë saktësisht se nga i vjen tamam tamam, sepse gjërat i kanë dalë nga kontrolli pjesërisht. Dhe po të shikoni, të gjithë këto tentativat, investimi politik ku ai përdori për herë të parë shprehjen 83 deputetët pra janë ata spartanët e tij që do t'i rrinë përballë drejtësisë.

Pra pushteti politik përballë. Dhe njëkohësisht dëgjuat që tha dhe që ne kemi dhe përgjegjësinë tha të udhëheqim reformën në drejtësi, ndërkohë që sot subjekti kryesor përballë drejtësisë është vetë Edi Rama. Nuk mund të udhëheqi një, grup kriminal qeveritar, reformën në drejtësi. Është subjekt, është e ndjekur nga ajo, është e, duhet patjetër të hetohet e të çohet prapa hekurave. Por themeli që vjen është që nëpërmjet deputetëve, nëpërmjet parlamentit, nëpërmjet investimit që i bëri qeverisë në Gjykatë Kushtetuese e të tjerë, Edi Rama është si ai njeriu që përmbytja ka filluar dhe përpiqet të hedh nga ata thasët e rërës e të tjerë e të tjerë, që mos t'i hyjë uji në, shtëpinë e tij. Pra, mos mendoni, mos shikoni në asnjë rast Ballukun apo ku di unë se çfarë. Absolutisht i gjithë veprimi i tij shtetëror, politik, edhe juridik, sepse kemi, të tre këndet i kemi. Kemi investimin e qeverisë në Gjykatë Kushtetuese, investimin politik në parlamentin që ai pra e ka në dispozicion të vet dhe narrativën politike, të gjitha janë për të ndërtuar në një farë mënyre, për të bërë kolonat e një rezistence që uji të mos hyjë ka ardhur te pragu, mos hyjë në zyrën e tij, që të kuptohet me shqiptarët.

Nuk është që janë çarë tubat e ujit, po dua të them që po trokasin kambanat e fundit për të, sepse është shumë e qartë dhe asnjëherë nuk mund të jetë kaq naiv edhe të harrojë që dosje të tilla si McGonigal, Becchetti, inceneratorët, problemet e mëdha me të gjitha, qoftë me Ecoparkun, qoftë me përzierjen e tij në krim elektoral e të tjera e të tjera, ka një përfshirje personale. Unë kam rreshtuar me durim vite me radhë, janë 17 çështje ku implikohet personalisht dhe sigurisht që ky sahat më në fund erdhi. Precedenti Balluku, po ta përdorim në këtë mënyrë, po përdoret prapë për t'i dhënë të kuptojë këtyre të drejtësisë me regji, se kjo drejtësi me regji ka qenë fillim-mbarim. Sepse po të mos ishte një drejtësi me regji, nuk do të kishim as Edi Ramën, as Belinda Ballukun e të tjerë me radhë, dhe këta do ishin, do ishin në burg me kohë dhe do ishin kursyer qindra miliona e miliarda euro, sepse praktikisht kanë, duhet të mos harrojmë dhe një gjë tjetër.

Këtu flitet për mbrojtjen e Ramës, jo Balluku, jo ku di unë Karçanaj, jo tjetri, tjetri, nuk mbrohen aferat, por ama nga ana tjetër një gjë, që dëmi ekonomik është i tmerrshëm, është një dëm pa kthim. Nuk keni parë ju që këta venë në burgje dhe këto paratë kthehen në arkën e shtetit. Me një fjalë, këto e kanë marrë rrugën e tyre, kanë ikur atje nëpër parajsat fiskale, e dinë vetë se ku i kanë çuar e të tjera e të tjera. Kanë dalë me thasë me para kesh, me avionë e të tjerë e të tjera. Mjaft histori që të gjithë i dinë më së miri. Pra, në këtë, në këtë minutë, me një fjalë Shqipëria ndodhet para një katastrofe të madhe dhe kjo drejtësi me regji, e cila siç duket tashmë për shkak dhe të presioneve të tjera, unë kam bindjen edhe kam informacione aq sa kam mundur të siguroj, që sigurisht ka presione edhe nga jashtë vendit, është detyruar tashmë dhe është vënë përpara hallit të madh. O do vejë Rama me të tijtë brenda, o do veni ju. Sepse, kjo në mes janë historira qindra milionëshe.

Tani këto histori, për meritë të gazetarisë, po dhe meritë të madhe të opozitës që i ka denoncuar, sepse po të mos i nxirrte ato fakte, ato vetvetiu nuk dolën dhe janë kallëzuar e denoncuar nga opozita shqiptare. Dhe po të shikoni, këto fakte tash nuk janë më domen vetëm i SPAK-ut. Këto janë fakte që janë domen publik, do të thotë i zotërojnë gazetarët, i zotëron politika, i zotëron opinioni i gjerë publik. Dhe ky, këto fakte që janë, që hedhin në erë, kanë, nuk kanë rrugë të tretë. O venë fajtorët, o venë ata që i mbrojnë fajtorët. Tani nuk e keni parë që edhe lumi tek SPAK-u ka ardhur tek dera, të tërë po përpiqen ta heqin nga vetja. Sepse edhe, edhe drejtësia, SPAK-u nga njëra anë, edhe qeveria nga ana tjetër, asnjëra nuk ka vepruar në emër të ligjit dhe të kushtetutës, kanë vepruar në emër të hesapit, të mbajtjes reciproke të pushtetit.

Sepse, ju e kuptoni më së miri që do ishte, përfunduar afera McGonigal, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbaroi. Kurse këtu nuk është thirrur asnjëherë Edi Rama. Po çfarë është Edi Rama? Patjetër në SPAK të gjithë kanë vajtur, të gjithë kemi vajtur për BE me radhë, edhe për gjëra fare periferike pa asnjë vlerë. Janë, thirrur 300 me të birin atje. Po ato 100 e ca milionë euro të Becchetti-t, që e kanë fajtorin me emër e mbiemër që është ai. Po më bëni një pyetje, a ju keni, janë përcjellë këto çështjet e këtyre organizatave kriminale? Po a mbani mend ju që ky kërcënonte publikisht një oficer policie që të denoncojë ata grupin kriminal të Krujës, që u detyrua ai të largohej nga Shqipëria, se të gjithë e harrojmë. Po njerëzit janë atje, janë atje në, rrinë në mërgim, sepse i kanë kërcënuar këta.

Dhe kur shikoni që edhe, plotësisht, kur shikoni që edhe institucionet që duhet të jenë mbështetës të bërjes së ligjit, janë aktorët më të mëdhenj në veprimtari kriminale, pra policia e shtetit, pra policia e shtetit e përzier në trafik droge, në rrëmbim njerëzish e të gjitha, një, një grup, nga më të ndyrët që mund të ketë parë Shqipëria, në kuptimin më të plotë të fjalës. Ju i keni parë./Syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan