POLITIKE

“Rama shpik 'Diellën' për të fshehur korrupsionin 12-vjeçar”, Gazetari: Ndryshimet kushtetuese, një shashkë për të...

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 20:30
“Rama shpik 'Diellën' për të fshehur korrupsionin

Në një intervistë për edicionin informativ të lajmeve, kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi komentoi zhvillimet e fundit politike dhe propozimet e mazhorancës për ndryshime kushtetuese, duke i cilësuar ato si një manovër për të shmangur përgjegjësinë dhe për të larguar vëmendjen publike nga kriza reale që ka kapluar vendin.

Saraçi shprhet se, ajo që po ndodh sot në skenën politike është një tentativë e pastër për të manipuluar debatin publik dhe për të fshehur korrupsionin galopant të qeverisë Rama.

Ai theksoi se lëvizjet e fundit të mazhorancës nuk kanë asnjë bazë serioze institucionale dhe nuk janë produkt i një procesi politik gjithëpërfshirës, por një përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia penale dhe morale që lidhet me aferat korruptive të 12 viteve të fundit.

Pjesë nga deklarata:

Veprimet e mazhorancës janë ngushtimi i hapësirës së opozitës dhe ndryshimet kushtetuese. Unë i shoh këto lëvizje nga një këndvështrim tjetër: këto propozime janë më shumë shashka momentale politike, me qëllim që të fusin panoramën dhe jetën politike në vend në "shinat e normalitetit".

Por jo në kuptimin e një normaliteti institucional, sesa si përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale të vendit dhe për ta orientuar debatin drejt ndryshimeve kushtetuese, rregullores së Kuvendit, reformave, etj. Dhe çfarë ndodh? Lihet mënjanë debati real. Kemi 12 vite qeverisje të zhytur në korrupsion, ku 99.9% e aferave të kësaj qeverie, në mandatin e saj të katërt, kanë mbetur pa përgjigje.

Do të ishte fatale nëse Kuvendi i ri, jeta politike, apo edhe vetë fokusi i gazetarëve do të përqendrohej tek jehona e këtyre propozimeve për ndryshime kushtetuese – të cilat Rama nuk i arrin dot, sepse nuk i ka kartonat e mjaftueshëm për t’i miratuar. Prandaj, nëse do të kishte pasur vërtet seriozitet, minimalisht do të ishte ndjekur një proces i rregullt: ndryshimet kushtetuese duhet të hidhen në tryezë pas një konsulte paraprake dhe me negociata mes forcave politike, mes mazhorancës dhe opozitës. Vetëm kështu mund të realizohen.

Hedhja e tyre në tryezë nga Asambleja e PS-së ka vetëm një qëllim: të largojë vëmendjen nga emrat e ministrave të rinj dhe nga problemet reale që ka vendi sot për shkak të korrupsionit, krimit dhe mosfunksionimit të drejtësisë. Duke ushqyer opinionin publik me debat mbi ndryshimet kushtetuese, vijon qetësisht puna e projekteve korruptive që po ndodhin prej vitesh dhe që po vazhdojnë, madje po sofistikohen.

“Diella” është dielli i korrupsionit të Edi Ramës. Rama kërkon një "diell" për të pastruar dhe për të mbuluar aferat korruptive të këtyre 12 viteve. Problemet janë reale: administrata publike ka drejtorë që nuk pranojnë më të punojnë. Po të hapësh faqet e punësimeve, sheh me mijëra vende të lira për drejtues, sepse njerëzit kanë frikë. Detyrohen të firmosin projekte e tendera për të cilët, në fund, do të mbajnë përgjegjësi.

E dyta, bashkëpunëtorët e Kryeministrit janë të zhytur në korrupsion deri në fyt, edhe pse SPAK apo organet e drejtësisë nuk kanë dhënë ende një verdikt përfundimtar.

Me “Diellën”, nga sot e në vazhdim, nuk do të ketë një zyrtar që mban përgjegjësi – sepse ajo është një platformë virtuale. Përveç mungesës së përgjegjësisë, ka edhe një problem tjetër shumë të rëndë: përqendrimi i të gjitha prokurimeve dhe koncesioneve në një dorë të vetme – në dorën e Edi Ramës. Kryeministri i vendit, përmes një dekreti antikushtetues, ka bërë të qartë se Rama është “Diella”.

Të gjitha prokurimet, marrëveshjet dhe çdo lek që del nga arka e shtetit, do të kalojnë përmes Diellës, pra përmes vetë Edi Ramës.

Kjo është një gjë e frikshme për të ardhmen.

Ajo që bën Rama është një autogol. Ai e krijoi Diellën për të menaxhuar prokurime virtuale. Por pse duhet të bëjë prokurime virtuale? Pse duhet të shmangë mekanizmat ekzistues? Sepse korrupsioni është bërë një problem madhor në vend. Me Diellën, Rama ka pranuar se korrupsioni është plagë e qeverisjes së tij. Dhe "zgjidhja" që ai ofron është kalimi i përgjegjësisë tek një kompjuter një entitet virtual që nuk mban përgjegjësi para drejtësisë.

Ky është një shmangie e qartë. Një kalim i përgjegjësisë. Dhe, në shumë aspekte, është edhe një dorëzim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë