BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me bizneset në Tregun Artizanal të Krujës, teksa ka prezantuar programin qeverisës të 'PD-ASHM'. Berisha tha se synohet prodhimi "Made in Albania". Ai premtoi 6-fishimin e subvencioneve për çdo fermer.
Ai shtoi se kryemnistri Edi Rama vodhi fondet e BE-së dhe ish-ministren Frida Krifcën e bëri këshilltare. Gjithashtu Berisha po ashtu tha se Rama e ka inauguruar dy herë rrugën e Sari Salltikut, të ndërtuar dhe inauguruar nga demokratë.
"Made in Albania do të jetë synimi ynë më kryesor. Fermerët janë në kushte shumë të vështira. Subvencionet, edhe ato që jepte BE, i mori Edi Rama me akrabanë e vet. Po pse them unë Edi Rama? Sepse BE e kapi në flagrancë ministren e Shqipërisë, e cila kishte abuzuar në mënyrë të rëndë me 130 milionë euro të dhëna për fermerët shqiptarë", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Çfarë do bëjmë ne? Ne thjesht fare që ta dini, ne do kthejmë paratë tek ju. Ne, paratë që marrim nga qytetarët, nga secili prej jush, ne do i kthejmë një pjesë të mirë tek ju për rroga, për pensione, dhe do vendosim minimumin jetik. Minimumi jetik është një shumë me të vërtetë minimale, 200 euro, por është një shumë që çdo shqiptar e nxjerr jashtë varfërisë ekstreme. Një njeri që merr 6.3 euro në ditë nuk është në varfëri ekstreme. Është i varfër, por jo në varfëri ekstreme. Kështu që me këtë ne bëhemi një shoqëri më e drejtë, më e moralshme dhe dëshmojmë se nuk do lëmë njeri në vuajtje, në dhimbje, në mjerim. Këto brenda 100 ditëve. Së dyti, rrogat e ulëta do i ngremë në 500 euro. Rrogat sot, nëse do kishin ndjekur ligjin e inflacionit, rrogat e ulëta sot duhej të ishin 730 euro. Po këta menduan vetëm për rrogat e larta, trefishuan, katërfishuan rrogat e larta.
A mund të imagjinoni ju këtë vend me zyrtarë që marrin 7 mijë euro në muaj. Në botë, një vend i tillë nuk ekziston, që një punonjës të marrë 7 mijë euro, një pension të jetë 120 euro. Kjo është jashtë çdo lloj morali dhe ka vetëm moralin e Edi Ramës, një narkoshteti, që sundon me krimin, që vjedh me krimin dhe largon shqiptarët çdo ditë nga Shqipëria. Pra, rrogën si hap i parë 500 euro, bizneset, ata më treguan se këto 12 vite nuk janë bërë as 10 përqind të investimeve në këtë qark se ato që u bënë 8 vite para tyre. Edi Rama e ka inauguruar dy herë rrugën e Sari Salltikut, të ndërtuar dhe inauguruar nga ne. Dhe mendon se është harruar, por nuk e di ai se krutanët i japin ujë në bisht të lugës atij. Të kishte pasur ai një të katërtën e mençurisë së krutanit, Shqipëria do ishte krejt tjetër sot. Taksat kanë qenë shumë të larta.
Merrni TVSH-në, shqiptarët paguajnë 9 përqind të prodhimit të brendshëm si TVSH, 6 përqind paguajnë gjermanët dhe italianët sepse këta janë vërsulur me taksa mbi çdo gjë. Jo, ne nuk kemi atë filozofi. Ne krahas filozofisë t’ua kthejmë paratë qytetarëve, kemi tjetrën, t’ua lëmë paratë biznesmenëve për të zgjeruar aktivitetin e tyre, për të zgjeruar vendet e punës, për të prodhuar më shumë. Dhe kjo funksionon. Kjo ka funksionuar. Jam i sigurt se ne brenda vitit të parë do kemi një rritje të madhe të prodhimit. Made in Albania do të jetë synimi ynë më kryesor. Fermerët janë në kushte shumë të vështira. Subvencionet, edhe ato që jepte BE, i mori Edi Rama me akrabanë e vet. Po pse them unë Edi Rama? Sepse BE e kapi në flagrancë ministren e Shqipërisë, e cila kishte abuzuar në mënyrë të rëndë me 130 milionë euro të dhëna për fermerët shqiptarë.
Në vend që t’ua jepte fermerëve, ua shpërndante oligarkëve, djegësit të Tiranës, ua shpërndante pra rrethit të Tiranës. BE e ndërpreu ndihmën, po bën një hetim, Edi Rama, meqenëse ishte bashkautor në këtë abuzim, Krifcën, e cila u bë famoze se do ngrinte akademinë e çobanëve, e mori këshilltare. Sigurisht, se ajo ka zbatuar urdhrat e tij. Ne do 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer. Ne heqim çdo barriere jo ka 100 kokë, jo ka 10 kokë, jo ka kaq hektarë, aq hektarë. Çdo fermer do subvencionohet për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti, për çdo fidan të mbjellë. Do ketë kredi të buta, 80 përqind të interesave për fermerët dhe biznesin e vogël, do e mbulojë shteti. Do ndalohet me ligj importimi i inputeve bujqësore që nuk shiten në të paktën dy vende të BE. Sikundër i ilaçeve që nuk shiten në të paktën dy vende të BE.
KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me bizneset në Tregun Artizanal të Krujës, t...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama vizitoi sot mjediset e Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut në Kamëz së bashku me Zv/Kryemin...
Më 11 maj 2025, shqiptarët do të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur një parlament të ri. Nëse ...
KAVAJË- Një sherr mes socialistëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Kavajës. Mësohet se përplasja verbale dhe...
TIRANA- Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Xoxa është pa...
foto ilustruese TIRANË- Auditimi i shumicës së partive politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës ka dështuar p...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tj nga Berati është shprehur se më 11 maji është ...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Berati u shpreh se pas ardhjes në pushtet do të pastroj&...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjlës së tij nga Berati u shpreh se me ardhjen e tij në pushtet do të puno...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit të tij me banorët e Beratit u shpreh se kanë bërë premti...