7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

Blendi Fevziu i është përgjigjur qytetarëve përmes një video mesazhi, ku ata i kërkonin llogari se pse ai nuk fliste apo komentonte për çështjen e Zvërnecit.
Gazetari i njohur ka mohuar kategorikisht pretendimin e tyre duke përmendur emisionet e bëra në “Opinion” si dhe ka prekur edhe një sërë temash të tjera me rëndësi për qeverinë Rama, por edhe mënyrën e zhvillimit të vendit.
Në fund, ai e mbyll duke thënë se rrjetet e tij sociale janë përdorur kryesisht për promovimin e Shqipërisë apo shpesh edhe të udhëtimeve jashtë vendit. Në video mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Fevziu thoshte:
“Dëgjojeni deri në fund: Ky është qëndrimi im meqenëse më keni pyetur. E para për protestën, jam absolutisht pro çdo lloj proteste. Unë mendoj që protesta është shpirti i gjallë i një kombi, që nëse protesta vdes, vdes edhe kombi vetë. E dyta, nuk mendoj që protesta e dy ditëve të fundit ka qenë vetëm për Zvërnecin. Është një protestë për të treguar, një lloj arrogance të pushtetit, është një protestë për të rinjtë që e kanë shumë të vështirë të integrohen, është një protestë për polarizimin e shoqërisë shqiptare, për varfërimin më të madh të klasës së mesme dhe për të gjithë situatën politike në përgjithësi. E treta, meqenëse shumë veta thonë që nuk keni folur për këtë çështje. Po, kam folur për çështjen e Vlorës dhe i keni në Youtube të gjitha. Nuk është e vërtetë që Rama thotë, s’dimë gjë.
Thotë s’dimë gjë, por më pas vazhdon video, ku ai sqaron projektin e Zvërnecit. Kam folur në 24-tën, në 25-tën, në 26-tën. Po mirë, po aeroporti i Vlorës që është brenda zonës së mbrojtur? Nuk e dinit ju që po ndërtohej?! Nuk ka folur media? Po vetëm unë, vitin e fundit kam bërë pesë emisione për aeroportin e Vlorës që është në zemër të zonës së mbrojtur të Nartës. Pra, pse nuk folët për aeroportin e Vlorës? Megjithatë nuk po i hy kësaj. E dyta, pyesni pse nuk e gozhdojmë Ramën? Jo, nuk e gozhdojmë dot Ramën, se Rama nuk pyet më për mediat, as për ju, as për opozitën. Se ka 86 vota, ia keni dhënë ju.
Unë nuk kam votuar kurrë për PS-në në jetën time. Ndoshta nuk është mirë ta them, por po them: në 36 vjet, nuk kam votuar kurrë për PS. Rama ka 86 vota që e bëjnë mbret dhe nuk pyet më për askënd. Nuk vjen në studio ai, nuk vijnë ministrat. Para ca kohësh, kam bërë debat me Ramën për këtë çështje dhe nuk pyeti fare sepse vota është ajo që e fuqizon Ramën. Dhe votën ia keni dhënë ju, unë nuk kam votuar Ramën, thashë edhe një herë. Tjetra, Rama së fundmi është mirë ta ccojë vendin në zgjedhje për të provuar, ka apo nuk ka mbështetje, kurse për projektin ka njerëz që janë pro projektit, ka njerëz që janë kundër projektit, të gjithë kanë mendimin e tyre. Ka njerëz që mendojnë se një investim miliardësh është i rëndësishëm për vendin.
Ka njerëz që mendojnë se natyra dhe ruajtja e saj është më e rëndësishme për vendin. Kjo është çështje e një debati që duhej të ishte bërë me kohë dhe nuk është dhe nuk është bërë. Ndërkohë, për punën e postimeve, unë pjesën politike e kam në emision. Unë nuk kam postuar kurrë, as për PS, as për PD, as për Adriatik Lapajn, as për Agron Shehajn, në rrjetet e mia sociale. Rrjetet e mia sociale, i kam pasur për të promovuar Shqipërinë, apo udhëtimet e mia. Dhe e fundit edhe një herë: Çfarëdo që të bëj, ccfarëdo që të bëni ju, çfarëdo lloj proteste: Nëqoftëse Rama merr 86 vota, Rama ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me Shqipërinë. Dhe këto vota ia jepni ju, nuk ia jap unë. Kjo është fuqia e tij dhe vetëm me votë mund të ndryshohet një gjë”.
Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur ditën e sotme foli për investimin në Zvërnec, duke thënë se investimi n...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur ditën e sotme së bashku me presidentin e Këshillit të Europës, u pyet lidhur...
Kreu i PD, Sali Berisha, ka ngrituar akuza për kompaninë “Albanian Digital Solution”, duke e cilësuar si minierën e flor...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se për kompetencat e “Albanian Digital Solution”, nuk ka asnjë VKM. Berisha nuk i...
Politikani dhe opinionisti italian Leonardo Cecchi, një nga zërat e njohur të së majtës italiane dhe komentator i rregullt në medi...
Pas protestave masive në Tiranë kundër ndërtimeve turistike në zonën e Zvërnecit në Vlorë, ku qytetarët i la...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e Konkursit Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallati i Kongreseve, ku theksoi nevoj&...
Qindra qytetarë, kanë shprehur revoltën e tyre me komente negative në Instagramin e kryeministrit Edi Rama. Ata e akuzojnë për ...
Mijëra qytetarë shqiptarë dolën në rrugët e Tiranës të hënën, më 1 qershor, për të protestuar k...
Teksa ka komentuar protestën masive të mijëra qytetareve kundër ndërtimeve në zonë e Zvërnecit sot në Tiran&eu...