SPAK zbulon një vilë tjetër të Belinda Ballukut në Sardenjë të Italisë!
Hetimet e SPAK për gjetjen e pasurive të fshehura të ish-Zëvendëskryeministres dhe deputetes së PS, Belinda Balluku, brenda dhe ja...
Hetimet e SPAK për gjetjen e pasurive të fshehura të ish-Zëvendëskryeministres dhe deputetes së PS, Belinda Balluku, brenda dhe ja...
Të tjera detaje nga audiopërgjimet e Ron Yeffet janë bërë publike në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV,...
Pas publikimit të videove intime, kompozitori Adrian Hila është paraqitur në ambientet e policisë së Tiranës. Mësohet se...
Të tjera fakte tronditëse nga audiopërgjimi i Ron Yeffet janë bërë publike në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI...
Ndërsa po vijonin marshimin në rrugët e Tiranës, ka pasur një moment tensioni në protestën e 124. Situata u tensionua pran&e...
Një protestues, teksa mori fjalën në protestë, u ndal tek vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen një di...
Bandat famëkeqe të armatosura po bashkëpunojnë në të gjithë Britaninë, duke krijuar një rrjet të gjerë kr...
Edison Lika, një prej protestuesve, ka njoftuar një aksion të ri të paralajmëruar nga grupi i studentëve që marrin pjesë...
Sot shënohet dita e 124-t e protestës qytetare, ndërsa qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej&rdq...
Nga Jesus Antonio Blancuiqet, EL TIEMPO Për muaj me radhë, historia e Enid Kasmit në Venezuelë ishte e rrethuar nga pikëpyetje. Kur u ...

Nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj raportit të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, duke thënë se ai evidenton korrupsionin, krimin e organizuar, pastrimin e parave, konkurrencën e deformuar dhe pasigurinë për investitorët.
Kedhi akuzoi qeverinë për favorizim të bizneseve të lidhura me pushtetin dhe tha se problemet ekonomike, pagat e ulëta dhe korrupsioni po nxisin emigrimin.
Sipas tij, PD propozon një ekonomi të bazuar te shteti ligjor, konkurrenca e ndershme, prokurimet transparente dhe siguria e pronës.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2026 është një akt-akuzë e qartë ndaj mënyrës si qeveriset vendi. Prodhimi i brendshëm për frymë mbetet rreth një e katërta e mesatares së BE-së. Ekonomia, sipas raportit, mbetet e cenueshme nga korrupsioni, krimi i organizuar, pastrimi i parave, konkurrenca e deformuar, emigrimi, produktiviteti i ulët dhe informaliteti.
DASH konstaton korrupsion në administratë, në drejtësi, në prokurime dhe në media. Paratë e drogës dhe të evazionit fiskal shtrembërojnë tregun. Investitorët raportojnë rrezik zhvatjeje nga administrata publike, media dhe grupe kriminale. Raporti flet për një kulturë të përhapur pandëshkueshmërie. Shqipëria mbetet në kategorinë e juridiksioneve kryesore të pastrimit të parave.
Raporti e thotë hapur edhe atë që shqiptarët e dinë prej kohësh: ligji për investimet strategjike perceptohet si skemë që ka favorizuar kompani vendase të lidhura me mazhorancën. PPP-të ulin konkurrencën dhe vuajnë nga analiza e dobët teknike. Ndërmarrjet shtetërore shtohen, bordet e tyre emërohen pa konkurrim dhe rreziku i ndërhyrjes politike është i lartë.
Kontratat zbatohen dobët. Shumë investitorë të huaj ankohen për korrupsion në gjykata dhe kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar, përfshirë investitorë amerikanë. Gjykatat kanë vonesa të mëdha, sidomos në apel.
Prona mbetet ndër sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit. Ka tituj të mbivendosur, manipulim të gjykatave dhe kompensim nën vlerën e tregut për shpronësimet.
Bizneset ndeshen me ndryshime të shpeshta fiskale, burokraci dhe mungesë transparence. Komentet e tyre për ligjet shpesh injorohen, ndërsa informaliteti vlerësohet rreth një e treta e ekonomisë.
Pasoja më e rëndë është shpopullimi. Rreth 40% e fuqisë punëtore punon jashtë vendit. Shkaqet janë varfëria, pagat e ulëta, korrupsioni dhe klientelizmi.
Këto nuk i thotë vetëm opozita. I thotë prej shumë vitesh tashmë dhe aleati ynë strategjik. Më e rëndësishmja, këto i ndjejnë dhe i shohin qytetarët përditë.
Partia Demokratike ka një rrugë tjetër për Shqipërinë. Ajo nis me shtetin ligjor, ku ligji vlen njësoj për të gjithë, dhe u jep fund favoreve për miqtë e pushtetit. Vazhdon me prokurime të hapura dhe pronë të sigurt për çdo qytetar. Ne garantojmë një ekonomi të prodhimit dhe inovacionit ku fiton puna dhe nisma e ndershme, jo lidhjet me pushtetin, që të rinjtë të kenë arsye të qëndrojnë dhe ata që ikën të kenë arsye të kthehen.
Kjo nuk ndryshon vetvetiu. Ndaj ftojmë çdo shqiptar që e ndjen këtë padrejtësi të bashkohet me ne dhe me protestuesit në bulevard për të rritur presionin paqësor në maksimum, derisa kjo qeveri e kapur të largohet.
Pas takimit me Ramën dhe Hoxhën, ambasadori i SHBA Eric Wendt i ka shkuar në zyrë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Sipas raportim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Strasburg me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parl...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në prezantimin e pesë projekteve të paraqitura në kuadër t&...
Është shtyrë sërish gjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme. Jashtë ambienteve të ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka folur pasi Kuvendi nuk lejoi debat për arrestin ndaj ish-shefes së SHISH Vlora Hysen...
Kryebshkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dal hapur kryeministrit Rama në lidhje me propozimin për reformën territoriale. N&eu...
Për deputeten e PD, Jorida Tabaku është e papranueshme që kryeministri Edi Rama, t’i shmanget mocionit për debat në Kuvend...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kontrollin e medias dhe kufizimin e pl...
Deputetja e Partisë së Lirisë dhe nënkryetarja, Erisa Xhixho kritikoi rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë dhe nu...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur...