Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVA- Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar kolapsin klimatik, si dhe reagimi në rritje në mbarë botën kundër të drejtave të migrantëve, refugjatëve, grave, vajzave dhe personave LGBTI, janë çështje që janë ngritur në raportin vjetor për të drejtat e njeriut të organizatës ndërkombëtare, Amnesty International (AI), të publikuar më 29 prill.
"Secila prej këtyre çështjeve përballet me përkeqësim të mëtejshëm në një vit të trazuar si 2025, nëse nuk arrihet një kthesë globale", tha AI.
Raporti vjetor i Amnesty International - që tregon se sa po respektohen të drejtat e njeriut nëpër botë - përmendi mosmiratimin e Ligjit për fertilizimin e asistuar dhe shëndetin riprodhues (IVF) dhe Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës.
“Qasja në IVF vazhdoi të jetë e qasshme vetëm në klinika private, pas një tjetër tentimi të dështuar në parlament për ta kaluar ligjin për shëndetin riprodhues që do ta mundësonte shërbimin e IVF-it në spitale publike”, thuhet në raportin vjetor të AI.
Aty gjithashtu thuhet se debati në Parlament është ndjekur me “dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes ndaj grave beqare nga disa deputetë”.
Radio Evropa e Lirë kishte raportuar për deputetët të cilët e kishin kundërshtuar këtë ligj, duke u thirrur në besimin e tyre se kështu e mbrojnë “familjen si institucion” dhe se se IVF-ja duhet të jetë opsion vetëm për çiftet e martuara heteroseksuale. Të njëjtit deputetë - bashkë me disa të tjerë - kanë kundërshtuar edhe kalimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës - i cili megjithatë nuk është sjellë për miratim në Kuvend që nga viti 2022.
Mospajtimet e deputetëve lidheshin me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë. Përpos dështimit të kalimit të Kodit Civil, Amnesty International, në raportin vjetor, theksoi se të mbijetuarit e dhunës në familje që i përkasin komunitetit LGBTI+ (lesbikë, gej, biseksual, transgjinorë, ndërgjinorë, etj) “nuk kanë ende qasje në strehimore të specializuara”.
REL-i në të kaluarën ka raportuar edhe për këtë problem, që ndër vite ka detyruar të mbijetuarit e dhunës në familje që i përkasin këtij komuniteti të largohen nga Kosova për t’u shtrehuar në Tiranë të Shqipërisë. Në pjesën për Kosovën të këtij raporti përmendet edhe dështimi në tentimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, tentimet për të hetuar dhe gjykuar rastet e krimeve të luftës, miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave - që megjithatë javën e kaluar u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, dhe marrëveshja me Danimarkën për strehimin e të burgosurve në Kosovë./ REL
TIRANA- Nga këndvështrimi i qytetarëve, pabarazia ekonomike në Rajon dhe në Shqipëri është më e lartë se mat...
nuredin seci TIRANË- Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ka nënshkruar një marrëveshje për të lobuar në favor të&nb...
edi rama ne hapjen e fushates se ps TIRANË- Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar sot mediat amerikane si të sëmura dhe tha se duhet të jenë në fokus ...
takimi TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndërprerë disa herë gjatë fjalës së tij nga të rinjtë, n...
TIRANË- Kreyministri Edi Rama teksa po shpjegonte përfitimet e pasaportës europiane, gjatë takimit në Tiranë u ndal tek disa t&e...
ITALI- Një 37-vjeçar shqiptar i shpalluar në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar droge ësht&e...
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar pas dëshmisë së Arbjan Maz...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se janë rreth 1 mijë veta që po punojnë për mbylljen e negociatave me Bashkimi...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot takim me të rinjtë e kreqytetit që votojnë për herë të par&e...