POLITIKE

Referendum për të mos ndryshuar

Olsi Bakalli Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 08:25

Referendum për të mos ndryshuar

TIRANA- Nëse ndonjëherë keni dyshuar në fuqinë e ironisë historike, mjafton të hidhni një sy nga Shqipëria më 12 maj 2025. Zgjedhjet parlamentare përfunduan me një rezultat që do t’ia kishte zili çdo autokrat ballkanik me ambicie perandorake: një fitore absolute, pothuajse me shumicë të cilësuar, për Edi Ramën  një kryeministër që duket sikur e ka lënë pas krahëve edhe konceptin e lodhjes politike.

Dhe jo, nuk është se populli votoi për të ata votojnë kundër dikujt tjetër, zakonisht më të padobishëm se sa ai që është.

Kjo fitore “triumfale” e qeverisë, e ngjan me finalet e kampionatit shqiptar të futbollit ku fituesi dihet që para fillimit. Kryeministri Rama, që vetë në reflektimet e tij personale duket i lodhur nga fitorja, nga pushteti dhe nga pyetja e madhe “Po pastaj?”, i shton edhe një medalje të artë koleksionit të tij politik të pashmangshëm.

Askush nuk festoi si dikur. As militantët, as numëruesit, as Rama vetë. Mbase sepse edhe ai e di se kjo nuk ishte fitore mbi programin, mbi reformat, apo mbi ndryshimin. Ishte thjesht një fitore mbi dëshpërimin e opozitës dhe mbi sistemin zgjedhor që i ngjan një kandari pa peshore.

Fitore si kjo janë më shumë si fitoret e Pirros: duken si triumf, por janë thjesht një hap më tej drejt boshatisjes. Ironia është se, ndonëse Rama fitoi mandatin e katërt, Shqipëria humbi mundësinë e katërt për të krijuar një sistem që punon edhe kur Kryeministri është me grip.

Fitore të tilla janë si spektaklet politike të planifikuara, ku edhe emocioni i fitores duket i prodhuar nga ndonjë agjenci reklame dhe jo nga vullneti i lirë qytetar.

Max Weber foli dikur për autoritetin karizmatik, ku një lider sundon jo sepse institucionet janë të forta, por sepse ai vetë është i fortë. Shqipërët janë shembull klasik i këtij modeli. Po të ishte Weber gjallë, ndoshta do të shtonte një kapitull të ri: “Shqiptarët dhe Kulti i Shefit”.

Mancur Olson e ka thënë më thjesht: pushteti i zgjatur kthehet në klientelizëm. Pushteti absolut në Shqipëri ka ngritur ushtri zyrtarësh që punojnë jo për qytetarin, por për liderin. Edi Rama nuk ka ndërtuar institucione, por individë besnikë që mendojnë aq sa u lejohet.

Në manualet politike të vendeve me demokraci të kontrolluar, Shqipëria mund të jetë botimi i fundit i përditësuar. Sipas Freedom House, Shqipëria është renditur ndër “regjimet hibride”, një përkufizim i butë për të thënë: “ka zgjedhje, por rezultati nuk ndryshon kurrë gjërat.”

Qytetarët votojnë, por alternativat reale janë të paqasshme, jo për shkak të zgjedhësve, por për shkak të rregullave të lojës që janë shkruar në mënyrë që askush tjetër të mos fitojë.

Kodi zgjedhor – ai manuali i artë i riciklimit të elitave të vjetra është ndoshta një nga marrëveshjet më të sinqerta mes dy partive të mëdha. Në dukje të përplasura, në thelb të përqafuara.

Të dyja ruajnë status quo-në: njëra fiton, tjetra humb në mënyrë të menaxhueshme, dhe partitë e reja shihen si rrezik sistemik, jo si shpresë demokratike.

Ndaj, përjashtohen nga loja që në start, me barriera numerike dhe teknike që do ta kishin zili edhe shërbimet sekrete të ish-Lindjes.

Po pse nuk ndërtoi Rama një sistem që funksionon pa të? Sepse sistemi pa të do të ishte më pak i tij. Siç thotë Joseph Schumpeter, qarkullimi i elitave dhe inovacioni janë thelbi i përparimit. Por në Shqipëri, elitat nuk qarkullojnë – qarkullon vetëm besnikëria. Rrjeti klientelist që ndërtoi gjatë viteve e kishte një qëllim të thjeshtë: ta mbronte Ramën nga rënia dhe ta ruante nga ndryshimi.

Pse të promovosh dikë që mendon vetë, kur mund të promovosh dikë që të pyet për gjithçka, madje edhe për ngjyrën e perdeve në zyrën e re? Ministrat në kabinetin e tij shpesh duken si asistentë PR-i që presin instruktime, jo si drejtues institucionesh.

Dhe kjo mungesë e thellë kapaciteti është pikërisht arsyeja pse, kur Rama s’merr pjesë në mbledhje, vendi duket si një supermarket pa shitës.

Por edhe ironia ka nevojë për kundërpeshë. Dhe opozita shqiptare, në vend që të përfaqësojë ndryshimin, zgjodhi të kandidojë për muzeun e tranzicionit. Një lider 35-vjeçar në politikë, i shpallur non grata nga SHBA, është një lloj kujtese e përhershme që demokracia shqiptare nuk ka memorie të freskët.

Në vend që të frymëzojë, opozita frikëson; në vend që të tërheqë të rinjtë, i shtyn ata më afër aplikimit për azil. Si rezultat, qytetarët nuk votuan për Ramën sepse e duan, por sepse alternativa u duk më e frikshme se realiteti. Kjo nuk është zgjedhje kjo është një referendum për të mos ndryshuar.

Nuk është cudi kur në të ardhmen e afërt në një artikull prekës, vetë kryeministri të shprehet se është i dëshpëruar që nuk gjen njerëz të rinj për të punuar në administratë.

Imagjinoni sikur të mos gjejë dot as ministra?! Por zoti Rama, a nuk ishit ju që ndërtuat një sistem ku të rinjtë shihen si kërcënim në vend të shpresës?

A nuk ishit ju që e bëtë meritokracinë një fjalë të huaj dhe trurin e lirë një luks të pakonsumueshëm?

Sipas INSTAT, mbi 700 mijë shqiptarë janë larguar në dekadën e fundit.

Kjo nuk është thjesht statistikë është aktakuzë. Është vota më e sinqertë që qytetarët japin: ajo që vendoset në ambasadë, jo në kuti.

Mandati i katërt nuk premton reforma premton riparime kozmetike. Shqipëria ka më shumë “rikonstruksione” se sa ndryshime reale: spitale që ndriçojnë, por nuk kurojnë; shkolla me panele diellore, por pa mësues; rrugë të asfaltuara, por me bujqësi që s’transporton më asgjë.

Këtë e theksojnë edhe Daron Acemoglu dhe James Robinson në librin “Why Nations Fail”: shtetet që ndërtojnë institucione përfshirëse ecin përpara. Shqipëria ndërtoi fasada, jo institucione. Ndaj edhe turisti shijon një kafe në Shkodër, por infermierja shkon të punojë në Mynih.

Fitoret si kjo nuk janë fundi i një kapitulli, janë vazhdimi i një cikli: mbipushtet, mungesë opozite, shpopullim. Një Shqipëri që mbetet gjithnjë e më shumë një peizazh për Instagram dhe gjithnjë e më pak një vend për të ndërtuar jetë.

Dhe ndërsa lideri i lodhur përgatitet për katër vitet e radhës, vendi përgatitet për katër vitet e tjera të emigrimit, mungesës së shpresës dhe zgjedhjeve që nuk zgjedhin më asgjë.

Një ditë, Rama do të jetë thjesht një pensionist me një librezë ku shkruhet “ish-Kryeministër”. A do të jetë ai i nderuar, i kujtuar me respekt?

Apo një kujtim i trishtë i një epoke kur gjithçka varej nga vullneti i një njeriu?
Imagjinoni Ramën në spital, duke pritur për analizat, ndërsa infermierja i thotë: “Zotëri, ndoshta ju kujtohet kur premtuat spitale si në Gjermani? Ja ku jemi…”

Nëse e gjitha kjo duket si një shfaqje absurde… është sepse është. Vetëm se kjo nuk është teatër është realiteti shqiptar, me bileta falas për ikje dhe me çmim të lartë për qëndrimin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan