POLITIKE

Blushi thirrje GJKKO: Gjykimi në kafaz i Metës është mjet torture, jo drejtësi! Garantoni transmetim live

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 16:23
Blushi thirrje GJKKO: Gjykimi në kafaz i Metës është mjet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u shpreh se gjykimi i Presidentit Ilir Meta po zhvillohet në kushte të paligjshme dhe me qëllim politik nga Edi Rama.

Ai denoncoi përdorimin e kafazit xhami në sallën e gjyqit, që bie në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Blushi tha se Presidenti Meta mbahet në paraburgim politik prej më shumë se 20 muajsh, pa asnjë provë penale kundër tij. Ai akuzoi drejtësinë se po deformon procesin dhe fsheh provat për të shpallur fajtor një president të pafajshëm.

Blushi: Drejtësia me Regji dhe në zbatim të skenarëve të Edi Ramës ka deformuar dhe po shkatërron me qëllim dhe në mënyrë kriminale çdo element formal të gjykimit të drejtë, të barabartë dhe ligjor për Presidentin Meta, i cili vijon prej më shumë se 20 muaj të mbahet në kushte çnjerëzore në paraburgim politik dhe tani që ka nisur përballja e tij në gjykatë me bandën mafioze që e rrëmbeu më 21 tetor 2024.

Drejtësia me Regji, e ndërgjegjshme që ka prodhuar një dosje bosh sepse kurrë nuk arriti të gjente një provë inkriminuese ndaj Z. Meta, e tmerruar deri në palcë se transparenca e këtij procesi do të nxjerrë në dritë të diellit faktin se jo vetëm rrëmbyesi, por edhe gardiani, prokurori dhe gjyqtari është Edi Rama, ka inseksuar skenarë të kafazit të xhamit dhe bunkerizimit të procesit të gjykimit, për të krijuar idenë e rremë, duke e “shpallur” Z. Meta “fajtor” si terrorist në kafaz para se të përfundojë gjykimi.

Prokurororët dhe gjykatësit specialë tani janë në panik sepse ky manipulim mafioz, antiligjor, rëndon i gjithë mbi kurrizin e tyre dhe përgjegjësia bie vetëm mbi ata, por asnjë përpëlitje e gjykatës dhe SPAK nuk mund të fshehë dhe as të mbulojë krimin e dosjes kriminale, të mbushur me mashtrime, manipulime dhe fshehje provash ndaj Z. Meta.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të mbajtur gjatë gjykimit në kafazin e xhamtë Presidentin Ilir Meta, i cili jo vetëm prezumohet i pafajshëm deri në fund të gjykimit, por kundër të cilit nuk ka asnjë provë dhe fakt penal, ashtu siç vlerësoi edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka qenë qartazi një vendimmarrje në shkelje shumë të rëndë të legjislacionit të brendshëm, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe të vet standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Nenit 344 i Kodit të Procedurës Penale, parashikon qartë se i pandehuri merr pjesë në gjykim si person i lirë, edhe kur është i paraburgosur. 
Kufizimet lejohen vetëm nëse ai pengon zhvillimin e seancës. 

Argumentimi gjoja i Gjykatës se vendosja në kafaz është kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bie ndesh me ligjin procedural penal. 
As ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe as aktet nënligjore përkatëse, nuk parashikojnë përdorimin e kafazit si masë standarde në sallën e gjyqit.

Së treti, kjo praktikë bie në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ka konstatuar se mbajtja e të pandehurve në kafaz gjatë gjykimit përbën trajtim poshtërues dhe konsiderohet mjet torture, në shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Gjithashtu, kjo praktikë cenon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin efektiv me mbrojtjen, duke sjellë edhe shkelje të nenit 6 të Konventës Evropiane, që garanton të drejtën për proces të rregullt.

Garantimi i plotë i parimit të prezumimit të pafajsësisë përmes një procesi të rregullt ligjor dhe gjyqësor është detyrues për gjykatën dhe jo një privilegj.
Kujtoj se këto të drejta u janë njohur dhe respektuar të gjithë ish-zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, përfshi dhe atyre të regjimit komunist, të akuzuar për krime kundër njerëzimit, 35 vite më parë, kur Shqipëria nuk ishte anëtare e Këshillit të Europës. Ndaj këto të drejta nuk mund t’I mohohen Z. Meta dhe askujt tjetër nga e ashtëquajtura drejtësi e re në vitin 2026. 

Edhe precedenti i sjellë si argument nga gjykata, i terroristit maroken Salah Abdeslam, i dënuar me burgim të përjetshëm për sulmet terroriste në vitin 2015 në Paris, nuk mund të pranohet të kthehet në një standard përgjithësues, në kushtet kur kjo masë sigurie u morr ndaj tij jo vetëm për shkak të nivelit të lartë të rrezikshmërisë shoqërore (kamikaze), por edhe për faktin se familjarët e mbi 130 viktimave të sulmeve terroriste ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.
Sjellja e këtij precedenti, si një “standard europian” për t’i imponuar me dhunë dhe në mënyrë të paligjshme Presidentit Meta gjykimin në kafazin e xhamtë reflekton një shkelje flagrante të qëllimshme nga ana e Gjykatës të të drejtave dhe lirive themelore, të prezumimit të pafajësisë, të legjislacionit të brendshëm dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. 

Partia e Lirisë kurrë nuk mund të pajtohet me të tilla praktika kriminale, të neveritshme dhe të papranueshme për një shtet të së drejtës, që i pamë edhe kur Z. Meta u arrestua dy orë pasi ishte rrëmbyer nga banditët e Ergys Agasit dhe Ilir Prodës, dhe që po reflektohen edhe në sallën e gjyqit ku pasi e "shpallin fajtor” si terrorist në kafaz, vijon edhe gjykimi i tij.

Është e papranueshme që gjykimi i Presidentit Meta të vijojë në kushte që cenojnë dinjitetin njerëzor, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për proces të rregullt, elemente që sipas praktikës së GJEDNJ përbëjnë standarde të panegociueshme të shtetit të së drejtës.
Në emër të Partisë së Lirisë, kërkoj me vendosmëri dhe forcë, që GJKKO të zhbëjë menjëherë vendimin politik të urdhëruar nga Edi Rama që gjykimi i Z. Meta të vijojë në kafaz xhami, kur sipas KEDNJ kjo konsiderohet si mjet torture, pasi përbën shkelje serioze të:

• nenit 3 dhe 6 të KEDNJ,
• nenit 31 të Kushtetutës,
• standardit të dinjitetit njerëzor, prezumimit të pafajësisë dhe praktikës së GJEDNJ.

Kërkojmë me forcë rikthimin e normalitetit në sallën e gjyqit dhe që gjykimi të vazhdojë në respekt të Kushtetutës, KEDNJ dhe standartit të prezumimit pafajësisë dhe dinjitetit njerozor.

Gjithashtu në emër të Partisë së Lirisë, kërkojmë me vendosmëri të garantohet transmetimi i drejtpërdrejtë (live) i të gjithë këtij procesi, për të gjithë gazetarët dhe mediave të interesuara, veçanërisht në kushtet kur raporti i bërë së fundmi publik i Reporterëve pa Kufij theksohej se rënia në pikiadë e lirisë së medias në Shqipëri vjen edhe për shkak vendimeve gjyqësore, që  u ndalojnë mediave të raportojnë për çështje të ndjeshme me interes publik.

Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik edhe pse e dimë se transparenca e këtij procesi është tmerri i Edi Ramës, sepse ai është vetë kallëzuesi i rremë, prokurori falsifikues dhe po kështu edhe gjykatësi i vetëm i këtij procesi.

Partia e Lirisë është totalisht në krah të Presidentit te saj Meta në këtë betejë të tij parimore për liri, drejtësi të vërtetë, shtet të së drejtës dhe barazi para ligjit, për demokraci, llogaridhënie dhe transparence dhe ne jemi të bindur jo vetëm në triumin e padiskutueshëm të tij, që do të jetë trium i lirisë dhe sovranitetit për cdo shqiptar të ndershëm dhe patriot.
 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan