Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula me anë të një deklarate për mediat nga selia blu, ka komentuar raportin e UNESCO-s, për gjendjen e arsimit në Shqipëri.
Sipas këtij raporti, arsimi në Shqipëri është në krizë për shkak të mungesës së financimit. Sula deklaroi se, rilindja me Edi Ramën në krye ka shkurtuar me 1 miliardë lekë fondet për arsimin. Ajo theksoi se, për PD-në arsimi kombëtar është prioritet.
"2025-a nis me raporte ndërkombëtare negative për arsimin. UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, thekson se Shqipëria po përballet me sfida të mëdha në sektorin e arsimit dhe kërkon në mënyrë urgjente rritjen e financimit dhe shpërndarje efikase të burimeve. Raporti thekson uljen e vazhdueshme të financimeve për arsimin gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2010 në qeverinë e Partisë Demokratike, shpenzimet publike për arsimin përbënin 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë, në vitin 2021, këto shifra ranë 3.1% të PBB-së, me një përkeqësim të mëtejshëm në vitet pasuese
Shpenzimet qeveritare për arsimin për gjithë këto vite janë në një nivel më të ulët krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. dhe ato që mbizotërojnë së shumti janë investime, rikonstruksione, pra tendera korruptivë. UNESCO thekson se ‘’përmirësimi i financimit është jetik për të adresuar sfidat ekzistuese, për të plotësuar kërkesat aktuale dhe për të siguruar arsim cilësor për të gjithë fëmijët.’’ Kryeministri i Rilindjes i ka mashtruar shqiptarët qysh në 2013, kur u premtonte financim të arsimit me 5 % të PBB. Edhe për vitin 2025 partia-shtet vendosi ta mbështesë arsimin vetëm me 2,6 % të PBB duke përfshirë në këtë shifër edhe arsimin professional. Raporti nënvizon gjithashtu se pagat e mësuesve janë ndër më të ulëtat në rajon, duke ndikuar negativisht në motivimin dhe cilësinë e mësimdhënies.
Ndërkohë që numri i nxënësve ka rënë, kostot për nxënës janë rritur, duke treguar për një shpërndarje joefikase të burimeve. Decentralizimi i nisur në vitin 2015, i cili ndau përgjegjësitë midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që përgjigjet për mësuesit dhe shkollën, dhe pushtetit vendor, që përgjigjet për infrastrukturën nuk ka funksionuar siç duhet. Decentralizimi ka ndikuar më tej negativisht në menaxhimin dhe joefikasitetin e rrjetit arsimor. Rilindja, jo vetëm që nuk rriti financimin, por shkurtoi fondet për arsimin me 1 miliardë lekë ose 2% të programit, në kohën që testimet ndërkombëtare i vlerësojnë aftësitë e nxënësve në fund të botës.
Shkurtimi i financimit të arsimit është shembulli më i qartë i braktisjes së nxënësve, mësuesve, pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë. Një qeveri që ka ngritur kultin e të fortëve dhe të paarsimuarve, duke i futur në parlament dhe bërë kryebashkiakë, nuk mund të sillej ndryshe. Shkurtimi i fondeve për arsimin, kur brenda 10 viteve vetëm në qarkun e Tiranës, janë larguar 22% e të rinjve të moshës 15-29 vjeç, shpreh strategjinë e shpopullimit të Rilindjes. Qytete universitare si Gjirokastra e Elbasani kanë rënie ekstreme të numrit të të rinjve, me 55 % dhe 49 %, ngjashëm me vendet në luftë.
Partia Demokratike e ka arsimin prioritet kombëtar dhe thekson premtimin se do ta mbështesë financiarisht me 5% të PBB. Sigurimi i arsimit cilësor dhe trajtimi me dinjitet i nxënësve e studentëve, i stafeve pedagogjike, akademike e ndihmës arsimore, paga mujore 1300 euro në muaj për mësues dhe 2000 euro për lektor, taksa studimi 0, infrastrukturë e plotë digjitale, trajnime falas për mësuesit, do t’u sigurojë të rinjve arsimim cilësor dhe qëndrim në atdhe. Një arsim kombëtar dinjitoz, për një komb të fortë, është premtimi ynë solemn, që do të vihet në zbatim në 100 ditët e para të qeverisjes së PD," tha Sula.
TIRANË- La Repubblica i ka kushtuar një artikull vendimit të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për mbylljen e TikTok ...
foto ilustruese ITALI- Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi planin e saj kryesor për të gjetur, ndaluar dhe trajtuar azilkërkues...
foto ilustruese GJERMANI- Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" ka shkruar lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e "Tik Tok"...
TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull vendimit të paralajmëruar nga kryemini...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi Apeli i GJKKO-së, i caktoi masën "detyrim paraqitje" ...
Kelliçi TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar së fundmi pë...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane "Corriere Della Sera" ku thotë se majin e 2025 pr...
Gjekmarkaj-Berisha TIRANË- Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, e ka cilësuar vendim absurd caktimin e masës "detyrim paraqitje" pë...
TIRANA- Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj tha sot lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm se prokurori paraqiti ato sh...
SARAJEVA– Amer Kapetanoviç ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Këshillit p&eu...