Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Nga Andi Bushati
Ndërkohë që shumica e kastës socialiste prisnin me ankth dhe zemërdridhje mësimin e emrave të të preferuarve të Ramës në qeverinë e re, kryeministri i ka surprizuar të gjithë duke krijuar një lajm më të madh: fundin e Erion Veliajt.
Duke u shtirur si zemërthyer nga vendimet e padrejta të drejësisë, duke përmendur sa për të larë gojën izolimin pa dënim të kryebashkiakut të zgjedhur tre herë, Rama ka shpallur përfundimin e mandait të tij.
Për këdo që i ka pasur sytë hapur, kjo që ngjau sot, mund të përbëjë një surprizë për kohën se kur ndodhi, por jo për fatin e paracaktuar. Prej kohësh Veliaj po trajtohej si lebroz nga shefi i tij. Ministria e drejtësisië e ka privuar atë nga të drejtat si i burgosur i zakonshëm, njerëzit e tij u shkarkuan nga bashkia, mbështetësit e tij u përjashtuan nga grupi i ri parlamentar i PS.
Pra tani, kur Rama shpalli se Këshilli Bashkiak do të fillojë procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut të burgosur, madje kur shkoi edhe më larg, kur paratha ndryshime ligjore për të bërë të mundur këtë shkarkim, nuk ka më dyshime se në rastin më të mirë (pra edhe nëse s’duam të besojmë se e ka urdhëruar vetë) ai ka qenë i sinkronizuar me SPAK-un në goditjen ndaj Veliajt.
Në këtë kuptim, hedhja e Lalit si limon i shtrydhur, pikërisht në ditën emërtimit të ekipit Rama 4, tregon shumë për ata që po marrin detyrat e reja sot. Për një pjesë ministrash që ndryshuan dikaster, por sidomos për gjashtë rishtarët e kabinetit, nuk ka asnjë pikë reference se si duhet të sillen për të pasur fat në të ardhmen e tyre. Besfort Lamallari tek drejtësia, Evis Sala tek shëndetësia, Sofian Jaupaj tek mjedisi, Ervin Demo tek pushteti lokal, Toni Gogu tek marëdhëniet me parlamentin dhe Andis Salla tek bujqësia, nuk kanë asnjë eksperiencë ku të mbështeten. Rasti i Erion Veliajt i lë ata pa busull.
Kryebashkiaku i burgosur konsiderohet ende si shembull suksesi nga partia e tij. Ai qëndron në memorie si njeriu që i mundi kundërshtarët tre herë në zgjedhje, që transformoi e modernizoi Tiranën, që pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë politikan në mjediset artistiko sportive të kryeqytetit.
Nga ana tjetër ai diti të tregohej servili par excellence i shefit. Edhe duke ulur kokën për të pranuar urdhra për të bojatisur muret e shkallëve, apo për të ndjekur nga pas lopën e një fshatari, ai nuk thoshte kurrë jo. Nuk e bënte këtë as kur, kundër dëshirës së tij, merrte përsipër kostot e shembjes së teatrit të dëshëruar nga shefi apo kur, ndonëse nuk kishte lidhje, përzihej me zgjedhjet në federatën e futbollit.
Por as suksesi sipas parametrave rilindas, as aftësia prej bythëlëpirësi ndaj të madhit, nuk e shpëtoi atë nga rokullisja më dramatike që ndonjë politikan i këtyre tre dekadave ka pësuar ndonjëherë.
Atëherë duke parë këtë fat tragjik, epilogu i të cilit u shkrua pikërisht në ditën e emërimit të tyre të parë, ç’duhet të mendojnë ministrat e rinj ? Kush e përcakton fatin dhe të ardhmen e tyre politike? A ka më rëndësi puna, bindja e verbër, apo edhe këto sëbashku, mund të zerohen papritmas, thjeshtë për teka apo kalkulime perverse të kryeministrit ?
Natyrisht nuk ka dyshim se ashtu si Veliaj, ministrat rishtarë do të kenë mundësi të vënë dhjamë, të pasurohen shpejt, të krijojnë privilegje për veten dhe rrethin e tyre, por përpos kësaj ata nuk do të kenë asgjë më tepër në dorë. Për ta nuk do të ketë asnjë njësi matëse për të krahasur suksesin apo dështimin dhe mbi të gjitha kohën kur do të ikin apo do të bëhen “koka turku”. Prandaj në këtë rast, në vend të urimit është mirë tu thuhet: mirësehytë në aventurën e atij që pranon me ndërgjegjie që mos e ketë më veten në dorë. Ky është steriotipi i një antari tipik të kabinetit Rama 4.
/Lapsi.al
NGA MIRELA KARABINA Edi Rama nga tribuna e Asamblesë së tij ka zyrtarizuar sot ministren e Arsimit, Ogerta Manasterliu si kandidate për Kryebash...
6 bashki pritet që të futen në zgjedhje të reja në vend. Mësohet se Pas Beratit, Tepelenës dhe Matit, ku kryetar&e...
Ashtu si edhe në mandatin e mëparshëm qeverisës, kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste pr...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD-së, ku ka folur për formimin e qeverisë së re d...
Sali Berisha deklaroi Gazment Bardhi do të vazhdojë të jetë kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, teksa nënkryetarë do t&eum...
Sali Berisha deklaroi nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së se kryeministri Edi Rama e konsideron si armik veriun e Shqipërisë. Sipas ...
Duke folur nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha zbuloi se Ministri i Shëndetësisë, Evis Sala ësh...
Profesoresha e radiologjisë, Evis Sala, është ministrja e re e cila do të drejtojë Shëndetësinë në vendin ton&eum...
Duke folur nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha zbuloi se si do të zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK-ut. Berisha ...
Duke folur nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha tha se sot është ditë zie për shqiptarët. ...