"Shqipëria nuk shitet"/ Nis grumbullimi i qytetarëve për tubimin e pestë për Zvërnecin, protestuesit: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Juristi Marash Logu thotë se sfida e SPAK është thirrja e kryeministrit Edi Rama për të dëshmuar në Prokurori pasi emri i tij përmendet drejtëpërdrejtë në dosjen ‘Balluku’. I ftuar në studion e ‘Task Force’ në Syri Tv, Logu thotë se nga pikëpamja e çështjes penale hetimet vijojnë ndërsa nga pikëpamja politike gjithë projekti i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij për një reformë të re në drejtësi, ishte thjesht një përpjekje për ta kapur sistemin e drejtësisë, për ta përdorur atë si një instrument politik për të dëmtuar kundërshtarët politikë.
Pjesë nga diskutimi në studio
Marash Logu: Nga pikëpamja e procedurës parlamentare, kjo është një çështje që me vendimmarrjen që ka marrë kuvendi, shqyrtimi dhe trajtimi i kësaj kërkese në parlament ka përfunduar. Por nga pikëpamja e çështjes penale, hetimet vazhdojnë dhe prokuroria është duke vijuar me veprimet e saj hetimore dhe besoj që edhe në ditët në vijim, ë do kemi mundësi të shohim dhe cilat do të jenë hapat e radhës që do të ndërmarrë vetë SPAK-u në lidhje me këtë çështje, sepse sigurisht ata janë vendosur në një pozitë që për shkak të vendimmarrjes politike të mazhorancës, janë cënuar apo dëmtuar apo penguar disa prej veprimeve hetimore që ka SPAK-u të drejtë të kryejë sipas kushtetutës dhe ligjit procedural penal.
Nga pikëpamja politike, unë besoj që tashmë njerëzit, qytetarët kanë kuptuar retorikën e rreme të Edi Ramës për sa i përket reformës në drejtësi. Sot kushdo ka pasur mundësi të kuptojë që gjithë projekti i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij për një reformë të re në drejtësi, ishte thjesht një përpjekje për ta kapur sistemin e drejtësisë, për ta përdorur atë si një instrument politik për të dëmtuar kundërshtarët politikë dhe në qoftë se një ditë kjo do kthehej kundër tyre, më pas t'i vinin ë frerët apo kufijtë në mënyrë që mos shkonte përtej, siç edhe ndodhi në rastin konkret.
Dhe ky ka qenë një projekt personal i Edi Ramës, jo i Partisë Socialiste, sepse u pa që Edi Rama për interesin e tij është i gatshëm të lëshojë këdo, përveçse atyre që lidhen drejtpërdrejt me pushtetin e tij, siç është rasti i Belinda Ballukut, se kjo është diferenca e dosjes Balluku krahasimisht me dosjet e tjera të mëparshme, që në këtë dosje është vetë i përfshirë drejtpërdrejt Edi Rama.
Unë besoj edhe zoti Berisha e ka sqaruar që kjo çështje as ka përfunduar dhe as nuk mund të përfundojë deri në momentin që qoftë Belinda Balluku, qoftë Edi Rama do shkojnë atje ku e kanë vendin përpara, përpara drejtësisë.
Unë besoj që SPAK-u ka në dispozicion disa mjete ose mekanizma të cilat ia garanton Kushtetuta dhe ligji. Së pari, në qoftë se ka vend njëherë për të ngritur konflikt kompetence ndërmjet pushtetit të Edi Ramës, mazhorancës socialiste dhe SPAK-ut, ky është rasti ideal, sepse praktikisht nëpërmjet vendimmarrjes politike që mori Kuvendi në 12 mars është penguar dhe është cënuar hetimi që është duke kryer Prokuroria e Posaçme.
Kështu që ky do ishte rasti i duhur në fakt që vetë SPAK-u të angazhonte një konflikt kompetence në Gjykatën Kushtetuese.
Hapi tjetër sigurisht është që Edi Rama këto ditë edhe altoparlantët e tij mediatikë ose avokatët pa prokurë të Belinda Ballukut e kanë thënë shpesh edhe nëpër media, që nuk është e akuzuar ose nuk është duke u hetuar për korrupsion, sepse akuza është shkelje e barazisë në tendera, megjithëse shkelja e barazisë në tendera në fakt bien, është një nga veprat penale në kategoritë e veprave korruptive, se nuk bëhet shkelje e barazisë në tendera sepse ke gabuar ose, ke dashamirësi ndaj dikujt, domethënë, bëhet pikërisht për arsye korruptive. Por po t'i qëndrojmë kësaj logjike, pra nesër pasnesër SPAK-u mund të vijë në parlament duke pasur një akuzë të re që është akuzë për korrupsion, pastrim parash, ka filluar hetimi i pasuror e kështu me radhë. Kështu që unë besoj që do kenë mundësi të ballafaqohen dhe me këtë argument dhe ju do shikoni që nuk ka qenë çështje se cilën vepër po heton, por është çështje një mbrojtje politike që duhet t'i ofrohet Belinda Ballukut për shkak të lidhjes që ka në atë dosje vetë, vetë Edi Rama.
Dhe sigurisht një opsion tjetër, në qoftë se SPAK-u gjatë hetimeve që është duke kryer, me metoda speciale pra vëzhgim, përgjim e të tjera e të tjera, do arrijë që të kapë kryerjen në flagrancë të ndonjë vepre penale nga Belinda Balluku, gjithsesi Kushtetuta i ka dhënë mundësinë për t'a arrestuar në flagrancë dhe më pas për t'i njoftuar Kuvendit arrestimin dhe një autorizim.
Emërimi në poste kyçe i njerëzve të saj po themi, të cilët kanë mekanizma kontrolli ndaj varësve në mënyrë që ata mos të japin dëshmi, mos të japin, paraqesin dokumenta.
Sfida nuk është Belinda Balluku, sepse në atë dosje, në të paktën tre procedura prokurimi publik përmendet shprehimisht Edi Rama. Pra, njeri është porosi e Edi Ramës. Njërin e ka takuar vetë Rama. Kësaj pika pika medias së tyre ia ka dhënë vetë Rama.
Pra sfida e tyre është të hetojnë Edi Ramën dhe minimalisht duhet ta, duhet ta fillojnë duke e thirrur Edi Ramën. Duhet të marrin guximin që pas shtatë vitesh që është krijuar SPAK-u, ta thërrasin njëherë Edi Ramën, njeriun më të përfolur në dosjet e SPAK-ut, që kurrë asnjëherë nuk kanë marrë as guximin për ti thënë a mund të vish në prokurori.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën e thirrur të martën nga kryetari i Kuvendi...
Avokatja Adriana Kalaja shprehet se çështja që lidhet me Belinda Balluku, sipas saj, nuk është mbyllur as politikisht dhe as ligj&eum...
Ish ministri i Financave, Arben Malaj i është drejtuar me një shkresë zyrtare Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Ministrisë s...
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe po zhvillon takime me përfaqës...
Kryedemokrati Sali Berisha tha se me ngjarjet e fundit siç ishte dhe rrëzimi i kërkesës së SPAK për të dhënë au...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për krizën demografike në Shqipëri dhe rritjen e vazhdues...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka bërë sërish thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në protest&e...
Erisa Xhixho, zëvendëspresidente e Partia e Lirisë, ka publikuar në rrjetet sociale një video me fragmente nga deklarata të krye...
Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme pë...
Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë, ku do të merren vendime me rëndësi për këtë force politike. Ng...