POLITIKE

Sa mandate ju kanë hequr? Berisha për partitë e reja: Rezultati i tyre është baras me Tom Doshin

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 22:43

Sa mandate ju kanë hequr? Berisha për partitë e reja: Rezultati i

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit u pyet për Aleancën për Shqipërinë Madhështore. I ftuar në emisionin "Opinion", Berisha tha se mandatet i mori mbi bazën e rakordeve të mëpasrshme elektorale. Një pikë tjetër ku u ndal ishin partitë e reja, “Mundësia” e Agron Shehajt dhe “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt. Berisha thotë se bëri përpjekje për t’i bashkuar në koalicion dhe nuk arriti t’i bindte.

Pjesë nga biseda në studio: 

Blendi Fevziu: Koalicioni çfarë ju solli? Përveç riciklimit të një numri kryetarësh partie që kanë 30 vjet që rrinë po aty, as kanë parti fare njëherë, vetëm negociojnë në vendin e tyre, çfarë ju solli? Ju mori 10 mandate nga 50 që keni gjithsej dhe nuk solli as vota.

Sali Berisha: A mund të jap një përgjigje këtu? Ato mandate i mori mbi bazën e rakordeve elektorale.

Blendi Fevziu: Të dikurshme?

Sali Berisha: Të mëparshme, për shembull po marrim cilën të duash ti mbi bazën e rakordeve elektorale të viteve të fundit dhe unë them një gjë, kriter tjetër për të bërë koalicionin përveçse t’u diktosh pse shkon, pse s’vjen, nuk ka. Ti merr Partinë e Lirisë, kishte 118  mijë vota dhe mori 4 vende.

Blendi Fevziu: Sa ç’kishte.

Sali Berisha: Por kishte një bindje deputeti që i binden deputetit 25 mijë vota.

Blendi Fevziu: Sot Adriatik Lapajt i ka rënë deputeti 67 mijë vota.

Sali Berisha: Ky është gabimi i tij se në qoftë se do të ishte në koalicion Adriatik Lapaj siç u ofrua dhe në qoftë se Agron Shehaj vinte…

Blendi Fevziu: Duhej të ishte, por a bëtë ju përpjekje për t’i marrë këta të dy në koalicion?

Sali Berisha: Bëra përpjekjet e mia.

Blendi Fevziu: Se ata pretendojnë që jo.

Sali Berisha: Nuk është e vërtetë. Edhe haptazi, edhe direkt.

Blendi Fevziu: Shehaj ka thënë që nuk shkoja për çështje parimi, por Lapaj nuk bindej. A e dini ju sa mandate ju kanë hequr?

Sali Berisha: Cili ishte rezultati i tyre? Rezultati i tyre është baras me Tom Doshin. Njeriu duhet të jetë… në qoftë se ka qëllim interesin publik, duhet t’i përmbahet. Ata i hoqën opozitës 5-6 deputetë.

Blendi Fevziu: Ju e dinit që do t’ju hiqnin deputetë. Kjo ishte matematika më e thjeshtë e mundshme.

Sali Berisha: Por ata s’erdhën, nuk pranuan.

Blendi Fevziu: Por edhe ky është dështim i Partisë Demokratike, duhet t’i bindnit.

Sali Berisha: Ata  nuk janë fëmijë që t’i bindë Partia Demokratike. Agron Shehaj iku nga Partia Demokratike, kurse ai kishte rrugën e vet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë