Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANA- Ditën e sotme u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës Artan Lame ishte ndarë nga jeta, por në mbrëmje ky lajm është përgënjeshtruar nga gazetari Blendi Fevziu në nisje të emisionit të tij dhe nga avokati Genc Gjokutaj me anë të një postimi në rrjetet sociale. Fevziu deklaroi se Lame është ende në jetë dhe ndodhet në koma cerebrale. Gjithashtu ai u shpreh se ky lajm është një kërkesë e familjes së tij, që një gjë që nuk ka ndodhur të mos bëhet fakt i kryer ndërsa shtoi se Lame ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore.
“Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit që jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë, Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale.
Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë. Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëjë këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende”, tha Fevziu.
Edhe avokati Genc Gjokutaj ka thënë me anë të rrjeteve sociale se lajmi i rremë i vdekjes se Artan Lames është një nga gjestet më antihumane dhe antietike të mediave të cilat e kanë shpërndarë sot gjithë ditë. Ndër të tjera ai i uron Lames rikuperim të shpejtë dhe të plotë.
"Lajmi i rremë i vdekjes se z. Artan Lame është nje nga gjestet më antihumane dhe antietike i mediave te cilat e kanë shpërndarë sot gjithe ditën! Pavarësisht se koma cerebrale e konfirmuar eshte nje gjendje shume e rëndë ajo kurrsesi nuk mund te barazohet me vdekjen! Vdekja si akt mund te konfirmohet vetem nga stafi mjekesor pergjegjes per pacientin qe ka ne ndjekje dhe kujdes!
Ky eshte nje akt i dënueshëm, i papërgjegjshëm, joprofesional dhe nje fyerje per vete z. Lame, familjarët dhe opinionin publik! Media e vertete do te thotë raport i drejte me te verteten! Zotit Artan Lame i urojme rekuperimin e shpejte dhe te plote shendetesor me ndihmen e mjekeve dhe Zotit", shkruan Gjokutaj.
Çfarë është koma cerebrale?
Koma cerebrale është një gjendje e rëndë e pavetëdijes, në të cilën personi nuk reagon ndaj stimujve të jashtëm si zëri, prekja apo dhimbja, dhe nuk është i aftë të zgjohet. Kjo gjendje ndodh si pasojë e një dëmtimi të rëndë të trurit, që ndikon në pjesët e tij përgjegjëse për vetëdijen, si korteksi cerebral ose trungu i trurit.
Shkaqet më të zakonshme të komës cerebrale përfshijnë:
• Goditjet në tru (hemorragji ose ishemi)
• Traumë e rëndë në kokë
• Tumore në tru
• Infeksione të trurit (si meningjiti ose encefaliti)
• Helmime (nga droga, alkooli, ose substanca toksike)
• Nivel i ulët ose i lartë i sheqerit në gjak
• Mungesë oksigjeni (p.sh. pas arresti kardiak)
• Pacienti ka sytë mbyllur dhe nuk përgjigjet ndaj urdhrave verbalë ose stimujve fizikë.
• Reflekset bazë të trurit mund të jenë të pranishme ose jo, në varësi të thellësisë së komës.
• Mund të zgjasë nga disa ditë në javë, ose në raste të rënda për një kohë më të gjatë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ishin farsë elektorale. I ftuar në emi...
KOSOVË- Bashkimi Evropian më në fund ka nisur t’ia heqë dalëngadalë masat Kosovës, pas gati dy vjetësh, por me k...
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërin, i cili përbëhet ...
TIRANA- Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi tha sot se të gjithë qytetarë...
BRUKSEL- Ditën e sotmenë Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për grupkapitullin “Konkurru...
BRUKSEL– Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi...
TIRANA- Avokatët e çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa, kanë reaguar pasi SPAK komunikoi për ta akuzën e re për dyshime p...
KOSOVË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashk&e...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar ngritjen e një akuze të re ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, i arrestuar ...
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka folur për marrëdhëniet që ka zhvilluar me SHBA-në dhe Donald Trump, ris...