Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cila, në zgjedhjet e 11 majit përbëhet nga 3.7 milionë votues. Kjo është vetëm teorikisht, sepse një pjesë e konsiderueshme është në emigrim, shumë prej dekadash dhe rrjedhimisht janë pjesë e trupës politike vetëm nominalisht.
Në zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve në regjistrin civil ishte 3.59 milionë vetë, pjesëmarrja ishte 46% dhe, mesatarisht, afërisht 12 mijë votues nxorrën një deputet. Duke marrë parasysh se një pjesë e votave ishin të pavlefshme, dhe një pjesë shkuan te partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur, të cilët nuk prodhuan mandate, të katër partitë që morën mandate morën mesatarisht 11 mijë vota për mandat.
Formula D-Hondt e mesatareve më të larta njihet se favorizon partinë më të madhe. Rrjedhimisht, në rang kombëtar, Partia Socialiste fitoi secilin nga 74 mandatet e saj për çdo 10,400 vota. Partia Demokratike mori secilin nga të 59 mandatet për afërsisht 10.600 vota ndërsa Partia Socialdemokrate mori tre mandate me mesatarisht me 11,800 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, mori vetëm katër mandate edhe pse grumbulloi në rang kombëtar 108 mijë vota, me një mesatare prej 27 mijë votash për mandat.
Numri i votave të nevojshme për mandat në secilin qark në zgjedhjet e 11 majit do të varet nga pjesëmarrja, e cila është diçka e paparashikueshme. Shqipëria pëson ndryshime të forta demografike çdo vit dhe Censi i vitit 2023 gjeti në Shqipëri afërsisht gjysmë milioni njerëz më pak se sa Censusi i vitit 2011, gjë që sugjeron rënie vjetore të popullsisë banuese me rreth 40 mijë vetë dhe rënie vjetore të popullsisë votuese me rreth 30 mijë vetë.
Kjo do të thotë se mes zgjedhjeve të vitit 2021 dhe atyre të vitit 2025, rreth 120 mijë votues mund të jenë larguar. Por kjo është e pamundur të dihet me saktësi sepse, ndonëse është e sigurt se mes Censit dhe Censusit, ka pasur rënie popullsie, ne nuk mund ta dimë nëse kjo rënie popullsie ka ndodhur në mënyrë të njëtrajtshme përgjatë të gjithë periudhës apo ka pasur vite kur rënia ka qenë më e fortë e vite të tjera kur ka qenë më e paktë.
Në këto zgjedhje, pjesëmarrja pritet të ndikohet edhe nga rreth 246 mijë shqiptarë, të cilët janë regjistruar për të votuar me postë. Në rast se këta të gjithë do të votojnë, pjesëmarrja ka gjasa do të jetë më e lartë se sa më 2021 dhe rrjedhimisht, numri i votave të nevojshme për të kapur mandatin e fundit do të jetë më i lartë.
Mandatet e fundit sipas qarqeve
Formula D-Hond pjesëton numrin e votave që ka marrë secila parti, fillimisht me 1, pastaj me 2 e me radhë, deri sa të mbarojnë mandatet për t’u ndarë. Partisë që i del herësi më i lartë nga pjesëtimi, merr mandatin. Rrjedhimisht, ajo që diskutohet, dhe që është përcaktuese për rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, është i ashtuquajturi mandat i fundit. Ky është edhe mandati që praktikisht synohet nga të gjitha partitë e vogla, veçanërisht në Tiranë.
Mandati i fundit është ndarë në secilin qark në varësi të pjesëmarrjes. Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja në Tiranë ishte veçanërisht e lartë, 53% në krahasim me mesataren kombëtare që ishte 46%. Kjo do të thotë që mandati i fundit në Tiranë u fitua me 12 mijë vota ndërsa, në Dibër, mandati i fundit u fitua me 7255 vota. Qarqet e tjera janë mes këtyre dy shifrave si në grafik. Në Shkodër, Partia Socialdemokrate arriti të rrëmbejë dy mandate me pak më shumë se sa 16 mijë vota.
Votat e djegura ndihmojnë të mëdhenjtë
Të dhënat e zgjedhjeve të vitit 2021 sugjerojnë se shumë mandate kyçe për maxhorancën u fituan falë “votave të djegura”, pra votave të fituara nga partitë e vogla, kryesisht LSI. Në qarqet Durrës e Berat, LSI humbi mandat për vetëm disa dhjetëra vota. Rrjedhimisht, ndarja e opozitës kryesore në katër koalicione konkurrente, Berisha-Meta, Shehi-Alibeaj, Partia Mundësia e Shehajt dhe Euroatlantikët e Bashës, sugjeron se në shumë qarqe do të ketë shumë vota të cilat nuk do të arrijnë të prodhojnë mandat. Mandatet e humbura nga këto parti do të bien në prehërin e forcës politike që merr shumicën e thjeshtë në secilin qark./Reporter.al
TIRANË- Gjykata e Tiranës shpalli si të paligjshëm ndërtimin e një rruge, të miratuar nga Bashkia e Tiranës, ...
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se pas zgjedhjeve kryeministrit Edi Rama d...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u la në qeli nga Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e 13 marsit. Vendim...
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kur...
TIRANA- Në momentet kur Veliaj shoqërohej nga agjentët e BKH-së, mediat "aleate" të tij transmetonin të tjera pamje, nga nj...
LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar nga Lezha sot se nuk do që t'ia dëgjojë as emrin kryeministrit ...
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Lezhës për zgjedhjet e ...
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka folur sot rreth situatës së krijuar pas skandalit me praninë ...
LEZHA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot nga Lezha se Shqipëria Madhështore realizohet pasi të largohet çdo...
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi shpalli sot vendimet për shqyrtimet administrative të denoncimeve të Koa...