POLITIKE

"Salla u çua në këmbë dhe më duartrokiti", Erion Braçe tregon çfarë ndodhi në Asamblenë e PS kur ai dha lajmin se do kandidonte për Bashkinë e Tiranës

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 21:30

"Salla u çua në këmbë dhe më duartrokiti",

Socialisti Erion Braçe ka treguar për herë të parë se frymëzimin për të shpallur kandidaturën për Bashkinë e Tiranës e ka marrë nga socialistët e Njësisë 5 në kryeqytet, të cilët e kanë mbështetur dhe duartrokitur.

I ftuar në "Top Story", ai tregoi se salla u çua në këmbë, përveç "Presidiumit", që mesa duket nuk e ka pritur mirë. Këtu, tregoi ai, ka nisur gjithçka sepse ai nuk pret që Partia Socialiste të shuhet, por anëtarësia të reagojë. I pyetur nga Grida Duma nëse lëvizja e tij vinte si parandjenjë se është në mandatin e fundit si deputet, ai tha:

"Mua nuk më shkon as për staturë edhe të mbaj armë. Jo nuk është fare kjo. Gjëja nuk ka nisur në media apo në kafene, ka nisur në Asamblenë e PS në Njësinë nr.5. Nën përgjegjësinë time politike dhe të paktën ka 1 vit që në atë asamble unë jam përpjekur të ushqej njerëzit të flasin."

"Kam lëvizur gjatë këtyre ditëve në këto mbledhje që po zhvillohen nëpër Tiranë dhe më vjen keq që nuk kam gjetur tek ato siç flitet te Njësia nr.5. Unë kam folur brenda asamblesë atje dhe ka arsye që më shtyn ta bëjë këtë: partia nuk mund të kthehet në një mur ku ngjiten kohë pas kohe njoftime për kryetar partie, për të deleguar, njoftime për kryetar bashkie, njoftime për të deleguar në qarqe.

Jo, partia nuk mund të funksionojë kështu, për njoftime që ngjiten në mur. Sepse nëse vazhdon kështu, mund të vijë dhe ndonjë njoftim më i rënd, për fundin e partisë. Unë kam dashur ta thyejë këtë praktikë që bie ndesh me parimet e mia dhe të PS.

E dyta, është Tirana, kryeqyteti. Unë jam deputet dhe kam parë se çfarë shkon e çfarë nuk shkon. Tirana as qeveriset dhe as vetëqeveriset. Unë e thashë dhe në mbledhjen e asamblesë që jeni ju nxitësit. Ata u çuan në këmbë dhe duartrokitën. Ishte e gjithë salla, me përjashtim të presidiumit", u shpreh Erion Braçe.

Deputeti socialist u shpreh publikisht se nuk ka marrë leje nga Edi Rama, duke shuar zërat e kritikëve se kandidatura e tij në një kohë kur kryeministri mbështet Ogerta Manastirliun, është thjesht për konsum publik.

"Nuk kam marrë lejë për garën për Bashkinë e Tiranës, siç nuk kam marrë leje për qëndrimet e tjera, të cilat kanë qenë shumë të pastra. Kam gjetur veten në ato që kam thënë dhe i kam çuar deri në fund", u përgjigj ai.

Duke dëgjuar përgjigjet e tij, Grida Duma e pyeti se si ka mundur Erion Braçe të rezistojë deri tani, ndërsa deputeti socialist insistoi se të qenit pranë njerëzve, terrenit dhe të vërtetës, ai ka mundur të mbijetojë si kritik brenda Partisë Socialiste.

"Unë jam thjesht deputet në PS, u bënë shumë vite, për pak javë bëhen 30, por i zgjedhur dhe jo i emëruar. Unë mendoj që Edi Rama e ka lejuar (disidencën e tij në PS) dhe nuk do vazhdoj të marrë leje, sepse ato që kam thënë kanë qenë të drejta dhe të vërteta.

Kam thënë ato që vijnë nga territori, nga njerëzit. Por ka pasur dhe të tjerë brenda PS që kanë thënë gjëra të vërteta, të drejta, të lidhura me njerëzit dhe interesat e drejta", vijoi Erion Braçe.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?