POLITIKE

Nga plehrat te karburanti, modeli për aferat korruptive! Tomorri: Rama paralajmëron koncension të ri e taksa shtesë

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 20:24
Nga plehrat te karburanti, modeli për aferat korruptive! Tomorri: Rama

Qeveria shqiptare po zbaton një model të perfeksionuar të justifikimit të aferave korruptive miliona euro. Sajohen kriza artificiale për të shtruar rrugën drejt dhënies së kontratave dhe koncesioneve të dyshimta, thotë gazetari Klodian Tomorri i ftuar në studion e ‘Task Force’ në Syri Tv me gazetaren Sonila Meço.

Tomorri sjell si argument për të mbështetur këtë tezë ‘krizën e mbetjeve’ e cila u amplifikua në mënyrë intensive mediatikisht për të krijuar një emergjencë kombëtare. Si përgjigje ndaj kësaj situate, qeveria ofroi si zgjidhje ndërtimin e tre inceneratorëve përmes kontratave koncesionare me vlerë qindra milionë euro. Sot, këto kontrata janë në qendër të hetimeve të SPAK-ut, ndërsa pagesat u kryen për impiante që nuk kanë funksionuar duke zhdukur fonde të konsiderueshme publike.

E njëjta skemë duket se po vihet në zbatim edhe në tregun e karburanteve. Deklaratat e fundit të Kryeministrit Edi Rama për sasi të mëdha nafte "jashtë radarit" të autoriteteve, interpretohen si hapi i parë i sajimit të një krize të re. Zgjidhja e propozuar është rikthimi i sistemit të markimit të karburantit, por këtë herë me një teknologji "më të thellë" dhe, rrjedhimisht, me një tarifë më të lartë, pra taksë të re për qytetarët.

Klodian Tomorri: Çfarë kemi bërë ne në procedurat e prokurimit publik e tenderat shqiptarët e panë kur rrugët që ka bërë ky u shembën sikur të ishin ndërtuar prej letre dhe jo të ishin ndërtuar me qindra milionë euro që qytetarët kanë paguar për ato rrugë.

Paradoksi tjetër që thotë që, shiko ne e kemi korrupsionin perceptim, pra nuk kemi korrupsion, por qytetarët kanë perceptim. Ky është, ky është një paradoks shumë i madh, sepse normalisht do të duhet të ishte e kundërta, për shkak se korrupsioni në Shqipëri ka qenë përgjithësisht ky korrupsioni i acarues i policit që merrte një 10.000 lekësh, mjekut apo infermieres që mund të kërkonte diçka në spital. Ne tani nuk e kemi më këtë problem, ose më saktë, mund ta kemi, por nuk është më ky problem për njerëzit. Problemi është ai i korrupsionit masiv, i kontratave qindra milionë euro, i faturave 300 milionë euro për inceneratorë që pastaj nuk ekzistojnë dhe nuk punojnë; i tuneleve të cilët prokurohen, pastaj riprokurohen me çmim më të lartë dhe tresin dhjetëra milionë euro në llogari që nuk e di askush.

Pra, ky është korrupsioni dhe këto nuk është se i thotë apo nuk, nuk po i shpik njeri. Këto janë nëpër dosjet e SPAK-ut, janë të faktuara, janë nëpër mesazhe.

Sonila Meço: Po sa kohë që janë dosje dhe nuk kanë shkuar në gjykim, thjesht hetohen, Edi Rama do të vazhdojë të marri universitetet me radhë, pastaj do të shkojë nëpër qendrat spitalore, të flasi me pacientët e kështu me radhë.

Klodian Tomorri: Edi Rama këtë ka bërë. Për 13 vite këtë ka bërë. Mban status quo-në me ato...

Sonila Meço: Veçse kostoja e kësaj qeverisje siç është tani nuk ka qenë as para një viti, as para pesë, as pas gjashtë. Pra veçse këtë ka bërë gjatë gjithë kohës.

Klodian Tomorri: Kostoja sa vjen rëndohet. Sigurisht që kostoja sa vjen dhe rëndohet, sepse pastaj kur t’i hyn në batakun e korrupsionit, ai ka vetinë e bacileve që replikon veten.

Sonila Meço: Edhe në mënyrë eksponenciale.

Klodian Tomorri: Dhe shumëfishohet. Pra, vidhet për të mbajtur sistem, për të mbajtur në këmbë sistemin e vjedhjes që ke krijuar, me pak fjalë. Dhe ajo çfarë ne kemi parë është një një skemë të cilën qeveria tashmë e ka perfeksionuar dhe është ai modeli i sajimit të krizave.

E filloi kështu që ditën e parë që u ul në karrigen e kryeministrit me inceneratorët. E mbani mend se si u sajua kriza e plehrave dhe se si lëshoi borinë me mediat e tij që nxirrnin malet dhe togjet me plehra anë e mbanë Shqipërisë, dhe mbasi u bë propaganda, u sajua kriza, erdhi dhe zgjidhja. Erdhën tre inceneratorët, të cilët nuk punuan asnjë ditë, ama kriza e plehrave u zgjidh si me magji.

Ashtu siç u zhdukën, ashtu siç u zhdukën 300 milionë eurot që nuk, që u paguan për ndërtimin e inceneratorëve që nuk punuan asnjë ditë. Pra, këtë bën Edi Rama. Të njëjtën gjë tani po e shpik te karburantet.

Mbas 13 vitesh në qeveri, ku ka polici, administratë doganore, shërbim informativ dhe çdo mekanizëm dhe institucion tjetër të këtij shteti prej 13 vitesh, që i raportojnë dhe i përgjigjen Edi Ramës, del e thotë kemi naftë jashtë radarit. Pra, na ka dalë një pjesë nafte jashtë radarit dhe tani na duhet të shpikim ose të rikthejmë markimin, por më thellë, sepse e kemi marrë bojë më të mirë këtë herë, se ishte më e holluar herën e kaluar, para, që do të thotë kjo do të thotë që tarifa do të jetë më e lartë sesa ajo që ishte, se është boja më e mirë.

Edhe shpikim edhe një tjetër koncesion, do gjurmojmë tranzitin, që është e çuditshme, sepse tranziti nuk është malli yt dhe ti nuk ke asnjë të drejtë. Ti ke vetëm kontrollin e vulave si vend tranzit. Pra, shfrytëzohet kriza e naftës.

Në fund fare ky, ky është një bilanc, kosto-përfitimesh. Çfarë kostosh ka patur Edi Rama nga e gjithë kjo? Përfitimet i ka marrë ai, sepse qokat janë bërë, aferat janë realizuar, paratë janë zhdukur, nuk dihet ku janë, janë shpërndarë për të blerë vota e për të pasuruar njerëz. Zgjedhjet i ka garantuar. Cilët janë kostot që ka paguar kryeministri nga e gjithë kjo? Po pse, se na ka mbyllur Bashkimi Europian derën për anëtarësim? Po kjo nuk është kosto që e paguan qeveria, kjo është kosto që e paguan populli.
 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?