POLITIKE

BE bllokon Shqipërinë/ Koka: Frika personale e Ramës pengon integrimin, Balluku në qendër të kushtit europian

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 20:16
BE bllokon Shqipërinë/ Koka: Frika personale e Ramës pengon

Procesi i integrimit europian të Shqipërisë ka ngecur për shkak të një kushti të qartë dhe të panegociueshëm të vendosur nga Bashkimi Europian, i cili lidhet drejtpërdrejt me një figurë të lartë të qeverisë.

Brukseli ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe ndëshkimin e ministres Belinda Balluku si parakusht për avancimin e bisedimeve.

I ftuar në 'Task Force' në SYRI TV, gazetari Bledian Koka u shpreh se procesi i integrimit europian të Shqipërisë ka ngecur për shkak të një kushti të qartë të Bashkimit Europian, që lidhet me heqjen e imunitetit dhe ndëshkimin e ministres Belinda Balluku.

Ai theksoi se, refuzimi i kryeministrit Edi Rama për të përmbushur këtë kërkesë nuk është për të mbrojtur ministren, por buron nga një frikë personale që po pengon përparimin në kapitujt kyç të negociatave.

Gazetari theksoi se strategjia e mazhorancës është të minimizojë hetimet duke i paraqitur ato si raste individuale, duke shmangur përgjegjësinë sistemike, ndërsa Rama përpiqet të projektojë normalitet përmes takimeve publike, duke fshehur presionin në rritje. Sipas tij, halli i kryeministrit është personal dhe po pengon interesin kombëtar, duke bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Pjesë nga fjala: 

Po po, më e rëndësishme është të mos protestojë dhe ai si rektor i universitetit, se e kupton? Aty do ishte pak problem, çikë e vështirë ta interpretonin pastaj gjendjen mendore. Por realisht, domethënë të flasësh, Rama ka një farë të drejtë kur thotë që Shqipëria nuk ka korrupsion, ose korrupsioni është perceptim. Sepse korrupsioni është një gjë, zhvatja është një gjë tjetër. E kupton? Pra, në Shqipëri, ajo që rezulton nuk është më korrupsioni. Korrupsioni realisht është, në thonjëza, i gjithëpranuar, ndoshta në shumë vende e kanë emëruar tashmë edhe si “fish suksesi”.

Ajo që kemi parë dhe po konstatojmë në Shqipëri është realisht zhvatje, sepse vetëm nga zhvatja nuk vjen asgjë e mirë, nuk prodhohet asgjë e mirë. Vetëm nga zhvatja përvetësohet çdo gjë që do të duhej të shpërndahej në mënyrë të barabartë dhe sipas rregullave, dhe me përcaktime, me ato SMS-të e famshme që thonin: këtë jepja atij, këtë jepja atij, një porosi që të lashë, nuk e bëre.

Jo, me korrupsion, si me thënë, korrupsioni ndodh dhe me këtë bëhen edhe filma. Pra, ai e di fare… Integrimi do të ndodhë dhe ai e di që ka një kusht për ta plotësuar. Pra sot zoti Rama vjen si kali në lëmë, sepse Bashkimi Europian i ka vënë një kusht. Ka thënë, Belinda Balluku duhet të shkojë në burg dhe duhet t’i hiqet imuniteti. Ne këtë duam nga ty. Po t’i quajmë të gjitha të tjerat, po t’i zerojmë të gjitha të tjerat, këtë gjë nuk e bën. Dhe këtë gjë, këtë gjë e duam ne, është kaq e thjeshtë.

Pra qytetarët duhet ta dinë që sot integrimi ka ngecur sepse zoti Rama ka vendosur të mos i bindet kërkesës së Bashkimit Europian për heqjen e imunitetit dhe që aq më tepër, që në një nga… jemi në kuadrin e negociatave të kapitujve 23-24, që flasin pikërisht për zbatimin e ligjit dhe për luftën ndaj korrupsionit. Dhe në këtë pikë, zoti Rama ka bërë bllok. Dhe unë mendoj që duhet t’ua përsërisim edhe një herë qytetarëve që nuk është frika e zotit Rama në raport se mos Belinda Balluku e shantazhon atë apo ka ndonjë gjë që ai nuk… që ai nuk e menaxhon dot, por është fakti se zoti Rama e sheh fare qartë që me këtë rrugëtim, me këtë… po të duash, quaje “ujërrush”, që ka marrë drejtësia në këtë drejtim, rradha është e Edi Ramës dhe besoj që koha do të tregojë që rradha është e tij.

Ky është një top tenisi. Top, ne kemi topa tenisi konkret që janë të zotit Rama, që janë së pari dosja, vetë dosja e zonjës Balluku. Pra çfarë i thotë? Çfarë i thotë zonjë, zotit Rama neve? I thotë SPAK-ut, ju, si me thënë, hetojeni Belinda Ballukun si hajdute, si njeri që ka hëngër fruta dhe dardha, sepse kjo është një fabul që shet edhe në publik. Dhe ka dhe një gjë tjetër, që kur ajo vjedh për vete, nuk ka vjedhur për Ramën. Dhe fajin e ka vetëm ajo. Ama kur ajo hetohet për tendera dhe për pabarazi në tendera, aty nuk mund ta ketë bërë vetëm Belinda Balluku.

Edhe një herë, problemi është: këto janë zhvillime dhe këto janë taktika që prapë zoti Rama nuk i bën për hallin e Erjon Velisë, siç shpreson ai i ziu atje në Durrës, apo kjo tjetra që s’din ku të fusi kokën dhe bën, bën kek me boronicë. Ka marrë gjithë Partinë Socialiste halli. E fut kokën te Partia Socialiste, por nuk është streha e saj. Në fakt është streha, streha e kryetarit që është në krye.

Prandaj po them unë, sa më shumë që zoti Rama reziston dhe bën sikur gjithë këtë betejën, e para e punës e shet për parime, që po, ky po ruan balancën e pushtetit, që nuk ka ku të rrijë, por në thelb, ajo që duket më qartë, sa më shumë rezistohet, sa më shumë shkohet kundër rrymës së asaj që kërkon normalisht Bashkimi Europian, aq më shumë kuptohet që halli nuk është as i Belindës, as i Erjonit apo i drejtësisë dhe përplasjes së pushteteve, por është halli personal. Një hall për të cilin zoti Rama, qytetarët duhet ta dinë, ka marrë peng integrimin e Shqipërisë dhe me shumë gjasë është një hall nga i cili do duhet të sakrifikojë ndoshta edhe pushtetin e vet më shpejt se vonë.

Të gjithë, megjithatë, ngrehinën që duket si e bën atë të fuqishëm, e bën atë të duket sikur nuk ka problem dhe bën shaka me studentët, por në fakt, si me thënë, laku realisht sa vjen edhe ngushtohet, dhe pavarësisht se për shkak të agonisë që kjo krijon në perceptimin e qytetarëve se gjërat vështirë se ndryshojnë, në fakt krejt e kundërta është dhe simptomat dhe sinjalet…

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?