U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot në konferencën për mediat lidhur me seancën dëgjimore që do të zhvillohet në Parlamentin Europian me opozitën.
Berisha shprehu mirënjohjen ndaj drejtuesve të Komisionit të Jashtëm të PE, deputetëve dhe drejtuesve të këtij institucioni për këtë vendim që ai e konsideroi të jashtëzakonshëm. Kryedemokrati tha se një seancë dëgjimore në praktikën e atij parlamenti përbën ngjarjen më madhore që mund t’i përkushtohet një çështje apo një vendi.
Ai u shpreh më tej se nga kjo seancë presin dhe janë të sigurt se PE do qëndrojë fuqishëm për standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve në Shqipëri dhe zbatimin e tyre. Berisha tha se gjithashtu se dhe koha e zgjedhur për seancën është mbështetje e madhe për votën e lirë.
"Së pari, unë dua të shpreh mirënjohje të thellë ndaj drejtuesve të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, deputetëve dhe drejtuesve të PE për këtë vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Hearing-u në praktikën e atij parlamenti përbën ngjarjen më madhore që mund t’i përkushtohet një çshtje apo një vendi. Në historinë e hearing-ut që janë të rralla, është bërë një hearing për Shqipërinë në vitin 2002.
Hearing-u i parë është për Ahmet Masudin, komandantin legjendar të Afganistanit, i dyti për Sali Berishën dhe ky i treti po bëhet po për zgjedhjet. Një nder shumë i veçantë, një mirënjohje shumë të veçantë atyre që kanë rënë dakord. Sigurisht ne nga kjo seancë dhe ky hearing presim dhe jemi të sigurt se PE do qëndrojë fuqishëm për standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve në Shqipëri dhe zbatimin e tyre. Por kjo është një ngjarje shumë e veçantë. Shumë e veçantë si hearing, por po kaq e veçantë për kohën që mbahet. Seanca është ngjarja më madhore që mund t’i kushtohet një çështje nga PE, por këtu është edhe hearing, edhe koha e zgjedhur për hearing. Është një mbështetje e madhe për votën e lirë. Është një mbështetje shumë e çmuar që shqiptarët të votojnë të lirë.
Sigurisht ne informojmë parlamentin për të gjitha zhvillimet antiligjore, për të gjitha shkeljet e tmerrshme madhore që ndodhin këtu me Kodin Zgjedhor, për të gjithë aktivizimin e bandave. Për shembull, në Shkodër, unë nuk e thashë kot që deputetët e PS janë deputetët e Dobraçit. Faktikisht koordinatorë të PS janë Enver Bajri dhe Ilir Bajri me dy-tre të tjerë. Edhe banda e Pëllumb Gjokës me të tjerë. Udhëzimet dhe mjetet e shantazhit i marrin në Dobraç. Ne po i ndjekim dhe unë garantoj këta kriminelë elektoralë se kurrë nuk do t’u ndahemi pa bërë ligjin për këto krime të shëmtuara që marrin përsipër. Për të mbrojtur krimet e tyre, marrin përsipër krimet e tjera. Kjo ndodh në Elbasan. Suel Proda haptas bën ligjin nëpër Elbasan, gjoja në kërkim. Por unë i them atij dhe atyre që bashkëpunojnë me të, toka po u rrëshqet nën këmbë. Krimi elektoral nuk do amnistohet.
Ne nuk jemi si Edi Rama që thotë hani kokat tuaja, por absolutisht dënimet më të rënda do u rezervohen. I tillë është edhe ky Poja me Altin Hajrin. A e dini ju që Altin Hajri është i lirë, qarkullon kudo, mund të shkoni të pini kafe me të? Poja po e po. Pra, këto të gjitha ne i dërgojmë dhe do dërgohen. Do bëhet çështje e madhe ndërkombëtare se këta po bëhen krahu i armatosur elektoral i Edi Ramës, me firmën e Altin Dumanit. Po. Kur unë denoncoja amnistinë e krimit elektoral, unë këto kisha parasysh. Prandaj dhe ne sigurisht që do informojmë edhe Parlamentin Europian, do informojmë edhe Kongresin e SHBA, do informojmë qeveritë e vendeve mike kudo. Ishte koha kur kontrollonte Edi Rama informacionet. Mori fund ajo kohë. Kështu që unë kam vetëm mirënjohje dhe ne do informojmë me gjithë mundësitë tona anëtarët e PE. Por do përpiqemi të informojmë edhe anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan dhe administratën aktuale.", tha Berisha.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se do të mbajë fjalën e tij në kongresin e Partive Pop...
TIRANË- Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës e kanë zhvendosur protestën e tyre para SPAK, ku kundërshtojnë nd&e...
sali berisha TIRANË- Në konferencën për mediat ditën e sotme, kryetari i PD-së, Sali berisha ka prezantuar edhe logon e fush...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria ka humbur nga viti në vit pozicionin e sa...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat është shfaqur me st...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që me një dekret të ri të ashpërsojë rregullat për zgjedhjet n...
TIRANË- Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë kundërshton metodat autoritariste dhe...
TURQI- Rreth një çerek shekulli më parë, një kryebashkiak i njohur i Stambollit u rrëzua nga detyra dhe u burgos për akuz...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme raportin e Departamentit Amerikan të S...
Artan Hoxha TIRANË - Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se krimi i organizuar sipas tij i ka dhënë kryeministrit ...