Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
TIRANË- Kryetarja e deleguar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ka dhënë sot një deklaratë për mediat nga bashkia ku ka folur edhe lidhur me lëvizjet e fundit në këtë institucion.
Ristani tha se në bashki nuk ka asnjë krizë funksionale dhe se puna vazhdon për një Tiranë që do t'i bëjë të gjithë krenar. Gjatë fjalës para mediave, Ristani falenderoi kryeministrin Edi Rama që sipas saj i është gjendur pranë kryeqytetit. Lidhur me vendimet e njoftuara dje nga Veliaj, Ristani tha se u morën në kushtet e një informacioni të cunguar.
"E ndiej si një detyrim ndaj secilit prej jush që, pas një sërë njoftimesh që kanë qarkulluar këto ditë në media, të ndaj sot në këtë konferencë për shtyp një sqarim të plotë mbi mënyrën se si po vijon puna në Bashkinë e Tiranës dhe si po menaxhohet institucioni që drejton kryeqytetin e vendit tonë. Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të garantuar vijimësinë e punëve të nisura, sic e sqaroi dhe vetë dje nëpërmjet statusit në rrjetet e tija sociale ka marrë disa vendime. Këto vendime te marra në kushtet e një informacioni të cunguar, por edhe të pasqyruara në media në mënyrë të nxituar dhe të pakonfirmuara asnjëherë nga Bashkia e Tiranës, kanë krijuar një keqkuptim dhe kanë sjellë konfuzion dhe shqetësim të panevojshëm, të cilin e sqaroi ai dje vetë.
Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën energji dhe me të njëjtin vizion që na ka udhëhequr ndër vite nën drejtimin e Kryetarit Erion Veliaj. Ne nuk do të ndalojmë së punuari për qytetin e së ardhmes, për fëmijët tanë, për një Tiranë që nesër do të na bëjë krenarë përpara tyre. Këtë e kemi për detyrë – ndaj qytetit, ndaj çdo qytetari të Tiranës. Po ashtu, më lejoni të ndaj me ju edhe një mesazh personal. Kam qenë pjesë e kësaj Bashkie dhe e ekipit të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj prej 10 vitesh. Kam punuar çdo ditë përkrah tij, duke sakrifikuar kohën me familjen time për t’i shërbyer qytetit tonë. Për ne, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithmonë më shumë sesa një institucion – ka qenë një mision i përbashkët. Nuk ka masë sigurie apo artikull mediatik që mund të zbehë respektin dhe besimin që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin.
Unë besoj fort se mënyra më e mirë për të nderuar punën dhe përkushtimin e Erion Veliajt është që Bashkia Tiranë të vijojë të kryejë punët më së miri për qytetarët e saj. Sepse në fund, historia do të kujtojë veprat dhe jo fjalët – punën që shihet dhe jo thashethemet që i merr era. Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin z. Edi Rama, i cili, në këto ditë sfiduese, po i qëndron pranë stafit të Bashkisë dhe qytetit të Tiranës. Në përfundim, për çdo qytetar që kërkon informacion të saktë, të gjitha kanalet tona të komunikimit mbeten aktive. Zyra e Komunikimit me Qytetarët vazhdon të jetë në dispozicion me përgjegjshmëri dhe përkushtim në sportelet përkatëse. Numri i gjelbër 0 800 0 888 është gjithashtu në funksion, së bashku me adresat tona online në [email protected].", tha Ristani.
Pak më herët ajo shkarkimin e nënkryetares së këtij institucioni Sara Goxhaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushi. Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është caktuar Jonida Halili. Sara Goxhaj u emërua pak ditë më parë nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ku siç edhe raportoi Dosja.al në një shkresë të firmosur nga qelia e paraburgimit të Durrësit, Veliaj përcaktonte si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta.
Fill pas kësaj burime i thanë Dosja.al se kryeministri Edi Rama shkoi në mbrëmje në Bashki dhe urdhëroi protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt. Si masë ndëshkimore, u tha se Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn dhe kjo gjë është vënë në zbatim sot nga kryetarja e deleguar e Bashkisë e cila firmosi dy shkarkimet.
Ndërkohë vetë kryebashkiaku Veliaj një ditë më parë reagoi nga qelia e burgut lidhur me këto zhvillime ku tha se ka ndodhur një keqkuptim. Ai tha se ka firmosur gabim ridelegimin e Sara Goxhaj, ndërsa shtoi se ka menduar se ky emër ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues. Siç duket Veliaj u dorëzua përballë zgjedhjes së kryeministrit dhe njoftoi se delegimi i punëve të bashkisë Tiranës është rikthyer aty ku ishte, te zëvendëskryebashkiakja Anuela Ristani.
TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi ky i ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konfernecës me gazetarët theksoi rëndësinë e integrimit t&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se interesi më i mirë i shqiptar&eu...
TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi ky i ...
KQZ TIRANË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpërndajë për partitë politike një shumë monetare prej 1.3 ...
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD për kulturën, u shpreh s...
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD për kulturën, theksoi se...
Hashim Thaçi KOSOVË - Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar këtë të premte varrin e babait të ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion. Rama u shpreh gja...
TIRANË- I dërguari politik i Ramës për disporën Taulant Balla ka zhilluar ditën e djeshme një takim me shqiptarët n&eu...