POLITIKE

Shkodra- Analiza e BIRN: Socialistët tentojnë sërish në bashkinë që nuk i ka pranuar asnjëherë

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Prill 2023, 18:00

Shkodra- Analiza e BIRN: Socialistët tentojnë sërish në

Demokratët e kanë qeverisur bashkinë e Shkodrës gjithmonë që nga rënia e komunizmit, ndërsa socialistët e humbën shansin që ta marrin edhe në vitin 2019, kur nuk pati kundërshtar nga ana tjetër. Ata e humbën, pasi kandidati i tyre, Valdrin Pjetri, u zbulua si person i dënuar për trafik droge në të shkuarën, pak para se të mund të betohej për të marrë postin e kryebashkiakut, post që i mbeti kryebashkiakes së mëparshme demokrate Voltana Ademi.

Socialistët humbën shansin për të qeverisur Shkodrën edhe në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit 2022, kur opozita ishte e ndarë në dy kandidatë.

Gati 170 mijë votues janë thirrur për të zgjedhur kryetar bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak në bashkinë e katërt më të madhe në vend më 14 maj 2023. Ata do të zgjedhin mes kryebashkiakut aktual Bardh Spahia, i cili i përket koalicionit Bashkë Fitojmë dhe Benet Becit të Partisë Socialiste.

Bardh Spahia, 47 vjeç, ka studiuar për mjekësi dhe është marrë me politikë prej kohësh. I ati, Ali Spahia, ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ndërsa ai vetë është zgjedhur për herë të parë deputet në vitin 2017 e më pas, më 2021, para se të jepte dorëheqjen për të garuar për postin e kryetarit të bashkisë pak muaj më vonë.

Benet Beci ka shërbyer si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për më shumë se një dekadë para se të angazhohej në politikë për Partinë Socialiste. Ai është zgjedhur deputet më 2021 në qarkun Shkodër. Përballja e tyre më 2021 është një tregues më vete.

Të dy arritën të grumbullojnë një numër të konsiderueshëm votash pëlqyese. Spahia fitoi 7200 vota pëlqyese, ndërsa Beci fitoi 6131 vota pëlqyese, gati 20% të të gjithë votave të socialistëve në qark.

Gara duket e fortë dhe Beci dukshëm po shfrytëzon pushtetin qendror për të bindur shkodranët se një kandidat i qeverisë u jep atyre në çdo rast, më shumë investime publike se sa një kandidat i opozitës. Vetëm se një propozim i tillë oportunist nuk duket se ketë funksionuar përballë shkodranëve në të shkuarën, kështu që mbetet për t’u parë nëse do të funksionojë kësaj here. Për shembull, në vitin 2015, kur Partia Socialiste hyri në garë me pushtetin qendror dhe në aleancë me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, kandidatja e saj Keti Bazhdari mori vetëm 41% të votave përkundrejt 56% të fituara nga Voltana Ademi. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2019, socialistët arritën të mobilizojnë vetëm 10% të votave, rezultati më i keq që patën në përpjekjen e tyre për të bindur qytetarët të votonin në zgjedhje pa garë.

Shkodra është një bashki komplekse. Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi, arriti të sigurojë dy mandate deputetësh në zgjedhjet e fundit parlamentare. Doshi, i cili është shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka shprehur mbështetjen e tij për Benet Becin ndërsa ka shtruar iftar me kandidatin socialist për bashkinë e Vaut të Dejës. Me pak fjalë, Doshi ka një aleancë të pashpallur me socialistët, kryetari i të cilëve thotë se nuk bashkëpunon me non-gratat e opozitës, pra me kryebashkiakët e Berishës për këtë arsye.

Doshi duket se ka një makineri politike të fuqishme në Shkodër, e cila arriti me efikasitet të lartë të grumbullojë 9,800 vota në zgjedhjet e vitit 2021. Por duket e pagjasë që kjo të mjaftojë për të sjellë socialistët në pushtet në këtë bashki për herë të parë.

Në zgjedhjet e vitit 2021, PSD-ja e Doshit dhe PS-ja e Ramës morën sëbashku në territorin e Bashkisë Shkodër më pak se 26 mijë vota. Rezultati i tyre bashkë ishte në fakt pa ndonjë përmirësim të dukshëm edhe në krahasim me rezultatin që PS ka arritur në të shkuarën në këtë bashki. Përkundër kësaj, demokratët arritën të mbledhin edhe më shumë vota se sa në të shkuarën. Ata fituan 55% të votave, një rezultat mëse i mjaftueshëm për t’i dhënë optimizëm për zgjedhjet e 14 majit.

Numri i votuesve të regjistruar në Shkodër është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Në vitin 2011, në qytet dhe në komunat përbërëse të bashkisë së re kishte 150 mijë votues ndërsa në 14 maj në lista gjenden gati 170 mijë votues. Si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër, numri i votave të hedhura nuk e ka ndjekur numrin e votuesve, duke sugjeruar, ose zhgënjim dhe mospjesëmarrje në zgjedhje, ose emigrim. Numri i votuesve në Shkodër është rritur nga 64 mijë në vitin 2011, në 69 mijë më 2021. Nga këto 5 mijë vota shtesë, demokratët kanë kapur 4,700 vota ndërsa socialistët, pjesën e mbetur.

Bashkia e Shkodrës ka 51 anëtarë të këshillit bashkiak. Në garë janë 12 parti me 625 kandidatë.

Bashkia e Shkodrës shtrihet në një territor të ngushtë dhe të gjatë prej 872 kilometrash nga bregdeti i Velipojës në Adriatik deri në Alpet e Shqipërisë në Theth. Bashkia e re e Shkodrës kanë përbërjen e saj 11 njësi administrative, të cilat janë: Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Pult, Rrethinat, Shalë, Shosh dhe Velipojë. Ajo ka nën administrimin e saj një qytet dhe 93 fshatra.

Një bashki me burime natyrore të jashtëzakonshme, Shkodra gjendet mes tre lumenjve, Drin, Bunë dhe Kir si dhe liqenit të Shkodrës. Ajo ka njëkohësisht resurse natyrore për turizëm detar dhe turizëm të natyrës krahas turizmit të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Industria konsiston përgjithësisht në industrinë fason, prodhim veshjesh dhe këpucësh me materjal të sjellë nga importi dhe me destinacion porositësin si dhe në industrinë ushqimore si prodhimi i vezëve. Zona fushore e nën-Shkodrës është një tokë pjellore ndërsa në pjesën e sipërme, ku toka është jo aq e pasur, përgjatë viteve të fundit është zhvilluar bujqësia e bimëve medicinale dhe e rrushit për verë, krahas kultivimit tradicional të duhanit.

Shkodra është zonë e njohur për praninë e grupeve të ndryshme kriminale, të cilat prej vitesh shpesh angazhohen në fushatat elektorale të partive të ndryshme./Marre nga Reporter

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë