POLITIKE

Shkullaku: Afera ‘Smart City’ projekti më skandaloz, do jenë aty 4 elektricistë që do kontrollojnë kamerat

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Janar 2026, 21:41
Shkullaku: Afera ‘Smart City’ projekti më skandaloz, do

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, e cilësoi intervistën e katërt të Arben Ahmetajt si më të mirën, më të strukturuarën dhe më konkrete, duke theksuar se denoncimet e bëra prej tij janë lehtësisht të verifikueshme edhe nga një reporter i thjeshtë.

Ai pranoi se fillimisht kishte pasur dyshime, por zhvillimet dhe faktet e mëvonshme i kanë bërë akuzat gjithnjë e më të besueshme.

Sipas Shkullakut, përgjegjësia politike është thelbësore, pasi Ahmetaj nuk flet si analist apo vëzhgues, por si ish-numri dy i qeverisë dhe ish-ministër i Financave, i përfshirë drejtpërdrejt në projektet madhore të shtetit. Ai theksoi se, ekonomia shqiptare, sipas këtyre dëshmive, rezulton e kriminalizuar dhe se projekte si kanabizimi, inceneratorët, AKSHI dhe tenderë të mëdhenj janë përdorur për blerje votash dhe përfitime personale.

 

 

Skandali më i rëndë, sipas Shkullakut, është projekti ‘Smart City’, si nga pikëpamja financiare ashtu edhe nga ajo e sigurisë kombëtare, pasi përfshin shpenzime shumë të larta dhe rrezikon të dhënat private të qytetarëve shqiptarë. Ai e cilësoi këtë projekt si simbol të abuzimit me fondet publike dhe të mungesës së përgjegjësisë politike, duke theksuar se një pjesë e madhe e akuzave tashmë po verifikohen një e nga një.

 

‘Intervista e katër e Arben Ahmetajt ishte më e mira, mendoj unë, më e strukturuara, më konkretja dhe me afera që jo një prokuror, por edhe një reporter i thjeshtë, mund t'i ndjekë dhe t'i verifikojë shumë lehtë. Thashë ky gjykim mund të vijë dhe për faktin që, me thënë të drejtën, edhe te të parat ka pasur një dozë mosbesimi.

Unë vetë personalisht e kam pasur sepse nuk mu duk normale që ta vjedhin 50 milionë euro me një takim në Stamboll të Ramës me kompaninë turke që mori tenderin. Duket e pabesueshme që ai që Arben Ahmetaj e quajti koordinator të krimit shkonte në zyrën e Ramës. Duket e pabesueshme që një përfaqësues i kartelit Sinaloa të takohet me kryeministrin e vendit.

Po prapë shumë afera të tjera tani, se janë bërë aq shumë sa dhe kur Departamenti i Thesarit e shpalli këtë personin në fjalë, Luftar Hysën, si e kishte, dhe familjen e tij organizatë kriminale, terroriste, ku di unë çfarë e shpalli të narkotrafikut ndërkombëtar, atëherë thua, si ka mundësi që Edi Rama vazhdon të jetë akoma në detyrë?

E ka pritur në zyrë një gjë të tillë, imagjinoni. Kryeministri i një vendi pret një përfaqësues të një karteli të shpallur si të tillë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe si mund të rrish në zyrë kur e ke pritur dhe kur ke gënjyer publikisht? Njëri thotë ka ardhur për libër, njëri thotë ka ardhur dhe donte licencë kazinoje.

Pra, ka një përgjegjësi politike them unë, se ti nesër mund të mos ikësh në burg dhe po të të kapin gruan ose vëllain, nuk ka problem, po po them, logjika politike tregon, ore, mirë, këtë nuk e dije. Po Ervis Agasi? Ç'punë kishte Ervis Agasi në zyrën e kryeministrit?

Ç'punë kishte Ervis Agasi të shoqëronte kryeministrin krah Astrit Avdylaj apo në Abu Dhabi ku kanë qenë? Dhe ç'punë kishte gjithë elita qeverisëse që paguhet nga taksat tona, të paraqiste dhe të raportonte te zyra e Ervis Agasit?

Pra, kur i dëgjova këto fillimisht nga Arben Ahmetaj, sigurisht që thoshe ky ose do ta bëjë të tmerrshme situatën për interesa të veta ose ka lajthitur. Kështu që, mbasi këto kanë ndodhur, mbasi ne i kemi parë me sytë tanë se si janë vërtetuar një nga një, jo thjesht dyshimet tona, po denoncimi i njeriut që ka qenë numri dy i qeverisë, dhe ne këtë e harrojmë.

Pra, Arben Ahmetaj nuk flet në cilësinë e një vëzhguesi apo në cilësinë e një analisti, apo investigatori. Ahmetaj flet në cilësinë e numrit dy të qeverisë shqiptare. Ka drejtuar Ministrinë e Financave, ka drejtuar projekte të mëdhaja dhe thotë që ekonomia shqiptare është e kriminalizuar.

Projekti i kanabizimit të Shqipërisë ka qenë projekt i Edi Ramës për të marrë zgjedhjet. Inceneratorët kanë qenë projekt i Edi Ramës për të blerë vota.

AKSHI është projekt i oborrit personal të Edi Ramës për të çuar para në shtëpinë e vet dhe për të blerë vota e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto po verifikohen. Ne e pamë se si është bërë tenderi i tunelit të Llogarasë.

Me një telefon, ministrja ka diktuar që nga krijimi i njësisë së prokurimit dhe deri te takimi me fituesin e tenderit, ka diktuar një tender. Tani Arben Ahmetaj thotë ndër të tjera që ai që ka fituar tenderin e supervizimit, ka paguar para për ata që ne i mbajmë me rroga, ministrat dhe kryeministrin.

Pra, përveç lekëve që marrin nga ne, ata merrkan para, hotele, udhëtime, përveç parave kesh, nga biznesmenë të cilët pastaj i qerasin me po prapë me paratë tona. Pra, taksat tona tenderohen për të shkuar atje tek ata të cilët ia kthejnë një pjesë këtyre që kanë në dorë qeverinë. Arben Ahmetaj nxori disa elementë të reja.

Për mua më skandalozi nga pikëpamja financiare por edhe e sigurisë është Smart City. Pra imagjino, po të shikosh parametrat e tenderit, aty janë dhënë 17 milionë euro për mirëmbajtjen e kamerave, katër vitet e para, që kamerat janë të gjitha të reja.

17 milionë kushton mirëmbajtja e rrugës së kombit apo e tunelit të Llogarasë.

Domethënë do jenë 4 elektricistë që do shikojnë punojnë kamerat, s'punojnë kamerat’, tha ndër të tjera Shkullaku.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan