POLITIKE

Shkullaku: SPAK i dorëzuar ndaj Ramës, sistemi mbron Irena Gjokën dhe njerëzit e pushtetit

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Mars 2026, 21:58
Shkullaku: SPAK i dorëzuar ndaj Ramës, sistemi mbron Irena Gjokën

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe mënyrës se si, sipas tij, po funksionon drejtësia në Shqipëri.

Sipas Shkullakut, Edi Rama ka si objektiv kryesor qëndrimin sa më gjatë në pushtet, duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme politike dhe institucionale. Ai u shpreh se institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK, kanë ndjekur në distancë lëvizjet e Ramës, duke mos treguar pavarësi të plotë.

Në këtë kontekst, Shkullaku përmendi edhe rastin e gjyqtares Irena Gjoka, për të cilin tha se është një shembull i qartë i ndërhyrjes së sistemit. Sipas tij, në një situatë normale, një gjyqtar do të duhej të tërhiqej moralisht nëse ka konflikt interesi, por kjo nuk ka ndodhur.

Ai argumentoi se sistemi i drejtësisë kontrollohet në mënyrë indirekte nga pushteti politik dhe se zvarritjet procedurale, përfshirë kërkesat për prokurori dhe komunikimet institucionale, tregojnë për një mungesë vullneti për të vepruar në mënyrë të pavarur.

Në fund, Shkullaku vuri në dyshim narrativën për një drejtësi të pavarur, duke theksuar se veprimet konkrete të institucioneve nuk përputhen me këtë pretendim.

‘Me një mision të caktuar. Është çuar aty për të goditur opozitën, kundërshtarët e Edi Ramës, qofshin opozitë, jo opozitë, brenda, jashtë. Pra, dihet misioni është i qartë. Ajo prandaj është e paprekshme. Nuk është e paprekshme sepse bën çfarë i thotë SPAK-u apo jo, sepse dhe SPAK-u, çfarë po themi, SPAK-u në distancë ka ndjekur deri tani, të paktën deri tani, SPAK-u ka ndjekur gjithë lëvizjen e Ramës dhe misionin që ka Edi Rama. Kush është qëllimi i Edi Ramës? Të rri në pushtet.

Po, atë po, atë e ka arritur. Tani s'ka rëndësi, futemi apo nuk futemi, kjo nuk është me rëndësi më, sepse ne e kemi arritur BE-në. Jemi më të pastër se Gjermania, jemi më lart me standarte, kemi turizmin më të madh në botë. Pra ne standartet i kemi arritur. Ajo është thjesht çështje noterizim. Problemi i Ramës është i SPAK-ut dhe i drejtësisë, nuk është thjesht rasti i Irenës, po në qoftë se Edi Rama ka si mision që të mbajë pushtetin me me çdo çmim, duke për këtë herë pas here...

Dhe sa më gjatë pushtet, aq më shumë koka aty duhet të kërpucësh që të ngrihesh mbi to. Belinda bën ndryshim cilësor në sjelljen e Ramës ndaj drejtësisë dhe të drejtësisë ndaj Ramës, vetëm për faktin që është Edi Rama, nuk është Belinda. Aty ishte Arjola, ishte çuni i Terit, ishte babi i Alqit. Këtu është babi i Belës, që është babi politik që është Rama.

Ky është i vetmi ndryshim. Dhe me të parën përplasje reale që ndodhi, Rama bëri atë që ne kishim thënë, që në qoftë se Ramës s'i do qejfi, ia ul SPAK-ut brekët sa herë të dojë. Dhe ja uli. Sjell kërkesa, nuk ta kaloj. Do rroga më të larta, nuk t'i bëj. Do të ndryshoj ligjin, do të ndryshoj kodin e procedurës penale, do të ndryshoj kushtetutën. Mund t'ju shkrij fare.

Pra me të parën herë që ata ju afruan. Pra SPAK-u është ai bastarda që kemi thënë që ne, ë, që nxori këmbën nga rrethi për t'ju afruar një çikë Edi Ramës. Dhe aty e pamë që SPAK-ut i ranë brekët në fund të këmbës. S'ka. Çfarë do bëjë SPAK përballë Ramës? Kështu që dhe në rastin e Irenës nuk ka nevojë fare t'i çojë mesazhe.

Irena Gjoka e dihet që aty po e mban sistemi. Sistemin kush e përfaqëson? E përfaqëson Edi Rama. Sa u zgjat kërkesa për prokurori? Sa u vonua marrja e një letër-porosie? Si u sorollat, jo KLD-ja, jo KLGJ-ja, jo KLP-ja, jo... për të arritur në një pikë që njëherë ta parashkruanin si vepër, njëherë ta bënin ndryshe. Pra është mision i qartë që po mbrohet një gjyqtare, që ajo normalisht, në një vend, s'po them demokratik se është fjalë e madhe, por në një vend edhe gjysëm-autoritar, kur del që ty të ka shkarkuar nga detyra personi që po e gjykon, moralisht jep dorëheqjen dhe ja cakton një gjyqtari tjetër.

Pse duhet me çdo kusht, ai që unë kam pushuar nga puna të më gjykojë mua? Rasti, me çdo kusht, s'diskutohet fare. Pra aty ishte shumë e qartë që këta janë në mision. Tani ta thonë drejtësia e pavarur. Po pra drejtësia e pavarur është, që kur thotë ai që si mund të ekzistojë SPAK-u për sa kohë Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të lirë dhe SPAK-u i arreston’, u shpreh Armand Shkullaku.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?