Zjarri i djeg fermerit 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Një çift bashkëshortësh biznesmenë pritet të thirren për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimit pasuror ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij. Elman Abule dhe Marisa Nito do të pyeten lidhur me marrëdhënien financiare që kanë pasur me Ajola Xoxen dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Abule dhe Nito, konsiderohen miq të afërm të familjes Veliaj, ndaj dhe pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, gjykata miratoi kontrollin në banesën dhe biznesin e tyre, sipas Elton Qynos. Gazetari ka bërë po ashtu me dije, se përmes sistemit TIMS, SPAK ka siguruar prova që faktojnë udhëtime të përbashkëta mes çiftit Abule dhe Xoxe në disa vende të Evropës. Ndërkohë sipas raportimeve, çifti Abule ka bërë disa transferta parash në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxes.
Dyshohet se nga marrëdhënia miqësore e tyre, Abule ka përfituar leje ndërtimi në Tiranë, ku e fundit ka qenë në zonën e “Kombinatit”. Kjo leje ndërtimi nuk është vënë në zbatim, për shkak se dy pronarët e truallit kanë revokuar kontratat e sipërmarrjes me kompaninë e Elman Abules, për shkak të të kaluarës së tij si i dënuar për vjedhje në Belgjikë.
Paraqitja e dy personave të sipërpërmendur vjen në një kohë që SPAK ka instensifikuar hetimet mbi kryebashkiuakun dhe familjen e tij. Një ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, i shoqëruar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi. Veliaj ka dëshmuar në SPAK për më shumë se 5 orë.
Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular. Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë.
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Meta për mes...
Hoxha TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Arjan Hoxha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë p&eum...
erion veliaj TIRANË- Avokatët mbrojtës të familjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt kanë dalë ...
sali berisha TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 3 janar për zhvillim e seancës ku do të shqyrtohet ankimimi i SPAK ...
koncerti SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka organizuar për festat e fundivitit një koncert ku kanë performuar disa këngëtar...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar të paplotë komunikatën zyrtare të SPAK ...
edison memolla RROGOZHINË- Dosja.al mëson ekskluzivisht se në Rrogozhinë do të mbahen zgjedhje të reja për kryetar bashk...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferenë për mediat. Gjatë fjal...
edison memolla TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryebashkiakun Rrogozhinës Edison Memollën, i ...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar rreth hetimit të SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa e konsideron degradim ...