“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...

KOSOVA- Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë shtetërorë për vitin 2025, ndër ta edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë publike deklarimet e pasurisë për vitin 2024, të cilat janë publikuar së fundmi nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë që posedon, duke përfshirë këtu edhe banim, tokë, shtëpi, veturë e të tjera.
Si pasuri të paluajtshme në kuadër të deklarimit në pronësi të Vjosa Osmanit u deklarua vetëm një tokë e blerë sipas deklarimit me kursime dhe borxh në vitin 2016 në vlerë 35 mijë euro. Kurse në pronësi të bashkëshortit, Prindon Sadriu janë deklaruar një banesë e blerë me kursime dhe kredi. Një garazh kolektive, një shtëpi në Australi që kap vlerën e 170 mijë eurove.
Po ashtu një banim me e blerë me kursime, borxhe dhe nga shitja e banesës në Prishtinë në vlerë hiç më pak se 208 mijë euro. Po ashtu u deklarua edhe një banim në Australi e blerë në vitin 2023 në vlerë 510 mijë euro ( e blerë nga shitja e shtëpisë në Australi), nga kursimet familjare e të tjera). Një veturë e tipit Mercedes e blerë në vitin 2022 në vlerë 10 mijë euro po ashtu u deklarua në emër të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Vjosa Osmanit.
Para të gatshme në llogari rrjedhëse, Vjosa Osmani deklaroi se nga paga dhe mëditjet 2.511.00 euro. E në një bankë australiane u raportuan 116 dollarë si kursime të bashkëshortit. Kurse sa i përket kredive apo detyrimeve që kanë presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj u deklaruan : Këst i papaguar në vlerë 16 mijë euro për punët e shtëpisë dhe huamarrje për pagesën e banimit në Melburne, 40 mijë e 500 euro.
Nga të dhënat vjetore personale dhe familjare Osmani ka deklaruar se 33 mijë e 104 euro pati të hyra vjetore nga paga e presidentes, kurse 11 mijë e 639 euro nga mëditjet e udhëtimet jashtë vendit. Po ashtu aty u deklaruan edhe paga e bashkëshortit sit ë hyra vjetore me 11 mijë e 68 euro dhe nga qiratë në Australi me 12 mijë e 500 euro. Pagesa nga vendimet gjyqësore në kuadër të MPJD-së, 19 mijë e 233 euro dhe mëditjet nga MPJD saktësisht 2 mijë e 795 euro
Banesë 67.00 m² – 59,760 €
Garazh kolektiv 14.00 m² – 6,000 €
Shtëpi në Australi 150.00 m² – 170,000 €
Tokë 5.10 ari – 35,000 €
Banim 244.00 m² – 208,000 €
Banim në Australi 218.00 m² – 510,000 €
Veturë të përbashkët Mercedes-Benz, me vlerë 10,000 €.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka shtuar 250 euro në kursimet e tij krahasuar me një vit më parë, sipas deklarimit të pasurisë të cilin e ka bërë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Kurti i ka deklaruar 1 mijë e 800 euro të gatshme kursime nga paga, ndërsa në deklarimin e kaluar ka pasur 1 mijë e 550 euro.
Sipas deklarimit, Kurti ka pasur të ardhura vjetore 20 mijë e 278.12 euro nga paga neto si kryeministër.
Kurti s’ka deklaruar të ketë përfituar nga mëditjet nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit. Në formularin e pasurisë, Kurti ka shënuar se nuk ka asnjë lloj të ardhure tjetër përpos pagës si kryeministër.
Te pronat e paluajtshme, ai ka deklaruar banesën 67 metra katrorë në emër të bashkëshortes.
Sipas tij, vlera e kësaj prone është 400 mijë euro që sipas deklarimit është marrë me kredi që zgjat deri më 2052. Banesa është blerë në vitin 2018.
Paga neto e bashkëshortes së tij e deklaruar është 44 mijë e 100 euro, e punësuar në “NUPI” në Norvegji.
Ai ka deklaruar detyrime me vlerë 250 euro për qiranë e banesës dhe 170 mijë euro të mbetura për ta paguar blerjen e apartamentit në emër të bashkëshortes.
Banesë në vlerë prej 400,000 €.
Rreth 1,800 € para të gatshme.
Bashkëshortja e tij 15,000 € në një bankë në Norvegji
500 € të tjera si kursime të vajzës së tyre.
Qira prej vetëm 250 € në një nga lagjet më të përshtatshme të Prishtinës./ Monitor
edi rama SHKODËR- Kryeministri Edi Rama në takimin në Shkodër tha se deri në 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Shkodër një takim me përfaqësuesit e bizneseve të vogla. Rama tha ...
Në Bashkinë e Tiranës janë shtuar gjithnjë e më shumë njerëzit që besojnë se në aramishten e vjetë...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në seancën e sotme përsërit kërkesën për dërgimin në gjyq të depute...
MALIQ- Sekretari për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka bërë me dije se ditën e ...
edi rama VELIPOJË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në bashkëbisedimin me përfaqësuesit e bizneseve dhe hotelerive në Velip...
edi rama VELIPOJË- Kryeministri Edi Rama tha sot në Velipojë se investimet e qeverisë së tij në veri kanë zhvilluar turi...
TIRANË- Deputetja socialiste Olta Xhaçka duket se nuk pyet për autoritetet policore dhe as për ligjet që thyen në vendin ton&e...
xhelal mziu BULQIZË- Xhelal Mziu, kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës, ka reaguar pasi policia njoftoi se ka referua...
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka premtuar dyfishim të buxhetit për Shëndetësisë dhe Arsimin. Berisha gjatë bas...