Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
TIRANË- Drejtori i zyrës së shtypit dhe komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka bërë një deklaratë në lidhje me renditjen e Shqipërisë në vendin e fundit në rajon përsa i përket lirisë së shtypit. Në deklaratë Lela thotë se përgjegjës është qeveria me tenderat e joshjes dhe kamzhikun e kërcënimeve.
Sipas Lelës problemi më i madh mbetet prirja e qeverisë për të kontrolluar hapësirën mediatike me para, joshje dhe kërcënime. Deklarata e Lelës përfshin edhe thirrjen që PD i bën Kuvendit për miratimin e Rezolutës e cila përfshin mbrojtjen e gazetarëve dhe ndëshkimin e sulmuesëve të tyre.
PD në deklaratë falenderon gazetarët për punën e tyre dhe i inkurajon që të rezistojnë.
DEKLARATA E DREJTORIT TË ZYRËS SË SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT NË PD, ALFRED LELA:
Shqipëria ka zbritur tre pozicione në renditjen e lirisë së shtypit në botë duke mbetur e fundit në rajon dhe mes shteteve kandidate për në Bashkimin Europian.
Në Indeksin e Lirisë së Shtypit të ‘Reporterëve pa kufij’, ku përfshihen 180 vende, Shqipëria renditet e 99-ta. Kosova e 75-ta.
‘Reporterët Pa Kufij’ vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri ‘është i vështirë’. Sipas organizatës ‘Në Shqipëri, pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullat me frymë partiake. Gazetarët bien viktima të krimit të organizuar dhe hera-herës të dhunës policore, e nxitur nga dështimi i qeverisë për mbrojtjen e tyre’.
Partia Demokratike, teksa falënderon ‘Reporterët’ për punën në mbrojtje të lirisë së shtypit, inkurajon gazetarët, ende të pa dorëzuar para trysninë së qeverisë, të rezistojnë.
Ky mjedis ka vetëm një përgjegjës dhe është qeveria me tentakulat e saj, me tenderat e joshjes dhe me kamzhikun e kërcënimeve.
Kërcënimi ndaj lirisë së shtypit është i përhershëm, siç e dëshmon edhe përpjekja e fundit, ende në përpunim, për të kontrolluar median e pavarur me pretekstin e parandalimit të ndikimit rus dhe kinez.
Në një vend qeveria e të cilit nuk sillet me shtypin ndryshe nga Moska dhe Pekini, ky është një absurd.
Edhe pse raporti veçantëson disa problematika si, konflikti i interesit, ndërhyrja e pronarëve të medias mbi pavarësinë editoriale, niveli i ulët i zhvillimit të qëndrueshëm afat-gjatë të medias, censura në median online dhe në rrjetet sociale, sulmet verbale politike kundër gazetarëve etj., problem i problemeve mbetet prirja e qeverisë dhe segmenteve të pushtetit për të kontrolluar hapësirën mediatike me para, joshje dhe kërcënime.
Të gjitha këto problematika, që theksohen me të drejtë në raport, burojnë nga kjo prirje.
Partia Demokratike u shpreh mbështetjen e pakufishme të gjithë gazetarëve që janë kërcënuar nga pushteti dhe nga bandat. Puna dhe guximi i tyre si rojtarë të demokracisë dhe lirisë së shprehjes, është shenje dinjiteti njerëzor dhe profesional.
Partia Demokratike i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të miratojë pa humbur kohë Rezolutën e paraqitur nga grupi parlamentar demokrat, për mbrojtjen e gazetarëve, ndëshkimin e sulmuesëve të tyre dhe njohjen e rolit të pazëvendësueshëm të lirisë së shtypit.
GJKKO TIRANË- Gjykata e Apelit e GJKKO-së ka rrëzuar kërkesat e 5 zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, nën akuz&...
Foto ilustruese TIRANA- Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mblidhet Komisioni për Çështjet Ligjore...
Ivi Kaso TIRANË- Anëtari i Partisë Demokratike Ivi Kaso ka bërë një deklaratë në lidhje me skandalin e emrave ...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka marrë pjesë në aktivitetin e prezan...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportit të Reporterëve pa Kufij në lidhje me lirinë e medias në S...
TIRANË- Një video e publikuar ditën e sotme tregon punonjësit e Bashkisë së Tiranës teksa po mbjellin pemë p...
Lulzim Basha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për shtyp...
Ulsi Manja dhe Agron Shehaj TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediat pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian &Ccedi...
Ulsi Manja TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat, tha se një Kod i ri Penal ës...
Belind Këlliçi TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka dalë sot në...