45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...
Në një postim veçanërisht të fortë në X, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i bëri një paral...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se Operatori i Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi e miratuar pak d...

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, ka kritikuar nivelin e financimit të arsimit në Shqipëri, duke iu referuar të dhënave të Eurostat.
Sula deklaroi se në vitin 2023 shpenzimet publike për arsimin ishin vetëm 2.9% e PBB-së, kundrejt 4.7% në vendet e BE-së dhe 3.9% në mesataren e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, Shqipëria do të duhej ta rriste me rreth 60% financimin për të arritur nivelin mesatar europian.
Ajo solli në vëmendje edhe rezultatet e PISA 2022, sipas të cilave vetëm 26.3% e 15-vjeçarëve shqiptarë ishin mbi nivelin bazë në aftësitë e leximit.
Sula akuzoi qeverinë se ka dështuar në përmbushjen e premtimit për financimin e arsimit me 5% të PBB-së dhe se politikat e ndjekura kanë nxitur emigracionin dhe dobësimin e kapitalit njerëzor.
Sipas saj, PD synon rritjen e financimit dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit, duke e afruar Shqipërinë me standardet e vendeve të BE-së.
Deklarata e plotë:
Sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria vijon të financojë arsimin në nivel shumë më ulët se vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2023, shpenzimet publike për arsimin përbënin vetëm 2.9% të PBB, kundrejt mesatares prej 4.7% në vendet e BE-së.
Edhe në raport me vendet e rajonit Shqipëria çalon, me 2.9% të PBB-së, në krahasim me mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila është 3.9% e PBB. Financimi i arsimit nga buxheti i shtetit për Kosovën shënon 4.7% të PBB-së, Bosnjë-Hercegovina 4.4%, Mali i Zi 4.1%, Maqedonia e Veriut 3.7%, ndërsa Serbia 3.3%.
Thënë ndryshe shteti shqiptar duhej ta rriste me rreth 60% financimin e arsimit për të arritur nivelin mesatar të BE-së.
Edhe nëse do të përfshihej në renditjen e 27 vendeve anëtare të BE-së, Shqipëria do të renditej e fundit në listës – pas Rumanisë, me 3% të PBB-së; që ndiqet nga Greqia me 3.3% dhe Malta me 3.4%.
Po japim vetëm një problem shumë konkret: testimi ndërkombëtar PISA, 2022, tregoi se vetëm 26.3% e 15-vjeçarëve shqiptarë ishin mbi Nivelin 2 në aftësitë e të lexuarit, që do të thotë se rreth 73.7% ishin nën nivelin bazë të aftësisë së leximit.
Edi Rama premtoi para 13 vitesh se do ta financonte arsimin me 5% të PBB-së, ndërsa realisht, financimi i shtetit mbetet në nivele më të ulëta se periudha e viteve 2009–2013 kur qeveriste Partia Demokratike.
Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Europian (OECD) dhe Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF) kanë theksuar në raportet e vitit 2023 se Shqipëria ka një sistem arsimor të nënfinancuar, dhe kanë kërkuar rritje të buxhetit për të përmbushur standardet e BE-së. Këto institucione kanë ngritur shqetësimin mbi pjesëmarrjen në arsim, mbi rënien e regjistrimeve, sidomos në arsimin profesional, gjë që rrezikon përgatitjen e fuqisë punëtore.
Qeveria nuk i ka marrë parasysh, përkundrazi ka propaganduar rezultate dhe vlerësime patronazhistësh.
Raportet evidentojnë se niveli i të rinjve jashtë sistemit të arsimit dhe të punësimit në Shqipëri është alarmues me rreth 25% e të rinjve 15–29 vjeç gjenden jashtë arsimit, punësimit dhe trajnimit – duke u renditur në fund të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së që ka një nivel mesatar dukshëm më të lartë (~11%).
Migracioni dhe plakja e popullsisë për strukturat ndërkombëtare përbën një tjetër shqetësim – që po e dobësojnë bazën e studentëve dhe fuqinë punëtore, por qeveria përmes politikave dearsimuese, rritjes së pandalshme të çmimit të jetesës për studnetët, kapjes politike të gjithë sistemit arsimor, e ka nxitur shpopullimin.
Ndërkohë që raportet e ETF dhe OECD kanë theksuar domosdoshmërinë e zhvendosjes së prioriteteve kryesore të qeverisë, nga ndërtimi dhe turizmi -tek arsimi dhe investimi në kapitalin njerëzor -qeveria shqiptare ka vazhduar të përqendrojë strategjinë te ndërtimi, korrupsioni dhe pastrimi i parave.
Ndërkohë që vendet e BE-së e trajtojnë arsimin si investim strategjik për konkurrueshmërinë afatgjatë, qeveria shqiptare e ka lënë arsimin të degradojë vit pas viti.
Rekomandimet ndërkombëtare nënvizojnë se pa rritje të financimit dhe të cilësisë së arsimit, Shqipëria mbetet prapa në integrimin europian dhe në tregun global të punës.
Partia Demokratike do ta ndryshojë këtë realitet me nje program bashkëkohor dhe me financim të përafërt me vendet e BE.
Vetëm me një arsim cilësor dhe me politika pro dijes mund të ndalet shpopullimi dhe ikja e trurit.
Sa për Edi Ramën, të vërtetën e thotë protestat 80 ditore e mijra qytetarëve që kërkojnë largmin e tij.
Dorëheqja e Ramës është kusht për të ardhmen e arsimuar dhe europiane të vendit.
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar qeverinë për nivelin e shpenzimeve për arsimin, du...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, kundërshton propozimin për 46 bashk...
Kryetari i PD-së Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, duke e cilësuar ngjarjen si një akt q...
Banorët e Patosit kanë dalë sërish në protestë kundër propozimit për hartën e re territoriale, që parashikon...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj mënyrës se si qeveria po i paraqet të dhënat e fundit të eksport...
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Viola Kapidani, e cilëson vrasjen e një turisti të huaj në Shqipër...
Tre anije dhe rreth 30 aktivistë drejt Shqipërisë më 20 gusht. Tony La Piccirella koordinatori kombëtar i Global Sumud Flotilla, p&eu...
Nga Sven Christian Schulz, RND Një resort luksoz për dhëndrin e Trump në një deltë lumi të mbrojtur kthehet në n...
Sot mbahet protesta e 81-të kundër qeverisë Rama. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës s&...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka denoncuar një kërcënim që, sipas tij, i është bërë në telefo...