Demo emërohet ministër i Brendshëm, Rama: Besfort Lamallari do të jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri!
“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë dhe besoj nga drejtimi...
“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë dhe besoj nga drejtimi...
Pak para zgjedhjeve për Parlamentin e Berlinit, grupi i hakerëve Rhysida vodhi të dhëna, shantazhoi Senatin e Berlinit dhe, pasi përp...
Në futboll, shpesh 40 gola mund të mos mjaftojnë, ky është rasti i Kylian Mbappe, i cili edhe pse mbylli sezonin e fundit në La ...
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot ndryshime në qeveri. Bëhet me dije se në mbledhjen e qeverisë, të parashikuar p...
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë në...
Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
Dy mjekët e arrestuar në hetimin për vdekjen e Giorgos Mazonakis pritet të paraqiten para prokurorit sot, të prem...
Një dron sekret kinez, i njohur si WZ-X ose “Përbindëshi i Malanit”, ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve ushtarak&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk është penduar për vendimin për të nisur luftën me Iranin dhe se, nëse ...
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, reagoi përmes një videomesazhi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për manipulim të fakteve dhe përhapje të gënjeshtrave në lidhje me tenderat publikë, integrimin europian dhe raportet me Rusinë.
Berisha u ndal te raportet për tenderat publikë në Shqipëri, ku sipas tij vendi ka pësuar rënie të fortë në transparencë dhe standarde gjatë viteve të fundit.
Ai foli edhe për tendera sekretë dhe përfitime që, sipas tij, lidhen me persona pranë kryeministrit.
Një pjesë e reagimit lidhej me deklaratat e Ramës në një konferencë në Tallinn, ku Berisha e kritikoi për krahasimin e shqiptarëve me talebanët.
Sipas tij, një krahasim i tillë është fyes për shqiptarët dhe nuk ka asnjë lidhje me historinë apo orientimin e vendit.
Në videomesazh, Berisha kundërshtoi edhe deklaratat e Ramës për mungesën e kontakteve mes Shqipërisë dhe Rusisë që nga vitet ’60.
Ai përmendi disa vizita zyrtare ndër vite, përfshirë edhe vizitën e ministrit rus të Jashtëm, Sergei Lavrov, në Shqipëri në vitin 2004.
Sa i përket integrimit në Bashkimi Europian, Berisha tha se opozita e mbështet procesin për arsye gjeopolitike, por sipas tij Shqipëria ende nuk plotëson standardet për anëtarësim. Ai shtoi se rezoluta e votuar në Kuvend nuk përmban vlerësime për punën e qeverisë, por vetëm kërkesa dhe detyrime që lidhen me procesin e integrimit europian.
Reagimi:
Të dashur qytetarë dhe qytetare! Sot përsëri në monologun e tij të së dielës, Edi Rama lëshoi serialin e gënjeshtrave dhe trillimeve. Kështu, pasi u damkos nga institucioni i Tender Europe, i cili në vlerësimet e tenderave në 38 vende gjeti se Shqipëria kishte një rënie dramatike nga viti 2010 gjer në vitin 2026, nga 80 pikë që kishte në vitin 2010-2013, bie në 64 pikë në vitin 2026 dhe secili nga ju mund të shohë këtë grafik të këtij institucioni. Përveç kësaj, Europe Tender gjen se transparenca ka rënë në 50 pikë dhe dramatike është se flamujt e kuq kanë 40% të tenderave dhe në këtë kontekst rikujtoj këtu se është baxhanaku i Edi Ramës që ka fituar qindra tendera sekrete në kundërshtim me ligjin dhe vetëm në një vit ka marrë 800 transaksione pagesa nga thesari i shtetit. Pra, një gënjeshtër sa më shumë të përsëritet bëhet aq më e zezë dhe nuk bëhet e vërtetë. Së dyti, në monologun e tij, ai u ndal tek një konferencë e zhvilluar në Talin, ku në mënyrën më të papërgjegjshme krahasoi, pa u skuqur, pa u zverdhur shqiptarët me talebanët, duke u përpjekur të jetë interesant se shqiptarët janë në besimin e tyre të perëndimit si talebanët e Europës. Asgjë s'i lidh shqiptarët me talebanët. Nuk i lidh as e shkuara, as besimi i tyre, as politika dhe asgjë tjetër. Ata janë një organizatë terroriste e damkosur dhe krahasimi i kombit tënd me një organizatë si ajo, të tregon se je një njeri i shpërlarë, që je i gatshëm të thuash çdo fjalë për t'u bërë interesant. Po në këtë konferencë, mori përgjigjen që meriton, lideri apo për të mos thënë budallai global. Moderuesi i konferencës hodhi poshtë tezat e tij, këshillat e tij për Europën dhe kjo hedhje poshtë u duartrokit nga audienca, çka e nervozoi shumë Edi Ramën dhe harroi se është një konferencë ndërkombëtare, filloi të thotë se nuk kam thënë këtë apo atë. Përveç kësaj, po në këtë konferencë, përsëriti gënjeshtrën e tij banale se nga vitet '60 gjer sot nga Shqipëria dhe Rusia nuk kanë patur asnjë shkëmbim vizite, në një kohë kur kanë qenë të paktën mbi 12 vizita, ndër të cilat të niveleve president, kryeministra, kryetarë parlamentesh dhe vetë Sergei Lavrov, në vitin 2004, ka ardhur në Shqipëri dhe ka iniciuar me Partinë e Edi Ramës traktatin e miqësisë. Në monologun e tij, ndër të tjera, u ndal dhe tek rezoluta që u votua në parlament, duke pretenduar se opozita e votoi pasi konstatoi se po zhbllokohet IBAR. E vërteta është se, opozita ka një tezë nga e cila nuk lëviz, se Shqipëria përveç kriterit gjeopolitik nuk plotëson absolutisht asnjë kriter për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por opozita e mbështet këtë proces si një proces të diktuar nga gjeopolitika dhe kurrë ndonjëherë nuk ka menduar dhe nuk mendon të bllokojë procesin. Rezoluta nga alfa tek omega nuk ka asnjë fjalë vlerësimi për punën e qeverisë apo të parlamentit, por thjesht rreshton kërkesat dhe detyrat të domosdoshme për procesin e integrimit.
Një forum ndërkombëtar i organizuar dje në Tiranë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Shoqatë...
Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një mesazh video pas daljes ne nje media të ish drejto...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit të propagandës “Flasim” u ndal edhe te prokurimet publike, ku tha ...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet në Degën e Partisë Demokratike në Lezhë, ku demokratë...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një deklaratë të Edi Ramës një ditë më parë...
Ish-kandidati për deputet i PD-së, Ilir Alimehmeti u ndal te miratimi me të gjitha votat pro të rezolutës së BE, që bëri...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka deklaruar se modeli i ngritur nga Italia në Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve, po kthehet tash...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët ditën e sotme në rrjetet sociale, ka komentuar bashkimin e...
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale (16 maj) se kryeministri E...
Diplomati amerikan David J. Kostelancik, i nominuar më herët nga ish-presidenti i SHBA-së Joe Biden për postin e ambasadorit në Shqip&e...