FOTOLAJM/ Qese me mbetje te kordoni policor, mesazhi: Mos i mbroni plehrat!
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga Durrësi qeverinë se ka braktisur 600 familje të përmbytura dhe ka refuzuar të shpallë gjendjen e emergjencës, ndonëse zona u përball me përmbytje të rënda.
Gjatë një takimi me strukturat dhe mbështetësit demokratë në qytetin bregdetar, Berisha deklaroi se situata e krijuar nga reshjet e dendura u përkeqësua nga korrupsioni dhe vjedhja e fondeve të destinuara për pastrimin e kanaleve dhe funksionimin e hidrovoreve.
Ai theksoi se mungesa e shpalljes së emergjencës ka lënë familjet e prekura pa mbështetje financiare, duke e cilësuar situatën si “një krim të shëmtuar” dhe një dështim të rëndë të institucioneve.
Deklarata:
Të dashur demokratë dhe demokrate, të qytetit të Durrësit, qarkut. Një përshëndetje të përzemërt ju që jeni këtu, dhe të gjithë të tjerëve kudo që ndodhen, në Durrësin e ri, në Durrës qarkun e Durrësit, në Shqipëri, jashtë vendit, kudo që ndodhen dhe një mirënjohje të pakufishme.
I nderuar z.kryetar, udhëheqës politik i qarkut të Durrësit, z.Bylykbashi, të dashur deputetë, kryetar i PD, deputetë, drejtues të grupseksioneve, kandidatë për deputetë dhe anëtarë të strukturave tona.
Vij këtu, së pari, për të shprehur një mirënjohje të pakufishme ndaj jush dhe jam i bindur se kjo mirënjohje është e mbarë shqiptarëve, sepse ju në këtë vend, në këtë territor ngritët me djersën e ballit, më sakrifica të jashtëzakonshme një Durrës të dytë, Durrësin e ri.
Ju, nuk zgjodhët që këto sakrifica, këtë djersë, ta derdhnit në vende tjera dhe e kishit plotësisht të mundshme. Por, zgjodhët një terren, e vërteta është, më i papërshtatshmi po ta marrim në disa aspekte, që quhej Kënetë, dhe e tillë ishte. Por, njerëz guximtarë, njerëz punëtorë, u përveshën punës, sakrificave dhe e shndërruat atë në një nga qytetet e mëdha të Shqipërisë.
Një homazh dhe nderim të veçantë për qytetarët e Durrësit, e kanë një meritë shumë të madhe. Qytet port, dhe askush prurjet nuk i ka pritur më me fisnikëri, më me zemër të hapur se qyteti i Durrësit, dhe kjo u bën nder këtyre qytetarëve.
Por unë kam mirënjohjen time për ju, sepse i keni dhënë një mbështetje të madhe PD, një mbështetje për çka ne u detyrohemi shumë.
Miqtë e mi, Durrësi dy muajt e fundit ka nxjerrë në pah të gjithë shëmtinë, të gjithë fytyrën e shëmtuar të këtij pushteti dhe kësaj qeverie. Ne shqiptarët e kemi një fjalë të vërtetë: miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Durrësi, këto muajt e fundit, qyteti i ri dhe i vjetër, rrethinat, kanë njohur përmbytjet pothuaj apokaliptike, të papara ndonjëherë.
Ka njohur më keq se kaq, injorimin e plotë nga pushteti dhe qeveria. Mashtrimin e plotë nga pushteti dhe qeveria. Cinizmin ekstrem nga pushteti dhe qeveria.
Përmbytjet, natyrisht, të shkaktuara nga shirat, por po kaq, nga korrupsioni, nga vjedhja e fondeve të përcaktuara për pastrimin e kanaleve, për tërheqjen, evakuimin e ujrave nga hidrovorët dhe sistemi i kanalizimeve.
A ka njeri të ketë pësuar gjënë më të vogël, ta quajmë sabotim është pak, se të përmbysësh 600 familje, t’u fusësh ujin dhe t’i lësh ato me ditë të tëra, është një krim i shëmtuar i shumëlloj. A dha kush llogari për këtë që ndodhi? Askurrëkush!
Kush i vodhi paratë e kanaleve, 42 milionë për pastrimin?
Kush e spostoi hidrovorin në kundërshti me të gjitha kondicionet e hidrovoreve, nga aty ku ishte e ngriti 1.2 metër më lartë?
Kush i vodhi pompat e hidrovorit të Hamallës?
Që të gjitha pronësi shtetërore, të mbrojtura, të vjedhura nga vet shteti.
Pra, ku jemi ne?
Ne kemi arritur në një stad, në një moment të paimagjinueshëm. Këta që qeverisin sot shqiptarët, ju garantoj se këta sillen si pushtuesit më të egër që shqiptarët kanë njohur ndonjëherë. Mund të ishte një pushtues këtu, por po të përmbyteshin 600 familje, do bënte planin e emergjencës dhe tek secili do bënte një ndihmë.
Asnjë. As emergjencën nuk e shpalli. Sepse ligji i emergjencës është i domosdshëm, që qeveria të marrë fonde dhe t’ua japë të dëmtuarve. Pa ligjin e emergjencës qeveria nuk vepron dot.
Kryeministri Edi Rama ndodhet përballë presioni në rritje në disa fronte, nga afatet e brendshme politike lidhur me ish-ministren e tij Beli...
Qeveria nuk e ka ende një faturë, se sa dëm u është shkaktuar fermerëve nga përmbytjet e muajve të fundit. Në komis...
Për herë të parë në shumë vite, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka mbyllur qepenat dhe nuk mblidhet prej të...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur se zgjatja e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, &eu...
Kreu i PD, Sali Berisha, komentoi lidhjet ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama, duke vënë në fokus marrëdhëniet me ...
Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama iu tha evropianëve se ne nuk kemi nevojë për integ...
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në konferencën e tij për mediat nga selia blu se deputetët e opozitës kanë shprehur vendosmë...
Zëvendëspresidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat u shpreh se sistemi shëndetësor ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij. N...
Në raportin e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut janë zbardhur deklaratat e Prokurorëve të SPA...