Tanimë është bërë diçka e zakontë për Kryeministrin Edi Rama që përballë skandaleve qeveritare, të gjithë mllefin dhe ‘shuplakat’ e marra nga ndërkombëtarët t’i shfryjë te gazetarët, të cilët gjenden përballë tij në konferenca shtypi për llogaridhënie.
Rasti më i fundit është ai me gazetaren e Syri Tv, Ambrozia Meta dhe kolegut të saj Isa Myzyraj, të cilët u përjashtuan nga konferencat e Ramës ‘Përgjithmonë’, vetëm se këkrojnë nga kreu i qeverisë të bëjë transpraencë me paratë e popullit shqiptar. Në intervistën e dhënë për Syri Tv, pas përplasjes verbale me Kryeministrin, gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta ka treguar më shumë detaje rreth asaj se çfarë ndodhi në godinën e qeverisë, pasi Rama ndërpreu për disa minuta konferencën.
Gazetarja Meta ka treguar të tjera detaje, pas fikjes së kamerave gjatë konferencës dhe se si Rama i zuri ‘pritë’ në korridor për ta shpallur ‘non grata’ në aktivitetet politike të tij.
“Në momentin që ka ndërprerë konferencën, ka dalë dhe më ka thënë që duhet të dalësh jashtë nga konferenca. Në momentin që unë kam shkuar për të dalë jashtë, për të mos e agravuar më shumë situatën, ka qenë një punonjës i gardës që nuk donte të më lejonte të dilja, sepse në ato momente Rama ishte duke kaluar në korridor. Dhe unë i kam kërkuar ta hap derën sepse për sa kohë që më kërkoi daljen nga konferenca, unë doja të largohesha. Dhe në këto momente ne jemi përballë sërish në korridor, ku kryeministri më ka thënë që je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat. Pra më ka nxjerrë jashtë. Pra kam marrë karton të kuq në kryeministri, nuk mund të hyj më në konferencat e tij. Nuk është hera e parë në fakt që kryeministri bën këtë gjë….” tregoi Meta.
Por dy kolegëve të saj, duke parë situatën e acaruar dhe kur kanë kuptuar se Rama po e priste në korridor janë ngritur ta shoqërojnë jashtë, me frikën se situata mund të degradonte më tej.
“Edhe situata që u krijua ishte shumë e acaruar sidomos momentin kur u mbyllën kamerat, sepse në momentin kur kemi qenë në korridor, bërtiste me të madhe që “Je e përjashtuar”, “Nuk do të vish me në konferencë”. Kam përshtypjen është i gjithë tensioni i akumuluar nga çështja “Balluku” ,që e ka vënë në një kurs përplasje të drejtpërdrejtë me ambasadat” ka treguar Ambrozia Meta.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Mars22:02
‘Është plakur këto 10 ditë sa për 10 vite’/ Hasimja për Ramën: Është nën presion
Analisti Ermal Hasimja ka vënë në dyshim nëse tensioni i kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së sotme për shtyp &eu...
POLITIKE
13 Mars19:59
Vasili: Pashai i Korrupsionit ka fytyrë dhe akuzon denoncuesin e korrupsionit
Pashait të korrupsionit, kur ia akuzojnë hajdutët e tij, i quan të pafajshëm, megjithëse bubullojnë e gjëmojnë mij&...
POLITIKE
13 Mars19:30
Himçi: Shqipëria ka rrugët më të shtrenjta në Europë, por me cilësinë më të dobët
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledi Himçi, akuzon qeverinë për korrupsion dhe mungesë strategjie në ndërtimin e infrastru...
POLITIKE
13 Mars19:28
Berisha: Në infrastrukturën dhe punët publike të këtij vendi janë bërë vjedhjet më të paimagjinueshme në 12 vite
Duke folur në takimin e organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, nën qeverisjen e Edi Ra...
POLITIKE
13 Mars19:06
'Balluku, abuzime 1.1 mld euro me buxhetin', Bylykbashi: Laku i drejtësisë po shkon në fytin e Edi Ramës
Refuzimi i shumicës socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku, cilësohet si “maja e ajsbergut&r...
POLITIKE
13 Mars17:38
“SPAK të shohë punën e vet, ne do të shohim tonën”/ BIRN: Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se do të çojë përpara nismën ligjore që bllokon masën e pezullimit nga detyr...
POLITIKE
13 Mars16:30
Rama e nxorri nga konferenca/ Reagon gazetarja Ambrozia Meta
Një pyetje për standardin e dyfishtë të drejtësisë mes qytetarëve të zakonshëm dhe ish-zëvendëskryeminist...
POLITIKE
13 Mars16:09
Dëshmia, Arben Ahmetaj: Dosjen për Syri TV e montoi Edi Rama, e refuzova se nuk kishte prova
Kryeministri Edi Rama tejkaloi çdo limit duke sulmuar personalisht gazetarët dhe median. Pasi humbi kontrollin përballë gazetares Ambrozia...
POLITIKE
13 Mars16:03
"Drekë sekrete me gjeneralin amerikan"/ Ish-deputeti: Ja pse u shkarkua Spiropali nga Edi Rama
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi pretendon se ka ndodhur një takim në Durrës, mes një gjenerali të Marinës së SHBA-s&...
POLITIKE
13 Mars14:48
Spiropali dhe Xhafaj nuk morën pjesë në votimin për imunitetin e Ballukut, Rama mesazh për Taulant Ballën
Në votimin në Parlament ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, dy deputetë Fatm...