Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim”, e cilësoi sigurinë ushqimore si një nga sfidat kryesore të integrimit europian.
Rama në mënyrë indirekte pranoi se deri më sot procesi ka mbetur kryesisht formal, pa një sistem funksional kontrolli që të garantojë cilësinë e produkteve ushqimore në çdo hallkë të zinxhirit.
Ai tha se “letrat nuk pijnë më ujë” për Brukselin, duke nënkuptuar se harmonizimi ligjor nuk mjafton pa rezultate konkrete.
Kujtojmë që ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, pak ditë më parë theksoi se Shqipëria duhet të tregojë përparim real në terren, jo vetëm në dokumente.
“Në fokus të kësaj jave ka qenë ajo që do të jetë në fokus të të gjitha javëve më pas, në një mënyrë a një tjetër, siguria ushqimore dhe përafrimi me standardet e Bashkimit Europian. Në një takim të organizuar me operatorët e sipërmarrjes ushqimore, ne u ndalëm në një temë shumë konkrete. Si do të garantojmë që çdo produkt që konsumojnë qytetarët, jo thjesht të jetë i sigurt, por të jetë një produkt i pranuar dhe i suksesshëm në tregun e nesërm të përbashkët të Europës, ku ne do të jemi anëtarë me të drejta, por edhe me detyrime të barabarta.
Dhe kjo lidhet me një sfidë aktuale më të ndërlikuar të procesit tonë të anëtarësimit në Bashkimin Europian, që është sigurimi i të nesërmes për të gjithë ata, të cilët kanë ndërtuar të sotmen mbi themelet e një pike grumbullimi, përpunimi apo prodhimi të nënprodukteve ushqimore, që do të thotë që nga gjëja e gjallë deri te produktet e paketuara.
Një proces që shpesh keqkuptohet si një listë detyrash që duhen përmbushur për të tjerët, ndërkohë që në thelb është diçka që lidhet drejtpërdrejt, jo thjesht vetëm me shëndetin e shqiptarëve këtu në Shqipëri, e konsumatorëve këtu në Shqipëri, por edhe me misionin tonë të përbashkët kombëtar të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030. Nuk është një çështje rregullash në letër, është një çështje e ndërtimit bashkërisht të një sistemi funksional prodhimi, kontrolli, cilësie dhe besimi në çdo hallkë.
Në këtë fazë, Shqipëria nuk bën vetëm harmonizimin ligjor me Bashkimin Europian, por edhe duhet të sigurojë zbatimin konkret të ligjeve në realitetin e përditshëm. E prandaj, ne po ndërveprojmë dhe do të ndërveprojmë gjithmonë e më aktivisht me sipërmarrësit dhe sipërmarrjet në bujqësi, sipërmarrësit dhe sipërmarrjet që kanë të bëjnë me produktet shtazore dhe nënproduktet e tyre, sipërmarrësit dhe sipërmarrëset që kanë të bëjnë me gjithçka që sot del nga toka e Shqipërisë, falë punës dhe duarve të tyre të arta“, u shpreh Rama.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
26 Prill10:22
Të shtënat në darkën e Presidentit Trump, reagon kryeministri Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi pas të shtënave me armë zjarri në darkën me korrespondentët të president...
POLITIKE
26 Prill10:13
Athina tha se s’ka interes për çështjen e detit, Rama pretendon të kundërtën
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në podkastin e tij ‘Flasim’ për vizitën e tij në Greqi, ku mori pjesë n&e...
POLITIKE
26 Prill10:11
VLEN: Fshirja e postimit nuk mjafton, ministri Ferit Hoxha duhet të kërkojë falje publike
Koalicioni shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut përmes një reagimi nënvizon se mesazhi përçmues i ministrit të Shqip&e...
POLITIKE
25 Prill23:15
Berisha: Sulmet kibernetike s’janë iraniane, por ‘Surrelase’ të koordinuara nga AKSHI
Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke deklaruar se sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet në të dhënat e qytetar&eu...
POLITIKE
25 Prill20:35
Brando Benifei në “Public Square” me Ditmir Bushatin: Europa nuk ka të ardhme nëse nuk ndryshon shpejt
Në episodin e radhës të Public Square, i ftuar ishte Brando Benifei, deputet i Parlamentit Europian dhe kryetar i delegacionit për marr&eu...
POLITIKE
25 Prill19:57
Berisha: Nuk do lejojmë t’i vihet kapak dosjeve të Lubi Ballukut, të gjorës së AKSHI-t apo që padronia Linda e Surrelit të shëtisë nëpër botë
Nga mbledhja me kryetarët e degëve të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se qeveria e Edi Ramës bazohet n&...
POLITIKE
25 Prill19:49
“Dosja Balluku është dosja Rama”- Berisha: Kryeministri përdori 83 mandatet e krimit për të shpëtuar lëkurën e tij!
Nga mbledhja e sotme me krerët e degëve të PD-së në Tiranë, Sali Berisha deklaroi se sot shqiptarët qeverisen nga një ba...
POLITIKE
25 Prill18:43
Këlliçi – Ramës: Ti s’je nga Surreli, je shefi i Belindës që vodhi 1,1 miliardë euro dhe Mirlindës së varfër të AKSH-it
Deputeti demokrat Belind Këlliçi, reagoi sot (25 prill) ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës që ky i fundit bëri në takim...
POLITIKE
25 Prill18:23
Stafa: Porti i Durrësit është asgjësuar, krim shtetëror dhe tradhti kombëtare
Kryetari i degës së PD-së në Durrës, Osman Stafa, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në Syri TV, ka fol...
POLITIKE
25 Prill14:18
Berisha për Ferit Hoxhën: Të quash idiotë shqiptarët e Maqedonisë, do të thotë të jesh një tradhtar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen pasi atij iu publikua ...