Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
TIRANË- Përgjime të reja të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit janë zbardhur në media. Kryebashkiaku nga qelia e burgut i kërkon vëllait të tij, Arbër Veliajt që të merret me mediat. Në përgjime thuhet se Arbër Veliaj orientohet nga Veliaj që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh.
“Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s'ke as Albën as Karlon?”.
Pas kësaj, Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t'ia japë edhe Renato.
Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.
Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se "kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e SYRI-t apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.
Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).
Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e"Ditës", sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t'i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.
Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te Report Tv dhe i kërkon ta lidhë me Temën dhe Ditën (Gazeta), që t'i japin vëmëndje, pasi Shqiptarja do e bëjë patjetër.
Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te Gazeta Dita, Tema dhe Shqiptarja, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe Amerikanët(avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, "daily tasks".
Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, "off camera" "on record", që gazetarët t'i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet "takim informative me avokatët e familjes Veliaj". Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi'. "three days to freedom”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?"
Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare" "Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është "vital". Këto katër ditë janë vendimtare", thuhet në përgjimet e publikuara.
Gjithashtu të tjera detaje janë zbardhur ku theksohet se lajmi i bërë nga Ilir Yzeiri ku sulmohen prokurorët e SPAK është pasqyruar dhe në faqen e medias online që i përket Carlo Bollinos.
“Angazhimi i vëllait të tij, shtetasit Arbër Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa, shtetasve Alban dhe Renato, për organizimin e fushatës mediatike, postimin kohë televizive dhe postime të ndryshme në media në rrjete sociale, marrje Online si Tema, Shqiptarja.com apo edhe portale të tjera. Vihet re, se shtetasi nën hetim Erjon Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si "Redaktori”.
Nga komunikimet konstatohet se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. Ka diskutime në lidhje me kohën televizive te Top-i, e më konkretisht në emisionin Top Story të gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen që merret nga ana e TV Klan, Report Tv, për publikimin e lajmeve në favor të tij, por dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme. Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit Ilir Yzeiri është ilustrim i plotë i sa më sipër.
Në lidhje me këtë, rezulton se në faqen e medias online "Shqiptarja.com" është publikuar një artikull me titull "Ilir Yzeiri: Përse Dado Bani dhe Samet Gurguri duhet të...". Artikulli është publikuar në date 03.03.2025, ora 11:35.
Në përmbajtje të artikullit, lir Yzeirit bën një analizë kritike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta për ndikimet politike dhe korruptive që ndodhin brenda strukturave të drejtësisë”, thuhet në dosje e përgjimeve të siguruar nga CNA.
erion veliaj TIRANË- Përgjime të reja të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj janë publikuar në media. Në p...
mbledhja e keshillit bashkiak TIRANË- Ditën e sotme Këshilli Bashkiak Tiranë ka zhvilluar mbledhjen e radhësh. Në mbledhje ja...
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji përmes një postimi në "Facebook" është shprehur se vota e parë pro PD, v...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot se pas tre muajsh të ardhjes në pushtet, ata që kanë...
takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në takimin në Baldushk tha se do të krijojnë nj&eum...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha subvencionet direkte për çdo fidan apo kokë bagëti do...
mbledhja TIRANË- Ilir Alimehmeti, kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës ka kërkuar në mbledhjen e K&eu...
MBLEDHJA TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës po zhvillon ditën e sotme mbledhjen e radhës. Pasi kryetarja e deleguar e bashkis&eum...
erion veliaj TIRANË- Gazetari Isa Myzyraj në një postim në rrjetet sociale shkruan se në aktet e SPAK thuhet se kryebashkiaku Eri...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke e qu...