Terapia hormonale/ ‘Veprim satanik’, pastori Vilajeti: Eksperiment i rrezikshëm, agjendë e pastër
Paralajmërime të forta janë ngritur së fundmi, lidhur me trajtimet hormonale dhe terapitë e ndryshimit të gjinisë te fë...
Paralajmërime të forta janë ngritur së fundmi, lidhur me trajtimet hormonale dhe terapitë e ndryshimit të gjinisë te fë...
Banorët e lagjes Partizani në Elbasan kanë ngritur alarmin për një problem që sipas tyre po zgjat prej kohësh dhe po kthehe...
Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjek&e...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në fshatin Cerrujë pas ...
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Mund të mos ketë një supertifoz më simpatik të Kupës së Botës se ai që endet rrugëve të ...
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 mi...
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh&e...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes ...

Komuniteti i Energjisë i ka dhënë një goditje të fortë qeverisë shqiptare dhe rrugës së vendit drejt integrimit evropian, duke vendosur sanksione për shkak të dështimit të vazhdueshëm në përmbushjen e detyrimeve dhe zbatimin e reformave në sektorin strategjik të energjisë.
E ftuar në edicionin e mbrëmjes, ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, e cilëson vendimin, një "shuplakë të rëndë", që përfshin përjashtimin e Shqipërisë nga vendimmarrja në Këshillin e Ministrave të këtij organizmi, një masë që vjen si pasojë e moszbatimit të agjendës dhe direktivave të BE-së.
Shqipëria aderoi në Komunitetin e Energjisë në vitin 2006, theksoi Guxholli, duke marrë përsipër detyrime specifike për të përafruar legjislacionin dhe praktikat e saj me ato të Bashkimit Evropian. Ky proces është thelbësor për krijimin e një tregu të integruar, transparent dhe efikas të energjisë.
Megjithatë, raporti nxjerr në pah se prej vitesh, dhe në mënyrë të theksuar që nga viti 2023, qeveria ka zvarritur reformat dhe ka dështuar të arrijë objektivat e vendosura, që sipas Guxhollit, përqendrohen në mosrealizimin e objektivave dhe mospërputhjen e legjislacionit kombëtar me direktivat e BE-së për tregun e brendshëm të energjisë.
Rregullat, legjislacioni dhe procedurat në Shqipëri mbeten të panjësuara dhe të pazbatuara, duke penguar integrimin real në tregun evropian. Kjo situatë nuk konsiderohet një rastësi, por një mungesë e vazhdueshme vëmendjeje dhe vullneti politik. Në dokumentin e Komunitetit të Energjisë, shqetësimi thellohet nga përmendja e rasteve konkrete të keqmenaxhimit dhe korrupsionit të dyshuar, të cilat duket se kanë tronditur partnerët ndërkombëtarë. Referencat për projektet e TEC-eve lundruese në Vlorë, të njohura si "tigrat", HEC-et pa kritere, linja e interkonjeksionit dhe një termocentral me gaz, përdoren si shembuj të qartë të një sektori të zhytur në probleme.
Pasojat e keqqeverisjes, sipas ekspertes, ndihen direkt në ekonomi dhe tek qytetarët, ku sektori, në vend që të ishte një motor zhvillimi, është bërë burim problemesh. Shqipëria, pavarësisht burimeve të pasura hidrike, ka një nga çmimet më të larta të energjisë në rajon. Mungesa e diversifikimit të burimeve, investimet klienteliste në energjinë diellore pa studime të mirëfillta dhe kalimi problematik në një "treg të lirë" fiktiv, ku rreth 7,500 biznese janë detyruar të blejnë energji me çmim të dyfishtë nga i njëjti operator shtetëror, dëshmojnë për dështimin e thellë të politikave energjetike.
Ky vendim ndëshkues nga Brukseli nuk është thjesht një çështje teknike, por një sinjal i qartë politik. Ai vë në dukje se rruga drejt Bashkimit Evropian nuk kalon përmes deklaratave dhe takimeve ceremoniale, por përmes zbatimit konkret të reformave dhe standardeve. Për qeverinë shqiptare, kjo është një thirrje urgjente për të adresuar dështimet sistematike në një prej sektorëve më jetikë për të ardhmen e vendit.
Kjo është një shuplakë për qeverinë shqiptare në lidhje me arritjen e objektivit të saj për integrimin në Bashkimin Europian. Ne e dimë që komuniteti i energjisë, që është një bashkim i përfaqësuesve të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian dhe të nëntë vendeve të tjera, midis tyre dhe Shqipëria, vende të cilat janë kandidatë ose përgatiten për kandidatë ose janë në kufijtë e Evropës, si Ukraina, Moldavia e tjerë e tjerë dhe gjithë vendet e rajonit. Shqipëria është ka aderuar në këtë organizëm që në vitin 2006. Dhe kuptohet, të marrësh pjesë në një nga institucionet e rëndësishme të komunitetit europian, siç është komuniteti i energjisë, të dalin, ti ke përpara të drejta dhe detyra. Dhe që të fitosh të drejtat, kuptohet, duhet të realizosh detyrat dhe standardet që të janë ofruar. Shqipëria në këtë rast, nga ministeriali, që është një nga organizmat, strukturat e Komunitetit të Energjisë dhe ëh është ai i cili pra, që është institucioni që merr vendimet, që përcakton dhe drejton dhe përshtat politika dhe strategji për zhvillimin e sektorit të energjisë në rang Europe, në mënyrë që të gjitha vendet të mund të integrohen në një treg të vetëm energjie, që të rrisin eficencën e përdorimit të energjisë, që të ketë transparencë, të nxisin energjinë, prodhimin e energjisë së gjelbër, e tjerë.
Shqipëria në këtë rast akuzohet për moszbatim të agjendës dhe mosarritje të objektivave të saj, pra ato të përcaktuara nga ky komunitet. Dhe ky nuk është një, kjo nuk është një rastësi, nuk është vetëm tani sepse shpërtheu skandali në sektorin e energjisë me zëvendëskryeministrin dhe ministren e këtij sektori, por Shqipëria ka kohë që, si të thuash, i zvarrit dhe nuk ka vëmendje në arritjen e objektivave të këtij sektori. Ka mosrealizime që në vitin 2023 dhe dhe akuzohet konkretisht për mosrealizimin e objektivave, direktivave të BE-së dhe përputhjen e legjislacionit të saj me atë të Komunitetit të Energjisë, pra të Bashkimit Europian. Dhe konkretisht i referohen problemeve të tregut të brendshëm të energjisë. Këtu pra, legjislacioni, rregullat dhe procedurat janë komplet të panjësuara dhe të parealizuara sipas agjendës që i është vënë Shqipërisë në mënyrë që të mund të aderojë në këtë komunitet dhe të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian. Se të hysh në Bashkimin Evropian nuk është vetëm të bësh mbledhje dhe prezantime, përqafime dhe deklarime të hapjes së kapitujve, por siç u thatë, arrish të realizosh ato që të kërkohen brenda këtyre kapitujve, është shumë e vështirë. Në këtë dokument konkretisht flitet për tregun e brendshëm të energjisë.
Në tregun e brendshëm të energjisë ka probleme jo vetëm të korrupsionit dhe atje përmenden disa shembuj që ata kanë zgjedhur nga të gjitha aktet korruptive të publikuara, që ata i ka, me siguri do të thoja unë, i ka tronditur dhe i ka bërë të mendohen. Dhe flitet për tigrat e Vlorës, për anijet lundruese. TEC-et ose barxhat si i quajnë, flitet për linjën e interkonjeksionit dhe për një projekt termocentrali me gaz. Ata i marrin këto si shembuj të mosmbarëvajtjes së sektorit në Shqipëri. Dhe pavarësisht se nuk janë akoma të provuara dhe të dënuara, përsëri ato përbëjnë një shqetësim të madh për komunitetin e energjisë. Veç kësaj, ata i tërheqin vëmendjen qeverisë, vëmendjen qeverisë shqiptare që nuk ka, nuk ka vepruar për të, për t'u mbrojtur nga rreziqet në këtë treg. Dhe nuk ka ndërmarrë hapat e duhura për të krijuar rregulloret, atë strukturën, kornizën ligjore dhe autoritetin përkatës që të garantojë standardet në këtë sektor kaq të rëndësishëm, strategjik dhe vital. Ne e dimë rëndësinë që ka ky jo vetëm për ne, po për Evropën kryesisht, sepse varësia nga tregjet si Rusia e tjerë e tjerë, po përpiqen të eliminohen dhe duke u integruar së bashku të përballohet nevoja dhe kërkesat për energji. Veç kësaj, ëh Shqipëria këtu akuzohet ose si të thuash i tërhiqet vëmendja, s'po e them llafin akuzim, për mos alokim, alokimin e duhur të kapaciteteve. Për mosmenaxhim të mirë të situatave të të kondensuara, të situatave të vështira, të situatave ku ka kërkesa për energji apo ka energji të tepërt.
Këtë sektori i energjisë në Shqipëri është problematik. është sektori që megjithëse ka burime ujore pra për një energji të pastër, me shumicë, përsëri është edhe që janë burime që japin energji me çmim jo shumë të lartë, ne jemi vendi me çmimin e energjisë, energjisë më të lartë. Ne jemi vendi që nuk kemi diversifikuar burimet dhe jemi akoma pothuajse tërësisht, kryesisht, që mbulojmë nevojat me energji nga sektori hidrik. Ndërkohë kur energjia e pastër e rinovueshme mund të përfitohet dhe nga burimet e tjera. Megjithëse janë bërë tentativa dhe deklamohen ngritje impiantesh diellorë, këtu ka përsëri shumë për të diskutuar sepse këto, ngritja e ose këto lloj investimesh janë bërë në formë klienteliste pa studimin e duhur dhe duke rënduar ambientin dhe duke përlarë, duke hequr nga fondi i tokave bujqësore sipërfaqe të mëdha, të cilat janë të kufizuara. Pra tregon që nuk ka politika të qëndrueshme dhe të studiuara për të diversifikuar energjinë, por është lënë si të thuash gjysmë në lënie, në rënie të lirë.
Veç kësaj, sektori i energjisë në vend që të ndihmojë zhvillimin ekonomik, duke i ofruar bizneseve energji të garantuar, të qëndrueshme dhe me çmim të lirë, ka kaluar në të ashtuquajturin treg të energjisë, ku në fakt nuk ka shumë operatorë dhe i vetmi furnizues i këtyre bizneseve, dhe flitet për rreth 7500 biznese që janë hequr nga ëh, bizneset në kapacitete gjashtë kilovolt, 10 dhe një tjetër, të cilat janë hequr. Po po, të cilat janë hequr nga furnizimi me energji nga operatori, nga prodhuesi ynë dhe i ka marrë dhe OSHE, që në kohën e Partisë Demokratike në qeverisjen e saj ja u jepte me çmimin 11, sot ata e marrin me çmimin 22 me TVSH. Pra, janë hequr, gjasme janë hedhur në treg të lirë, po në këtë tregun e lirë është përsëri një operatori i OSHE-së, pra po qeveria ja u jep me dyfishin e çmimit, duke pretenduar që i ka nxjerrë në tregun e lirë të energjisë.
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje nga dosja hetimore e AKSHI-t, ku flitet dhe...
Në Shqipëri kanë vazhduar protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të bëra nga SPAK për kor...
Nga Carl Deconinck, BRUSSELS SIGNAL Mijëra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë më 22 dhjetor 2025...
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka lëshuar një paralajmërim të rëndë për Shqipërinë, duke e ven...
Media amerikane Washington Times i ka kushtuar një artikull situatës në Shqipëri, ku kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se vendi ...
Më 18 dhjetor, Këshilli Ministerial i Energjisë i Bashkimit Europian vendosi të penalizojë qeverinë shqiptare, duke e skualifiku...
Gjigandi mediatik aziatik, ‘Al Jazeera’ i ka bërë jehonë protestës së mbajtur nga opozita kundër qeverisë, të...
Blendi Himçi, deputet i PD,ka denoncuar shkelje të rënda procedurale në vendimin për përjashtimin e disa deputetëve demokra...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i përshkroi si “dramë” informacionet nga relacioni i SPAK depozituar në Kuvend...
Mirlinda Karçanaj nuk ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit...