Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku iu është bashkuar reagimeve pas skandalit të zbuluar te AKSHI.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Tabaku theksoi se shqiptarët janë drejtuar nga Ergys Agasi, duke iu referuar si një “zëvendës kryeministër në hije”, i cili është në kërkim nga SPAK për një sërë akuzash lidhur me këtë dosje.
REAGIMI
SHTETI “EA TOBACCO”
Ajo që shumica e shqiptarëve ka lexuar këto ditë nga dosja e GJKKO-së, është dëshmia tronditëse jo e një shteti të kapur, por e një shteti tërësisht të inkriminuar.
Kjo dosje vërteton atë që dyshohej: Shqiptarët realisht janë drejtuar nga një “Zëvendëskryeministër në hije”, i cili aktualisht është në kërkim. Ndërkohë që qeveria bënte shfaqje, miliona euro tendera publikë, emërime kyçe, por edhe politika strategjike si ajo e “Pasaportave të Arta”, e kishin origjinën dhe vulën pikërisht në zyrën e këtij zv.kryeministri në hije, tek “EA Tobacco”.
Pikërisht aty:
Përcaktoheshin fituesit e tenderave të AKSHI-t;
Vendosej fati i politikave shtetërore;
Kryheshin takimet “brainstorming” të Agasit me vasalët e tij shtetërorë.
Rrezik, e me shumë gjasë, edhe projekte të tjera madhore për të cilat mban përgjegjësi maxhoranca, kanë dalë nga këto zyra të errëta dhe jo nga mbledhjet e qeverisë.
Dhe të mendosh, kjo dosje flet vetëm për 2 vite të operimit të Agasit. Nëse do të përdornim pak imagjinatën, bazuar në faktet që kemi lexuar, a mund ta merrni me mend se çfarë ka ndodhur në dekadën e fundit?
E vërteta është e dhimbshme: Qeveria sot është produkt i një grupi të strukturuar kriminal. Kemi të bëjmë me njerëz që jo vetëm rrëmbejnë me logjistikë policie, por kanë pushtetin absolut të shantazhojnë, inkriminojnë dhe prodhojnë politika, duke trajtuar çdo institucion shtetëror si vartësin e tyre të radhës.
Ky shtet i gjunjëzuar nuk është më thjesht i “kapur”. Është një shtet i marrë peng dhe i lënë peng në tryezën e bixhozit politik. Këto janë kusuret e një shumice që nuk është produkt i votës dhe ndershmërisë, por i zyrave të hijes që vendosin fatin e shqiptarëve që varfërohen përditë.
Tenderat e AKSHI-t diheshin prej kohësh që ishin të centralizuar dhe pa kontroll, të paracaktuar për një pakicë. Por sot kemi provën.
Tani, pyetja është: A ka ende kjo qeveri legjitimitet moral për të qeverisur? Kur dy “zv.kryeministra” – njëra zyrtare me zyrë në Kryeministri dhe tjetri në hije me zyrë të lidhur direkt me godinën e pushtetit – janë sot të pandehur dhe të akuzuar nga SPAK, kjo qeveri ka rënë. Ajo mbahet në këmbë vetëm nga inercia e krimit.
Çështja e AKSHI-t po shndërrohet në një nga skandalet më të thella që trondit themelet e qeverisë, duke ek...
Sekretariati i Etikës do të mblidhet ditën e sotme, 23 dhjetor, në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Partis...
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto”, ditën e sotme u ndal te situata politike në vend...
Analisti, Fatos Lubonja, gjatë emisionit “Studio 24”, u shpreh se në Shqipëri prej kohësh qytetarët nuk ndjekin me besim ...
Mediat dhe agjencitë italiane të informacionit i kanë kushtuar vëmendje të veçantë protestës së Partisë De...
Tirana u përfshi nga tensione të forta politike, pasi qindra protestues sulmuan me bomba molotov godinën e Kryeministrisë, duke kërku...
Analisti Andi Bushati ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me dosjen e AKSHI, duke deklaruar se ajo dëshmon jo vetëm vjedhjen e miliona eurove p&eu...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se qeveria ngritur një procedurë fiktive prokurimi që i ka ku...
Gazetari Berat Buzhala ka komentuar dosjen voluminoze të SPAK për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKS...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Edi Ram&e...