POLITIKE

Skandali i AUDIOPËRGJIMIT- Kryetarja e Bashkisë Roskovec KËRCËNON sanitaren me vendin e punës. Shkak? Mitingu i Berishës

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2023, 21:03
Skandali i AUDIOPËRGJIMIT- Kryetarja e Bashkisë Roskovec

Kryetarja e Bashkisë Roskovec është regjistruar duke kërcënuar një punonjëse, më saktë sanitaren e Shkollës 9-vjeçare të fshatit Suk. Shkaku është sa banal, aq edhe i zakonshëm në një sistem ku çdo vënd pune, sado modest, vlerësohet nga përkatësia politike dhe jo nga aftësia.

Në regjistrimin e shfaqur në emisionin e Syri Televizion, ‘Piranjat’ dallohet qartë presioni ndaj pastrueses, e cila ka guxuar të marrë pjesë në një miting të zhvilluar nga opozita në Roskovec. Dhe kjo, sipas kryetares së bashkisë, është mosmirënjohje ndaj saj.

Kishim dëgjuar nga të gjitha, por asnjëherë se kishim menduar se një kryetare bashkie me mbi 30 mijë banorë do të merrej me një sanitare shkolle, që faj të vetëm ka bërë që ka shkuar në mitingun elektoral të opozitës.

Në audio-regjistrimin e bërë publik te ‘Piranjat’ dallohet qartë presionin që i bëhet sanitares për vendin e punës dhe këshillat që i jep Bufi për shoqërinë me të cilat duhet të rrijë 46-vjeçarja. Nuk është barcaletë as ndonjë spektakël humori i fundjavës. Është realiteti i shoqërisë shqiptare i njëjtë me atë që kemi lënë pas tre dekadat e shkuara. Ndryshimi është se dikur të fusnin në burg nfërsa sot të lënë pa bukë. Kontrolli ndaj punonjësve të administratës, arrin në nivele edhe më banale,  madje në kufijtë e së paimagjinueshmes.

Pasi dëgjojnë rrëfimet e dy zonjave ‘Piranjat’ drejtohen tek bashkia për të takuar kryetaren. Pas refuzimit të parë ajo vendos t’i presë në zyrë. Fillimisht mohon gjithçka dhe madje thotë se do bëjë një denoncim për sanitaren pasi nuk është ajo në audio. Pas pak minutash e tensionuar nga faktet kërkon mbylljen e kamerës dhe pranon gjithçka duke i kërkuar “Piranjave’ të mos publikohet sepse e dëmton imazhin e saj në këtë fushatë. Pasi ka kërkuar falje, kupton që përgjimi do të transmetohet, kështu nis edhe njëherë të ndërtojë alibinë e saj të mbrojtjes duke justifikuar se në fushatë dilet në mitingje ndërsa herë të tjera jo.

Kryetarja nuk e di nëse i ka thënë vartësve të shkojnë apo jo në mitingun e Ramës, rëndësi ka që në mitingjet e Berishës, nuk duhet të shkelin. Dhe kur ‘Piranjat’ duket se i diskutuan të gjitha me të parën e Roskovecit, ajo i shpreh edhe një kërkesë: ‘Të lutem mos e transmetoni sepse më prish punë. Do e japësh? Me kë të flas unë? Si e ke emrin ti? Mos e jep njerëzisht ta kërkoj’, përgjërohet Bufi.

‘Piranjat’ e kanë të rëndësishme të sqarojnë se kompromiset nuk janë pjesë e formatit të emisionit që ata përfaqësojnë dhe para se të largohen, kanë edhe ata një porosi për kryetaren e Bashkisë Roskovec: ‘Duhet të lërë të qetë sanitaren dhe të mos hakmerret duke e larguar sërish nga vendi i punës pas transmetimit të rastit.’/Syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë