POLITIKE

Skandali i Duranës/ Berisha: Baxhanaku i Ramës jepte informacione me pagesë për tenderat para se të bëheshin publike

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Janar 2026, 13:14

Skandali i Duranës/ Berisha: Baxhanaku i Ramës jepte informacione me

Kryetari opozitës, Sali Berisha ka lëshuar akuza sa i takon projektit Durana Park, që duhej të ishte ndërtuar në Xhafzojat.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se baxhanaku i Ramës, Armand Farngu, jepte informacione me pagesë për tenderat, para se ata të bëheshin publike.

Berisha: Sot unë rikthehem edhe njëherë në një dosje që në një aspekt ka ngjashmëri absolute me djegësin e Tiranës. Në rast se ju shkoni në Sharrë dhe kërkoni investimin 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve për djegien e plehrave, ju nuk gjeni aty asnjë tullë, asnjë gjurmë të tij.

Në këtë drejtim, Troplana apo Durana e famshme e Edi Ramës është identike, pasi po të shkoni në Xhafzotaj ku do ngrihej e famshmja Troplanë, aty gjeni vetëm livadhet e Fatmir Troplinit dhe nuk gjeni asnjë gjurmë të saj. Ndërkohë, me këtë etiketë, me Duranë, janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë e qytetarëve shqiptarë. Taksa të mbi 50 kompanive, të përzgjedhura një nga një për t’i paguar taksën jo tatimeve, por për t’i paguar taksën sarajeve të Surrrelit, Armand Frangut, Linda Ramës, Edi Ramës. Kjo është e vërteta.
Tani më lejoni t’u njoh pak më me hollësi, dhe kjo vetëm me njërin aspekt të veprimtarisë kriminale të Troplanës, të objektit Troplana. Një monopol i ri teknologjie krijohet.

Troplana nuk nisi me tendera, por nisi me organizimin e bazës, infrastrukturës së vendimeve.
Famëzi Ermal Beqiri alias Armand Frangu krijon shoqatën ACTI. Këshilli shqiptar, se këta edhe shkurtimet nuk i vënë në shqip, për të vënë një maskë përpara, i vënë në anglisht. Këshilli shqiptar për teknologjinë dhe inovacionin me president Ermal Beqirin, këtë faqezi që nuk ka toka si ai.
Qëllimi zyrtar: Bashkim profesionistësh të IT.
Qëllimi real: Krijimi i një monopoli ku 50 kompani anëtare drejtojnë projektet qeveritare, përpara se ato të bëhen publike.
Imagjinoni çfarë veprimtarie.

Pra, ato janë në origjinën e projekteve qeveritare. Për t’ua zbërthyer pak, në verën e nxehtë të vitit 2019, kompania e thjeshtrës së Edi Ramës me porosi të Zotove, bën projektin e një parku magjepsës në Porto Romano. Në vjeshtë sulltani i Surrelit zgjohet pasi kishte fjetur gjithë natën me ëndrrën e parkut dhe shpall tenderin, të cilin do ta ndërtonte private për parkun e Porto Romanos.

A e kuptuat pra? Në një kohë që thjeshtra kishte dorëzuar projektin, e kishte lumturuar thjeshtrën me projektin. Tani këto kompanitë, këto kishin edhe hierarkinë e tyre. Nuk ishte klub dosido kjo, këshilli i Armand Frangut.
Klubi ishte i tillë, kishte kategori silver- argjend, gold- flori, platinium-superiore fare. Aksesi në informacionin e tenderave, pra në origjinën fare të tenderave, varej nga tarifa e paguar.

Nëse i paguaje Frangut deri në 5 mijë euro në vit, e merrje gold. Për platinium duheshin negociata me përfaqësuesin e Armand Frangut që quhej faqezi Ermal Beqiri.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan