“Të ndalim deputetët të hyjnë në Kuvend”, thirrja e qytetarit në revoltën anti-Rama
“Të ndalojmë deputetët të hyjnë në Kuvend”. Kjo është thirrja që një qytetar bëri nga podiumi...
“Të ndalojmë deputetët të hyjnë në Kuvend”. Kjo është thirrja që një qytetar bëri nga podiumi...
Mbahet sot protesta e 32-të masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministri...
Ka nisur këtë të mërkurë protesta e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët...
Një rezidencë luksoze buzë ujit në Miami Beach, në rrugën ekskluzive Flamingo Drive, duket si vendi më pak i mundshëm p&...
Delegacioni i deputetëve të grupit të Gjelbërt/Aleanca e Lirë Evropiane (Green/EFA) në Parlamentin Europian përfundoi të...
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numr...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se raporti i miratuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë e pë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, deklaroi se pr...
Amerikanët do ta ndajnë ndeshjen në katër pjesë nga 25 minuta, vetëm që të fusin reklama, kishte deklaruar legjenda e ...
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në vitin 2026. Instituti i Vjenës ka ulur parashikimin për rritjen e Shqipërisë n...

Një protestë e paralajmëruar para Kuvendit të Shqipërisë ka marrë një kthesë të papritur, pasi dëshmitë e reja hedhin dritë mbi sjelljen e forcave të rendit ndaj qytetarëve. Ekleva Merko, një mësuese me përvojë 20-vjeçare në sistemin arsimor parauniversitar, e njohur në protestë me pseudonimin 'Zysha', ka ndarë detaje tronditëse nga përplasjet e fundit gjatë një intervsitë në emisionin e mengjejsit Kafe Shqeto në Syri tv.
Sipas raportimeve të saj, protestuesit kanë ruajtur qetësinë dhe kanë ndjekur planin e tyre qytetar, por kanë qenë forcat e policisë ato që kanë nxitur tensionet. Është denoncuar fakti se efektivët kanë ushtruar dhunë fizike, duke tentuar të rrëzojnë në tokë gratë pjesëmarrëse përmes kordonëve të tyre policorë.
Një tjetër detaj i rëndë i bërë publik është prania e policëve të infiltruar me veshje civile. Dëshmitë tregojnë se një grup prej pesë civilësh ka hedhur kapsolla direkt në këmbët e protestuesve. Është sqaruar se qytetarët nuk ishin të pajisur me mjete të tilla piroteknike, por mbanin në duar vetëm vezë si një formë e butë revolte.
Në një moment reflektimi mbi rolin e edukatores, mësuesja ka treguar se nuk mundi ta gjuante vezën drejt atyre që ajo i cilëson si "politikanë të korruptuar", duke përmendur emra si Taulant Balla dhe kryeministri Edi Rama. Etika profesionale dhe shembulli që ajo duhet t'u japë nxënësve çdo ditë në shkollë, u bënë pengesë për të kryer këtë akt, duke e lënë vezën në dorë.
Flavio Qarri: Etleva Merko është me ne në studio. Në fakt ju jeni pjesë e sistemit arsimor, jeni mësuese.
Etleva Merko: Prej 20 vitesh punoj në sistemin arsimor parauniversitar.
Flavio Qarri: Do të doja ta filloja nga ajo që ka ndodhur ditën e djeshme në kuvend, ka qenë një vizitë e paralajmëruar, e dyta në fakt në Kuvendin e Shqipërisë, shkoi apo nuk shkoi ashtu siç duhej?
Etleva Merko: Nga ana jonë shkoi siç duhej, dhe në momentin që policia u tregua jo e drejtë kundrejt protestuesve dhe reagoi me dhunë. Edhe pse aty kishte femra, tentoi t'i rrëzojë në shesh duke bërë ato gardhet me njëri-tjetrin. Dhe ajo që ishte e patolerueshme ishte sepse kishte civilë, të cilët në këmbët tona, pra para këmbëve të mia, është hedhur kapsollë. Nga policia, ishin policë civilë, ishin pesë veta civilë. Kapsolla ne s'kishim dhe në dorë kishim vetëm vezë. Dhe një vezë që unë doja ta hidhja, më mbeti në dorë sepse nga pjesa e profesionit dhe edukata që unë sjell në shkollë çdo ditë, më erdhi turp t'i hidhja atë kokrrën e vezës kundrejt atyre politikanëve të korruptuar që ne kemi në parlament. Pra, kësaj qeverie të korruptuar, dhe veza më ngeli në dorë, nuk e hodha siç e kishim parashikuar për ta bërë. Pra, këta ishim ne protestuesit e dhunshëm në thonjëza, që supozohet dhe që thuhet nga Taulant Balla, nga Rama e nga gjithë qeveria, që nuk e dimë kush janë të korruptuar, ata apo ne që kërkojmë të drejtat tona.
Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian mund të përballet me një bllokim të papritur, dhe shkaku kryesor nuk është...
Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë protesta e 32-të e qytetarëve, të cilët kanë kërkuar dorëheqje...
Ndërhyrja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve u kërkua nga deputetët e Partisë Socialiste. Kapitali publikon bisedat e deputetë...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin rrugëve të Tiranës ditën e 31-të të revoltës q...
Ndërsa liderët e NATO-s përgatiten për samitin në Turqi javën e ardhshme, planet për një samit të aleancës n&e...
Pas mbi 3 orësh në shesin para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, itinerar ky që ndi...
Deputeti i PS Pirro Vengu deklaroi se janë zbuluar sponsorizuesit e protestës dhe përfituesit e saj. Vengu tha se sposorizuesit janë ata q&...
“Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri u nxeh të martën me përleshje midis protestuesve dhe policisë, vetëm nj&eu...
Shkëlzen Bushi, një prej protestuesve të shoqëruar nga policia gjatë incidenteve të ndodhura para Kuvendit, ka marrë fjal&eum...
Thirrje për të ruajtur karakterin paqësor të protestës u bënë edhe gjatë tubimit të 31-të qytetar, ku një...