POLITIKE

Sot do të mbahet seancë plenare në Kuvend, interpelanca me Kumbaron, pyetje për Ministren e Shëndetësisë dhe disa projektligje për votim

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2026, 07:36

Sot do të mbahet seancë plenare në Kuvend, interpelanca me

Mbahet ditën e sotme seanca e radhës plenare në Kuvend.

Në Rendin e Ditës parashikohet të mbahen dy interpelanca me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, njëra e thirrur nga deputetja Erisa Xhixho dhe tjetra nga deputeti Erald Kapri.

Ndërkohë pritet të mbahet edhe një seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

Projektligjet që pritet të kalojnë për votim në Kuvend ditën e sotme janë ai “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën Shqipërisë”, Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”.

Sot pritet të  shqyrtohet dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” dhe projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 11, datë 10.2.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi,
rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti
Erald Kapri.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja
Erisa Xhixho.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

5. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,
znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
(Neni 80 i Kushtetutës, nenet 90 – 92 të Rregullores së Kuvendit)

6. Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.
(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të
Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën
e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Në mbështjetje të nenit 81, pika 1 të Kushtetutës dhe
neneve 68, 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

8. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar
në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Në mbështjetje të nenit 81, pika 1 të
Kushtetutës dhe neneve 68, 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)

Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

9. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë
Kulturore dhe Muzetë””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës,
dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

10.Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të
pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e
materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 19, pika 1, shkronja “m” dhe nenit
178, pika 6, të ligjit nr. 10 019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e
thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit

11.Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e
anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit””,
i ndryshuar.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së
Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit

12.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më
shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8
minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë
se 60 minuta.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?