TIRANË- Sot në orën 19:00 do të mbahet protesta e 28-të kombëtare për largimin e Edi Ramës nga pushteti, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë. Tubimit të kësaj të shtune pritet që t'i bashkohen edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme.
Grumbullimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku dhe do mbajnë fjalime. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 28-të radhazi.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Qershor17:15
VIDEO/ Korreshi denoncon skandalin në spitalin e Lushnjes: Dyshemeja e hollë si letër duhani dhe hekurat e përdorur si fije shkrepëse
LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje, Saimir Korreshi ka vazhduar me denoncimet për skandalet në spitalin e Lushnjes. Kor...
POLITIKE
27 Qershor16:44
Berisha: Kjo protestë rinore e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq, armik të rinisë së kombit të tij
Kreu i PD-së Sali Berisha është ndalur te protestat rinore dhe zhvillimet politike në vend, duke i cilësuar ato si një faktor q&eu...
POLITIKE
27 Qershor16:34
‘Nuk ju duhen as zgjedhjet’/ Beqiraj shpërthen ndaj Batonit: Ushtar i propagandës
Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka reaguar me tone të forta përmes një postimi në rrjetet sociale, ku nxjerr n&e...
POLITIKE
27 Qershor15:28
Marjana Koçeku sulmon Ramën në median britanike: Kjo qeveri nuk mund ta ndryshojë Shqipërinë. Do dalin edhe deputetë të tjerë...
Marjana Koçeku, deputete e pavarur dhe ish-anëtare e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka dhënë një intervistë...
POLITIKE
27 Qershor14:30
Berisha: Do krijojmë një agjenci të posaçme që do hetojë fatin e taksave dhe pasurive publike gjatë qeverive të ndryshme
Berisha ka paraqitur një propozim institucional lidhur me hetimin e mënyrës se si janë menaxhuar taksat dhe pasuritë publike ndër ...
POLITIKE
27 Qershor13:36
‘Anulo zgjedhjet e shpallu mbret’/ Letra e de Graaf për Ramën – Bushati: Dëshmi për të blerë përjetësinë
Analisti Andi Bushati ka reaguar ashpër, pas letrës së arkitektit de Graaf për kryeministrin Edi Rama.
Përmes një statusi në...
POLITIKE
27 Qershor13:28
Berisha: Dumani s’publikon emrat e qeveritarëve që ishin në Aruba për të mbrojtur Edi Ramën
Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal edhe te dosja e Arubës, për të cilën tha se prokurori i SPAK, Altin Dumani nuk publikon emrat e qeveritar...
POLITIKE
27 Qershor13:12
“Të infiltruar nga SHISH na kërcënojnë me armë në protestë”, Berisha reagon për denoncimin e qytetarit: Akte të porositura nga Rama
Një qytetar ka denoncuar sot në një bashkëbisedim me kryetarin e PD-së, Sali Berisha se ka marrë kërcënime nga punonj&eu...
POLITIKE
27 Qershor13:11
Berisha: Shqipëria nën thundrën e drogës, narko-euro po shkatërron ekonominë dhe po rrit çmimet
Berisha, ka folur për situatën ekonomike dhe atë që ai e konsideron ndikim të drejtpërdrejtë të trafikut të drog&eu...
POLITIKE
27 Qershor12:30
Editori i "Albania Files"; u përzgjodh nga Blendi Gonxhe si kurator në bianalen e Venecias
Disa ditë më parë doli në publik botimi ‘sekret’ i Kryeministri Edi Rama, “Libri rozë” i arkitekturës, i n...